Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KIMETE BERISHA:Kryetarja e Orës!

Shko poshtë

KIMETE BERISHA:Kryetarja e Orës! Empty KIMETE BERISHA:Kryetarja e Orës!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 01, 2014 12:30 am

KIMETE BERISHA:Kryetarja e Orës!

KIMETE BERISHA:Kryetarja e Orës! Largea_kimete-berisha-new1393610168
Mimoza Kusari është e vetmja Barbie që luan me kukulla!
Ora nuk ekziston, por kjo parti e shuar po i realizon qëllimet e saj permes njerëzve të saj në AKR dhe në VV.
5,000 komunistë të gjallë gjakovarë, kanë vendosur që ta bëjnë përmendore kryekomunistin e tyre të vdekur për së gjalli, Fadil Hoxhën, për do vepra të mira por që tani për tani janë të "padukshme", e jo për kontributin e tij në vrasjen e 5,000 djemëve të rinj në Tivar.

Barby komunistja, Kryetarja e 5,000 titistëve, Mimoza ka vendosur që të mos injorojë 5,000 nënshkrimet e 5,000 gjakovarëve titistë që e duan Fadil Hoxhën të ngrirë në bust.
Çfarëdo që kërkojnë 5,000 gjakovarë-te Mimoza do të gjejnë.
Nëse e kërkojnë Titon-Titon do ta kenë.
Veç punë mos lypni nga ajo zonjë "e plastiktë"

Vehap Shita, i pranishëm në takimin e byrosë së Barbyt, me këtë rast nuk e paraqiti veprën e Fadil Hoxhës për ta arsyetuar përmendoren e tij, sepse "vepra nuk ekziston". Ose ekziston, por është e padukshme-fantazmë.
I pranishëm në takim nuk ishte as Behxhet Pacolli.
Mimoza, prej se u bë Kryetare vet, nuk e ka më Kryetar Pacollin!

E komunisti Vehap Shita, në mungesë të veprës së mirë të Fadil Hoxhës (që preket me duar, e që shihet me sy", ai stërplak 90 vjeçar nuk i kishte harruar vargjet e këngës së tij kushtuar komunistit Emin Duraku, gjakovar, gjithsesi.
"Në shtrat po dergjet shok Emin Duraku
(refreni 2X)
Shok Emin Duraku dëshmor na ka ranun
dëshmor na ka ranun, për liri është vrarë"

Vehapi, ka vendosur që edhe për Emin Durakun ta sigurojë një përmendore.
"Material girl" e Kosovës, Kryetarja e Gjakovës, nuk e mori parasysh dëshmitarin e fundit të Masakrës së Tivarit, Azem Hajdinin-Xanin, i cili kishte treguar të vërtetën e kësaj masakre të mbajtur fshehur npër 50-të vjet ga historia, në librin e tij "Masakra e Tivarit".
Tivari është varreza më e madhe shqiptare, varreza më e madhe e Evropës.
Kjo varrezë masive u hap për një orë, për një ditë dhe, në të nuk ngeli asnhjë skelet, asnjë dëshmi e shkruar në historinë shqiptare dhe botërore.

Tivari, jo vetëm që ka qenë tabu-temë, por vazhdon të jetë edhe sot temë e fshehur nga historia.
Azem Hajdini-Xani tregon se si në vitin 1979, në një tubim që është mbajtur në Gërmi, i ndjeri Ali Hadri kishte provuar të fliste për Tivarin, por Fadil Hoxha menjëherë ia kishte ndërprerë fjalën, duke e urdhëruar me fjalën: "Mbylle atë temë".
Por, për Barbyn, Xani ishte "katunar'!

Kryeministri i Kosovës, si historian, e ka për obligim të reagojë.
Valorizimin e veprave të personaliteteve historike, kombëtare apo antikombëtare nuk e bëjnë popullata, as Kryetarja e Gjakovës. Valorizimin e veprave të personaliteteve e bëjnë historianët. Historia vendos kush ka qenë Fadil Hoxha, e jo një "Material girl", e pangopur me hallhalle e me rruza.

Nuk ka mbetur Kosova në duart e Mimozës. Që Kryetarja e përkohshme ta adaptojë përkohësisht, sipas qejfeve të saj, historinë kombëtare.
Nuk mund ta rehabilitojë ajo Fadil Hoxhën, sepse e vërteta është supreme, kokëfortë, dhe për shkak të gjakut të derdhur të viktimave të komunizmit, përmendorja e tij do "të hahet nga vetvetja".

Për të provuar shkencërisht të vërtetën mbi Tivarin, historianët shqiptarë do të duhej të mohonin qëndrimet e tyre të deritanishme mbi Luftën e Dytë Botërore.
Sot ata do të duhej të jepnin llogari për shtrembërimin që u kanë bërë fakteve historike me shkrimet e tyre të bëra sipas porosisë së politikanëve shqiptarë, pra të atyre politikanëve që i kanë duart e lyera me gjakun e viktimave të Tivarit.
Për të hedhur dritë mbi të vërtetën e Tivarit, historianëve shqiptarë do të duhej t’u mohoheshin veprat e tyre të shkruara deri më sot.
Shkurt fjalët: kështu do të dilte sheshit fakti se ata s’kanë qenë historian, por aparatçikë dhe servilë pushtetarësh komunistë.

(Marrë nga blogu i saj në Facebook)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KIMETE BERISHA:Kryetarja e Orës! Empty Re: KIMETE BERISHA:Kryetarja e Orës!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 01, 2014 12:34 am

KIMETE BERISHA:Kryetarja e Orës! Eqo1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi