Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar

Shko poshtë

Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar Empty Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 17, 2014 1:59 am

Pishman që ka luftuar

Artan M. Haraqija


Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar Skenderaj-Veterani%20i%20UCK-se-varferia-%2014%20shkurt%202014m-Laura%20Hasani%20copy-1392537319
Foto: Laura Hasani

Çdo hap që shkel rrugën plot baltë dhe thik përpjetë, mallkon të gjithë, Komunën, pushtetin, anëtarët e familjes së tij, por edhe fatin e vet.
Kujtim Dërvishaj çdo ditë në orën 6 e gjysmë të mëngjesit me karrocë në dorë kalon kodrën deri te bunari që i është falur para pak kohësh. Ai nuk ka ujë në shtëpi dhe për këtë arsye, rrugën e mundimshme duhet ta bëjë pesë e nganjëherë edhe gjashtë herë në ditë.
Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar Skenderaj-Veterani%20i%20UCK-se-varferia-%2014%20shkurt%202014k-Laura%20Hasani-1392539888
Hera e fundit kur ka ngrënë mish ka qenë pak ditë para zgjedhjeve të parafundit kur vetura të shtrenjta që bartnin zyrtarë të lartë të komunës së Skenderajt, përfshirë edhe kryetarin Sami Lushtaku, ndaluan në kodrën poshtë së cilës gjendet edhe shtëpia e Kujtimit.
Aty premtohej ndërtimi i rrugës disakilometërshe, ndërsa qengji i prerë ishte blerë nga vetë fshatarët.
Rruga nuk u ndërtua kurrë. Një pjese të saj iu hodh rërë sipër.
Kujtimi është e kundërta e asaj që secili e imagjinon të jetë një hero. Ai më së miri e personifikon thënien “asht e lëkurë”, ndërsa mjekra dhe trupi i zvogëluar e bën të duket në moshë të shtyrë.
Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar Skenderaj-Veterani%20i%20UCK-se-varferia-%2014%20shkurt%202014d-Laura%20Hasani-1392539933
Ai është baba i katër fëmijëve, i lindur më 2 dhjetor 1981. Në moshën 17 vjeçare e braktis shkollën, shkon në Shqipëri, armatoset dhe kthehet si pjesëtar i Brigadës 112 – Arben Haliti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës ai plagoset në këmbë, ndërsa gati 15 vjet më pas, ai jeton me 65 euro social, pa pension të veteranit të luftës.
“Unë jam veteran i luftës dhe jam i plagosur. Unë nuk gëzoj pensionin invalidor. Unë s’kam luftuar për pare, por për popull, por më lan të gjithë anash, më lan pa punë, pa shtëpi”, thotë Kujtimi.



S’ka buxhet për Kujtimin, por ka për milionerin Sami Lushtaku


Vizitat e shpeshta që i ka bërë te zëvendëskryetari i komunës së Skenderajt, Kujtimit i kanë dhënë vetëm kujtime të hidhura. Çdo herë kërkesat e tij për ndihmë nga shteti kanë përfunduar me fjalët, “s’ka buxhet, s’kam çfarë të bëj”.
Mirëpo, buxheti është i mjaftueshëm për shefin e Komunës së Skenderajt dhe disa nga figurat kryesore të PDK-së që kanë nga disa burime të të ardhurave.
Siç ka raportuar Gazeta JNK para një viti, Sami Lushtaku merr beneficion prej 2,400 eurosh në vit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kryetari i Skenderajt merr pension invalidor nga 1 janari i vitit 2008.
Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar Samiu-1392539998
Në bazë të të dhënave të deklaratës së pasurisë së Lushtakut, brenda një viti ai merr 48 600 euro në vit. Sami Lushtaku gjithashtu ka të deklaruar patundshmëri në vlerë prej 1 milion e 580 mijë eurove, veturë BMW në vlerë 40 mijë euro etj.
“Dje më tha qika, a m’i jep babë 4 euro se duhet t’i paguaj për kifle që e marrim në shkollë. Vallahi s’pata t’ia jap. Ku me i marrë unë me ja jap”, thotë Kujtimi, që rrezikon të mbesë edhe pa shtëpi për shkak të mosmarrëveshjeve që i ka me bashkëshorten e të atit.


“Nuk kisha luftu për këtë shtet”


Historia e ish- ushtarit të UÇK-së bëhet edhe më e zymtë kur Kujtimi dhe bashkëshortja, në prani të njëri- tjetrit e thonë haptas, ata janë pishman që janë martuar me njëri tjetrin.
“Edhe unë me e pas ditë s’e kisha marrë për burrë. Se më kanë thonë mos e merr se s’ka sen, por ke igball me e marrë. Thashë more po e marr, ‘nën një therrë - nën një therrë’. Tash po hekim kështu me fmijë e më tanë. Mirë s’është që po flas, por prej zorit po e them”, rrëfehet bashkëshortja e Kujtimit.
Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar Skenderaj-Veterani%20i%20UCK-se-varferia-%2014%20shkurt%202014j-Laura%20Hasani-1392540029
“Unë kam luftuar që fëmija e mi, familja ime me pas një perspektivë më të mirë”, thotë Kujtimi derisa tregon se të katër fëmijët shpesh nuk i shkojnë në shkollë pasi e kanë larg 5 deri 6 kilometra.
“25 centë kushton një plumb. Sikur ta dija që po vjen kjo ditë, më mirë ia kisha jap vetit një plumb. Por, tash i kam katër fëmijë e ku t’i lë ata. Ama me pas dit që vjen puna qështu, vallahi kurrë s’kisha luftu se jam kon djalë i hasretit edhe s’kisha hi me rreziku kryt tem”, thotë më tej Kujtim Dervishaj.
Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar Skenderaj-Veterani%20i%20UCK-se-varferia-%2014%20shkurt%202014e-Laura%20Hasani-1392540045
Rreth 60 kilometra larg fshatit Kastriot, në Prishtinë, rrethimi i objektit të qeverisë e ka të vendosur një letër me informacionin që thotë se 45 veteranë të luftës kanë bërë vetëvrasje. Arsyeja që ka çuar të gjithë ata në këtë akt është varfëria dhe pamundësia për t’i ofruar familjes kushte minimale për jetesë.
Artan M. Haraqija:Pishman që ka luftuar Skenderaj-Veterani%20i%20UCK-se-varferia-%2014%20shkurt%202014h-Laura%20Hasani-1392540061
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi