Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:NDIHMË KOMBIT E ATDHEU!-BASHAKANGJITUNI KËSAJ KËRKESE

Shko poshtë

AGIM GASHI:NDIHMË KOMBIT E ATDHEU!-BASHAKANGJITUNI KËSAJ KËRKESE Empty AGIM GASHI:NDIHMË KOMBIT E ATDHEU!-BASHAKANGJITUNI KËSAJ KËRKESE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 02, 2014 1:37 pm

AGIM GASHI:NDIHMË KOMBIT E ATDHEU!-BASHAKANGJITUNI KËSAJ KËRKESE 1609768_10152045260744077_2043615915_n



AGIM GASHI

BASHAKANGJITUNI KËSAJ KËRKESE

NDIHMË KOMBIT E ATDHEU!
SOT SE NESER DO TË JETË VONË DHE TRAGJIKE!


Kohët e fundi jemi dëshmitar të disa vrasjeve e vetëvrasjeve me pasoja katastrofale, të djemëve të rinjë që flijohen për grupe kriminale dhe që shiten si shtazët për mercenar nga grupe mafioze.
Kjo dukuri është në rritje e sipër, për çka shqetson pa masë pjesën e shëndoshë të kombit që synojnë një ardhmëri më të mirë për kombin e atdheun.
Akti vetëvrasës kamikaz i shqiptarit nga Ferizaji, me emrin e bukur shqip Blerim, tronditi jo vetëm shqiptarët por edhe ata që dikur u shkrinë për ne duke hedhur bomba NEPAL kunder caqeve serbe për të na çliruar. Unë nuk e fajsoj Blerimin e as shumë Blerima tjerë por as familjet e tyre. Pse këso dukuri nuk kishte para lufte dhe në tërë të kaluaren tonë. Edhe atëherë kishim hoxhollar e xhamia, kishim ligjerata e fjalime, por kurr të tilla si të tipit të hoxhollarëve Krasniqi, Irfani, Bekiri, Sadullahu e shumë tjerë, si dhe deri te profesorët si Milazim Krasniqi me kompani që edhe Universitetin na e shëndrruan në xhami.
Andaj, me nguti dhe urgjet duhet të bihet ligji mbi ndalimin e këtyre rrymave vehabisto-terroriste në të cilat u derdhen milionat e armiqëve të kombit e atdheut. Sa më parë duhet që të ndërrohet edhe udhëheqja kriminale e BIK-ut e cila me çdo mjet u vetëemrua për të marrë donacione milionshe nga këto organizate terroriste.
Populli shqiptar me ide të shëndosha duhet që sa më pare të ngriten në demostrata masive, me gra, burra, pleq e plaka për ta shpëtuar qenjen tonë kombëtare, për ta shëtuar atdheun dhe rininë tonë së cilës i shpërlahet truri e pastaj u shiten grupeve o organizatave terroriste në lindje e që bazat i kanë edhe në trojet tona. Demostratat nuk bën të ndalen në asnjë moment derisa të futet ligji në veprim e derisa të pastrohet atdheun nga fara e keqe terroriste e cila nuk është çudi që neser të fillojnë aksione të tilla edhe në fshatrat e qytetet tona, në shkolla e spitale për të na i vrarë gratë, pleq e plaka, fëmijë e nxënës. 
Poqëse token tonë nuk duam ta shofim me copa trupash të fëmijëve tanë, me gjakun e nxënëve e rinisë sonë, ju lutem filloni sa ma parë, qysh sot, se neser do të na bëhet vonë.
Në këto demostrata të kërkohet edhe dorheqja e kësaj qeverie e cila lejoi të vij deri te situata e tillë kur kishte njohuri dhe kur e dinte se edhe ministrat e tyre po i hanë ryshfetet me paratë e gjakosura me terrorizëm.
Pos dorheqjes së qeverisë duhet kërkuar:
-Që pa asnjë vonesë të bihet ligji mbi ndalimin e partive fetare-islamiste;
-Që menjëherë të ju ndalohet veprimi i sekteve të ndryshme të sjellura nga lindja;
-Që hoxhollarët e shkolluar në Universitetet e sekteve në tokat arabe tu ndalohet veprimtaria dhe tu rruhen mjekrrat.Të ndalohet bartja e mjekrrave për qëllime sektare;
-Që në xhamia mos të organizohen ligjerata antikombëtare;
-Që në xhamia mos të organizohen aksione „humanitare“ në mblejdhjen e ndihmave kur popullata jonë e ka këtë nevoj dhe vuan nga uria;(Ndihmat asnjëherë nuk shkuan në destinacion por u ndanë për grupet mafioze dhe organizatorëve këtu në Kosovë).
-Të shkarkohet menjëherë udhëheqja e BIK-ut dhe në vend të tyre të emrohen hoxhollarë shqiptar e kombëtar që nderojnë Zotin, kombin e fenë tradicionalisht siq e kishim me shekuj; 
-Të ndalohen forumet e mshefta islamike dhe web-faqet që indoktrinojnë rininë tonë! Etj.

Ne si komb dhe si Dardani, prej kohës dradane e deri më 1999 nuk kishim liri e as shtet. Posa u fitue shteti dhe liria me ndihmen e miqëve, kësajt toke e këtij populli iu versulen hijenat e kombit, stalinistët, muxhahedinët, vehabistët, serbo-ruso-grekofilët e armiqë tjerë, ku lirinë e gjakosuar e bastarlluan totalisht me ndihmen e njriut shqiptaro-tradhëtar.
Njerzit tanë të pangishëm, gryksat e ndytë që shesin kombin e lirinë, tradhëtarët e spiujt, arriten të futen në majat e kupolës shterore dhe sollen gjendjen që jemi sot.

Popull i dashur!
Unë, Agim Gashi, një këngëtar e rapsod, një poet e njeri i atdheut dhe pjestar i juaj, një i persekutur në burgjet sllave, i vrarë, i plagosur, i rrahur e poshtruar me mijaherë, i injoruar e i mërguar, krahas luftës kunder kancerit dhe smundjeve tjera, kurr su ndala të luftoj, shkruaj e këndoj edhe për qenjen e atdheut dhe kombit në përgjithësi. Krahas lotëve të mi që derdha për vujatjet e mia, gjithmonë lotët e mi rrodhen edhe për tokën dhe popullin tim.
Realiteti i hidhur shqiptar nuk bie ende nga masmediat botrore. Çmenduria jonë po na sjell buzë humnerës. Kështu e paska trimëria jonë: me vra vllaun dhe me shku në tokat e huaja e me vra njerz të pafajshëm? Me ditë e natë po turprohem nga vetja ime. Turpërohem sepse si popull asgjë nuk po bëjmë për mirëqenjen tonë. Po na shtohet gjakmarrja e ne po flejmë, po na ikun djemt e vashat në kurbet e ne asesi të zgjohemi, kufomat e të pagjeturve flejnë në tokën e atyre që i vranë, djemt tanë merren me terrorizëm, forcat e errëta Verio-Epirote hynë e dalin në Shqipëri saherë të duan dhe ngrejnë flamuj, në kufijt kosovar hynë e dalin çetnik serb kur të duan. E ne? Flejmë! Ne flejmë kur duhet të jemi zgjuar, e zgjohemi kur na bëhet vonë. Në shtim e sipër kurvëria, korrupcioni, hajnia...Populli u nda në fise e parti për tu izoluar në mëhallë e çatia pa e diktuar se jemi para një apokalipse kombëtare. Pse na pushoi truri ynë kështu? Pse ai romantizëm po na shëndrrohet në zhgënjim gjithëkombëtar?
Pse po na vdes kurajoja intelektuale e dinjiteti kombëtar? Atdheun e shofim si një copë harrni të hedhur të cilën e fyjmë kush të mundet, e shajnë cili të ngritet i pari, ndërrojnë historinë secili sipas kutit të vetë dhe rrugaqëria derdhet mbi atdheun si një gotë uji.
Atdheu po lëshon kushtrim sa e sa herë, por si duket burrëria shqiptare kenka veshë me dimi e fustana grash.
Zgjohuni të gjithë, zgjohu o kombi im sepse nga varret e dëshmorëve po na arrijnë thirrjet dhe klithmat e fundit për shpëtimin e kombit dhe atdheut. Poqëse këto klithje e lutje që vinë nga varret dhe nga qielli i shpirtrave të atyre që u bënë dhe për atdhe, atëherë faji i rrënimit të pamshirshëm i atdheut të bie edhe Ty o populli im i dashur. Kush po na tërheq në vetëvrasje e vetërobrim kur mundemi të jetojmë e ngritemi me dinjitet?
Nuk jamë ndonjë njeri i mbushur emocione pse smundem me e durue padrejtsinë.Në këto momente nuk përkrah askend përpos popullit tim dhe atdheut tim. Gjithmonë isha dhe do të jem në anën e kombit dhe atdheut të fyer e rrënuar, në anën e të varfërit e të mjerimit në atdhe. Nuk mundem ta ha djersen tënde se më duket e ha mishin tim. Disa të hëngrën me opinga e spo e kan dert. Në rrugëtimin tonë drejt lirisë, ne si komb gjithmonë po vonohemi. Poqëse vonohemi edhe kësaj radhe,do të na bëhet shumë vonë.
Andaj, zgjohuni sot.Neser çdo gjë do të jetë vonë dhe tragjike!

02.04.2014
Düren

AGIM GASHI:NDIHMË KOMBIT E ATDHEU!-BASHAKANGJITUNI KËSAJ KËRKESE F1_09-vehab-nderroje-kete-foto-ne-intervisten-per-vehabistet-si-dhe-ne-lajme-kosove-dje1352482991AGIM GASHI:NDIHMË KOMBIT E ATDHEU!-BASHAKANGJITUNI KËSAJ KËRKESE 10155741_10152045263549077_1494994185_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi