Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - FALMË, I DASHUR... – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - FALMË, I DASHUR... – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - FALMË, I DASHUR... – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 25, 2014 6:36 pm

VIKTORIA XHAKO - FALMË, I DASHUR... – Poezi 1609666_784339841593530_1938138035_n

VIKTORIA XHAKO - FALMË, I DASHUR... – Poezi


Nga vëllimi “ENIGMA”
 
Më fal, i dashur, që mbrëmë nuk e ndjeva trokitjen tënde,
E portën nuk ta hapa vetë.
Gjumi dredharak më mashtroi rëndë,
Mendjen ma largoi, ma humbi, zemra larg m’u tret.    

Më fal, i dashur, që fjalën nuk e mbajta,
Për pritjet e mia për ty pambarim,
Tymnaja e botës zemrën ma tronditi,
Një zjarr i egër më përvëloi në shpirt.

Ma fal, i dashur, mbrëmjen e vetme,
Kur në dritare nuk qëndrova deri vonë.
Ti e di mirë të shpirtit tim etje,
Prandaj të ftoj këtu, të rrish përgjithmonë.

Falma, i dashur, këtë përhumbjen time ,
Për shkak të largësisë që na gëlltit jetë.      

E martë 25 shkurt 2014 ora 04:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - FALMË, I DASHUR... – Poezi 1920617_790299900997524_1728956773_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi