nga Agim Gashi Fri Dec 18, 2009 3:22 am
Anita Ekberg/1931Nga Halit BogajE zgjedhur si bukuroshe suedeze,Anita Ekberg filloi të luante në disa filma amerikan qysh në vitin 1953,sidomos në komedinë e njohur”Abot dhe Kastello shkojnë në mars”.Ajo së shpejti bëhet shumë e popullarizuar edhe me filmin”Artistët dhe modelet”me të cilin arrin sukses të madh, duke iu hapur rrugët që të luante edhe në një varg filmash të tjerë të cilët i kemi shikuar në dekadat e shkuara dhe jemi mahnitur me sharmin e saj karakteristik në ato projekte të njohura filmore.Një tjetër film i saj i paharruar ishte edhe “Pushimi në Paris”/1957/ me të cilin tregonte se bukuroshja suedeze do të bëhej një emër madhështor i filmit amerikan,duke u treguar përherë më terheqëse dhe e talentuar me çdo rol të saj të ri dhe duke u bërë e pavdekshme edhe me filmat “Më quaj Bvana”dhe”Mongolët” në të cilin luan me aktorin e madh dhe Xhek Pallans ,me të cilin na e dhuruan një film spektakular historik.Bota magjepsej sidomos me rolin e saj kolosal në filmin italian”Dolçe vita”/Jeta
|
Anita Ekberg |
e ëmbël/,i regjisorit Federiko Felini, të cilin ai e përsërit disa vite më vonë/1986/në versionin tjetër të titulluar”Intervista”por që nuk duhej ta bënte ngase veprat e fuqishme nuk kanë rast të përsëriten nga disa herë.Filmat e aktores së famshme i kompononte kompozitori I njohur filmor Nino Rota, i njohur edhe me një varg kryeveprash të tjera të cilat kanë mbetur ndër realizimet më të suksesshme dhe epokale të të gjitha kohëve.Anita luajti edhe me aktorë të njohur si:Xhon Uejn,Din Martin,Xhek Pallans,Marçello Mastrojani,Xheki Llogheri,Elza Martineli,Majkëll Mazurski, Gaj Uiliams, Denis Viver, Donovan, Xheri Luis, Henri Fonda, Mel Ferer dhe Odri Hepbern.Kur kishte vdekur Xhems Din, Anita e kishte prerë një copëz të “Ferarit”të tij për ta mbajtur si talisman dhe për ta bartur në çdo fustan të saj të veshur, duke qenë shumë e dashuruar në aktorin e përmendur i cili vdiq në një moshë të re dhe në një kohë të papritur për askend, sidomos kur kishte shkëlqyer me filmat e tij antologjik”Në lindje të parajsës”/1955/, ”Rebeli pa arsye”/1955/dhe”Gjiganti”/1956/, me të cilët kishte mahnitur botën.Shkruhej e flitej se Anita Ekberg as që donte të jetonte pas vdekjes së aktorit mitik, kurse ai e dashuronte vetëm një femër – simpatike italine me emrin-Ana Maria Pjerangjeli.Në vazhdim po i japim edhe disa filma në të cilët shkëlqeu aktorja në fjalë,duke na dhuruar role të ndritshme si në realizimet e fuqishme:”Nëse është e martë, duhet të jetë Belgiumi”/1969/, ”Klaunët”/1970/, ”Rruga e gjatë deri në hakmarrje”/1972/, ”Në veri të Seulit”/1972/, ”Vrasja në Paris”/1973/, ”Hakmarrja”/1973/”, ”Vdekja cingërron dy herë “/1974/, ”Dejzi Qejn”/1975/, ”Ari i femrave amazona”/1979/, ”Intervista”/1986/, ”Konti Maks”/1981/, ”Ambrogio”/1992/, ”Bambola”/1996/ dhe”Lufta dhe Paqja”/1956/,i cili ishte realizuar sipas veprës së famshme të kolosit letrar – Leon NikollajeviqTolstoji,kurse në të cilin luanin edhe aktorët e mëdhenj:Henri Fonda,Mel Ferer dhe Odri Hepbern. Anita Ekberg ishte ndër aktoret më të bukura të viteve të shkëlqimit të vërtetë të saj të cilën e shikonim në shumë filma të paharruar,duke na mbetur në kujtesë të përhershme si një ikonë madhështore e kinematografisë evro- amerikane. Edhe ajo si bashkëatdhetaret e veta suedeze dinte të adaptohej thellësisht në botën e re filmore amerikane,ashtu siç kishin vepruar edhe Greta Garbo dhe Ingrid
|
Anita Ekberg, 2007 |
Bergman,për të luajtur me sukses të madh edhe në filmin italian,duke përdorur përherë sharmin dhe bukurinë karakteristike me të cilën ishte e dhuruar nga vetë natyra.Anita Ekberg nuk ishte aktore shumë e talentuar si disa të tjera në artin e shtatë por ajo të lente përshtypje të mëdha me disa dhunti të tjera të cilat e bënin si njërën ndër aktoret më karakteristike të viteve të shkëlqimit të saj kulminant.Ajo edhe në vitet e fundit vazhdonte të jetonte e paprekur nga pleqëria e saj,duke ruajtur sharmin si armë të vetme me të cilën ishte e paisur dhe duke mbetur si njëra ndër divat më të dalluara të një periudhe të caktuar dhe grandioze kur ishte në Zenitin e saj më të lartë.
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi