Anita Kadriu:Gjakmarrja në rritje
Faqja 1 e 1
Anita Kadriu:Gjakmarrja në rritje
Anita Kadriu:Gjakmarrja në rritje
Gjaku lahet vetëm me gjak. Kështu e ndan drejtësinë Kanuni i Lekë Dukagjinit, një kushtetutë arkaike e aplikuar para 500 vjetësh në veriun e Shqipërisë e që zbatohet edhe sot. Madje edhe më keq se atëherë, ky fenomen po merr përmasa shqetësuese, ndërsa institucionet e Kosovës, gjashtë vjet pas pavarësisë nuk po duan të luftojnë fenomenin që po rrjedh gjak.
Numri i familjeve të ngujuara për shkak të gjakmarrjes nuk është identifikuar asnjëherë. Një interesim i tillë ka munguar që nga paslufta, edhe pse gjakmarrja është prezente më shumë sesa në periudhën e paraluftës. Pjesëtarë të shoqërisë civile, ish-anëtarë të Këshillit Organizativ për pajtimin e gjaqeve në vitet e 90-ta, misionarë të fesë, alarmojnë se gjakmarrja po rritet dhe se kërkohet intervenim i shpejtë për ta parandaluar.
Qyteti i cili në Kosovë prin për nga numri i gjakmarrjes pas luftës është Peja, ndonëse statistikat krahasuese mungojnë, vrasjet në Dukagjin nuk mungojnë.
Të premten, dy persona kanë vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Pejës. Valdet Kelmendi, i njohur me emrin “Lara”, rreth 28 vjeç, ka humbur jetën dhe një person tjetër i moshuar, që mund të ketë qenë kalimtar rasti. Viktima ka qenë cak i sulmeve edhe herë tjera, ndërsa jo shumë kohë më parë janë vrarë edhe disa familjarë të tij, përfshirë edhe babën e tij, Shefqet Kelmendi, i vrarë vitin e kaluar dhe axhën e tij, Xhevdetin, i vrarë disa muaj më parë. Të gjitha vrasjet e deritanishme të familjarëve Kelmendi kanë mbetur të pasqaruara, dhe ende nuk ka pasur të arrestuar.
Por, këto vrasje të njëpasnjëshme për hakmarrje zanafillën e kanë shumë vite më parë. Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, thotë se në Kosovë askush nuk merret me problemin e gjakmarrjes. Madje, Shala thotë se të gjithë flasin për këtë problem prezent në Shqipëri, por, sipas tij, “para hundëve” të tyre në Kosovë ky problem po zgjerohet. Situata, siç tha ai, kërkon të ndërhyhet shpejt dhe dënimet për kryesit e këtyre veprave të kenë mesazh të parandalimit të kësaj dukurie tashmë shqetësuese për shoqërinë kosovare e jo të jenë të buta.
“Nuk po merren masa. Ne i dënojmë njerëzit, por nuk po parandalojmë vrasjet. Një vrasje për hakmarrje me paramendim duhet të dënohet menjëherë. Por, ligji nuk mjafton. Duhet edhe me ligj të parandalohet duke dënuar në mënyrë meritore dorasin”. Ai propozon që të formohet një këshill, një autoritet me njerëz me influencë në shoqëri dhe të ndërhyhet në parandalimin e gjakmarrjes. Por, në këtë drejtim ai thotë se rolin primar të parandalimit duhet ta kenë institucionet e drejtësisë. “Gjykatat po merren veç me pasojat. Duhen dhe masa parandaluese. Është e domosdoshme të ngrihet një institucion që të identifikohet sa familje janë në gjakmarrje, sa janë në besë, të nxirren statistika, sepse sot mungojnë statistikat, nuk dimë as sa familje janë të mbyllura apo sa janë në besë”, ka thënë Shala.
Kosova rikthehet para 20 vjetëve
Don Lush Gjergji njëri ndër pjesëtarët e Këshillit qendror për pajtimin e gjaqeve ka thënë se hakmarrja është vetëvrasje, vëllavrasje dhe vrasje e dikujt tjetër. Ai thotë se gjendja është e rëndë përderisa në mungesë të vetëdijesimit dhe dashurisë ndërmjet njerëzve në shoqërinë kosovare, mungon dhe ndërhyrja institucionale, këshillat e pajtimit. Sipas Don Lush Gjergjit, nuk po ndërmerren hapa për të zbutur këtë dukuri shqetësuese për mirëqenien e shumë qytetarëve, pjesa më e madhe e të cilëve pafajësish janë viktima. Ai thotë se përgjithësisht në Kosovë ky problem është anashkaluar. Pajtimi i gjaqeve që ka ndodhur 20 vjet më parë, mesazhet për paqe të Nënë Terezës dhe një edukim për mbrojtjen e jetës dhe dashurinë e respektin ndërmjet njerëzve, sipas Don Lush Gjergjit, nuk figuron në librat shkollorë, prandaj dhe gjendja, ai thekson se po bëhet alarmante.
Ai thotë se është e nevojshme që patjetër në shkolla fëmijët, e sidomos ata që vijnë nga familje me shkallë të agresivitetit, kërkohet t’iu kushtohet kujdes. “Ne na nevojitet trekëndëshi familje- shkollë- shoqëri”, thotë ai. Ndërsa thekson se ligji duhet të funksionojë sot, por në anën tjetër e sheh shumë të nevojshme që të rritet shkalla e vetëdijesimit. “Për vetëdijesimin, kam propozuar tryeza që të ngrihet çështja e gjakmarrjes, konferenca, të formohen dhe këshilla pleqnarë, këtë e kam bërë me dhjetëra herë, duke kërkuar të bëhen dhe analiza të gjendjes, por nuk janë marrë parasysh kurrë”. Don Lush Gjergji thotë se Kosovës i duhet një front gjithëpopullor për të sulmuar gjakmarrjen, që ai e quan “kancer të shoqërisë” tonë.
Ligji për Ndërmjetësim po dështon
Osman Musliu është imam i xhamisë në Drenas. Si pjesëtar i komunitetit fetar ai ka marrë pjesë dhe merr pjesë nëpër aksione për pajtimin e gjaqeve, krejtësisht në mënyrë vullnetare. Por, imam Musliu thotë se në këtë “grup vullnetarësh”, bëjnë pjesë njerëz me autoritet në këtë komunë çka ka rezultuar që nga viti 2000 të ketë pasur vetëm gjashtë vrasje me motiv hakmarrjen. “Me Rifat Jasharin, komandat të UÇK-së, njerëz tjerë që nderohen në komunë iu kemi rënë pas rasteve të vrasjeve dhe aty ku kemi parë se mund të ketë gjakmarrje, kemi ndërhyrë për të parandaluar vrasjet”, thotë ai.
Këtë veprim ai thekson se e kanë ndërmarrë dhe e vazhdojnë si pasojë e mosfunksionimit edhe të ndërmjetësuesve (pajtimtarëve) që me Ligjin për Ndërmjetësim janë të lejuar në Kosovë. “I zgjedhin njerëzit e vet që nuk janë me autoritet në komunë dhe puna e tyre pastaj nuk po ka ndikim”. Imam Musliu ndonëse e sheh tragjike që në shekullin 21 gjakmarrja të trajtohet me Kanun dhe me pleqnarë, thotë se në mungesë të ligjit, por dhe pleqnarëve nëpër komunat tjera, kjo dukuri mund të rritet dhe më shumë.
Kushtetuta iu siguron të drejtën e lëvizjes, punë dhe shkollim qytetarëve të vendit, por mosfunksionimi si duhet i organeve të drejtësisë, po shkel Kushtetutën.
Nëntë fëmijë të familjes Neziri në Gaçkë dhe Burrnik të Ferizajt janë ngujuar në vitin 2011 në shtëpi prej 17 muajsh. Rasti i kësaj familje përsëritet në çdo komunë ku ndodhin vrasje, pra familjet ngujohen nga frika, jo pse respektojnë ligjet e Kanunit, por nuk i besojnë sigurisë që duhet të vijë nga shteti.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Anita Kadriu:Konvertimet fetare në rritje
» Anita Kadriu:“Xhihadi” për BIK
» Anita Kadriu:Klerikët përtej fesë!
» ANITA KADRIU:Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë (Foto)
» Halit Bogaj: Anita Ekberg
» Anita Kadriu:“Xhihadi” për BIK
» Anita Kadriu:Klerikët përtej fesë!
» ANITA KADRIU:Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë (Foto)
» Halit Bogaj: Anita Ekberg
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi