Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – PAK ÇASTE VETËM ME TY - Meditim

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – PAK ÇASTE VETËM ME TY - Meditim Empty VIKTORIA XHAKO – PAK ÇASTE VETËM ME TY - Meditim

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 09, 2014 12:37 am

VIKTORIA XHAKO – PAK ÇASTE VETËM ME TY - Meditim 1609666_784339841593530_1938138035_n

VIKTORIA XHAKO – PAK ÇASTE VETËM ME TY - Meditim

I përcolla miqtë, e mira nëna ime,
Dhe derën pas tyre e mbylla hapur,
Të rrimë tani, pak fare, bashkë,
Dhe të të flas për festën e bukur.
 
Po ta ndez cigaren, po ia ndez dhe vetes,
S’e kam vënë në gojë që kur ti ike,
Po sonte, nuk e di se pse e kam kaq të vështirë,
Sytë e tu të gjelbër t’i shoh nën hije drite.
 
Kështu ikën vitet, pa ndjerë e prekur,
Ti, e mira ime, festë nuk festove kurrë,
Me halle shumë jeta jote plot e mbushur,
Unë flas për festë, ti kthehesh përmbys në tëndin gjumë.
 
Çelësin e portës e humba atëherë,
Po mendimet e bukura rrugën nuk e gjetën,
Dy gjysma buke të hidhura më ranë për pjesë,
Libër i padeshifruar -  ç’faj i kisha jetës.
 
Unë sot të them që të rrish e qetë,
Por, e di mirë. Ti, nuk mund të gënjehesh.
 
E shtunë 8 mars 2014 ora 20:30
 
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)




VIKTORIA XHAKO – PAK ÇASTE VETËM ME TY - Meditim 1655981_796776367016544_1907174762_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi