Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burg për xhihadistët shqiptarë

Shko poshtë

Burg për xhihadistët shqiptarë Empty Burg për xhihadistët shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 23, 2014 6:17 pm

Burg për xhihadistët shqiptarë 20140223153554305646

Burg për xhihadistët shqiptarë

Shqipëria pritet të ndryshojë Kodin Penal, duke e cilësuar angazhimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri apo në konflikte të ngjashme si vepër penale.

Top-Channel ka mësuar se projektligji ligji, është duke marrë formën e tij përfundimtare nga një grup deputetësh, mes të cilëve Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Ata propozojnë miratimin e disa dispozitave që penalizojnë shtetasit shqiptarë, të cilët pa patur shtetësinë apo vendbanimin në shtetin ku zhvillohen luftime dhe pa qenë pjesë e formacioneve të rregullta ushtarake të palëve ndërluftuese, marrin pjesë në konflikte të armatosura.
Iniciuesit e projektligjit pritet t’i propozojë Parlamentit dënimin me mbi dhjetë vjet burg për ata persona të cilëve u provohet pjesëmarrja në luftëra të tilla.
“Shtetasit shqiptarë, që nuk kanë njëkohësisht dhe shtetësinë e ndonjërës prej palëve ndërluftuese në konflikte të armatosura që zhvillohet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, këtej e tutje do të dënohen me masa të konsiderueshme burgimi”, është thelbi i propozimit i cili ka marrë edhe bekimin e partnerëve ndërkombëtar të sigurisë.
Një burim pranë grupit të punës i deklaroi Top-Channel se “Kronikat dhe faktet e fundit të raportuara nga Siria për shtetas shqiptarë që marrin pjesë apo kanë humbur dhe jetën në luftimet që zhvillohen në atë shtet, kanë sjellë në vëmendjen e autoriteteve dhe ligjvënësve shqiptarë nevojën urgjente për ndërhyrje në Kodin Penal”.
Ndryshe nga shembulli që po ndjekin ligjvënësit kosovarë në miratimin e një ligji të posaçëm me 5 nene, që sanksionon parandalimin e pjesëmarrjes të shtetasve kosovarë në konflikte jashtë Kosovës, ligjvënësit shqiptarë kanë menduar të propozojnë shtimin e disa dispozitave në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Sipas iniciuesve të projekt-ligjit, fenomeni i mercenarizmit është një element që ka gjetur trajtim nga e drejta ndërkombëtare, që prej mbarimit të Luftës së dytë Botërore, në protokollin e parë shtesë të 4 Konventave të Gjenevës, në vitin 1949.
Ndërkohë, Konventa e OKB, New York 1990, kundër rekrutimit, përdorimit, financimit dhe trajnimit të mercenarëve ka vendosur standarde të reja në përkufizimin e mercenarizmit modern dhe kritereve vlerësues për subjektet që do të duhet të konsiderohen si mercenarë në konflikte të brendshme apo ndërshtetërore.
“Megjithëse e hapur për nënshkrim dhe ratifikim prej tashmë 24 vitesh, Shqipëria ende nuk e ka nënshkruar këtë konventë”, sqarojnë burimet.
Në këtë iniciativë, ligjvënësit shqiptarë janë treguar të vëmendshëm për të parashikuar penalizimin dhe dënimin përkatës si për ata shtetas shqiptarë, të cilët duke marrë pjesë në konflikte jashtë territorit të Shqipërisë, e ekspozojnë vendin tonë ndaj rrezikut të situatave të vështira në rrafshin ndërkombëtar, ashtu dhe për ata persona të cilët duke përdorur joshjen ekonomike, por edhe ideologji të caktuara fetare e shoqërore, nxisin e rekrutojnë këta shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në konflikte të armatosura jashtë atdheut-parashikohen dënime me burg.
Projektligji është konsultuar me pedagogë dhe ekspertë të njohur të së drejtës penale në vendin tonë, me ekspertë të institucioneve shqiptare, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme si dhe me ekspertë të fushës së sigurisë.
Në ditët në vijim, pritet që Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë fillimisht në komisionin e ligjeve e më pas në seancë plenare këtë iniciativë të re të rëndësishme, për disa shtesa në Kodin Penal.
Jo zyrtarisht mësohet se të paktën 6 shtetas shqiptarë,kanë humbur jetën deri tani në konfliktin sirian por numri mund të jetë edhe më i madh, pasi trupat e tyre janë varrosur në vendin e konfliktit dhe shteti shqiptarë nuk ka të dhëna zyrtare për ta. /topchannel/ 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi