Kosova: Rama, ma i zi se shkjau
Faqja 1 e 1
Kosova: Rama, ma i zi se shkjau
Kosova: Rama, ma i zi se shkjau
Pas reklamimit që Edi Rama bënte si kryetar Bashkie për Goran Bregoviç ishte radha e Erion Veliaj që të vlerësonte figurën e Predrag Mijatoviç, që njihet për mbështetjen publike që i ka bërë krimit kundër shqiptarëve në Kosovë dhe që kundërshtoi fuqishëm bombardimin e Serbisë. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në qeverinë e Edi Ramës, Erjon Veliaj, është fotografuar sot me ish-lojtarin e Real Madritit, Predrag Mijatoviç. Mijatoviç, me origjinë malazeze, është i njohur për mbështetjen publike që i ka bërë krimit kundër shqiptarëve në Kosovë dhe që kundërshtoi fuqishëm bombardimin e Serbisë. Ai mbahet mend se në kohën e bombardimeve, madje, kishte refuzuar të luajë për Real Madridin në shenjë solidarizimi me Serbinë. “Përshëndetje gjithë tifozëve të Realit, Juves e Fiorentinës (ekipet ku ka luajtur) nga legjenda Mijatoviç-shumë shpejt kampet sportive për të rinjtë në Shqipëri”, shkruan ai në Facebook. Por kjo ka bërë që me mijëra shqiptarë të sulmojnë ashpër aktin e ministrit Veliaj, duke e cilësuar edhe atë një urryes të shqiptarëve. Portalet e lajmeve kosovare janë mbushur dy ditët e fundit me urrejtje dhe sharje ndaj emisarit të Edi Ramës. Madje, disa prej komentuesve kanë hedhur akuzën se xhesti i Ramës pak vite më parë dhe xhesti i Veliajt janë veprime vetëm për të irrituar shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Disa prej tyre i kanë akuzuar se kanë gjak serbi.
Rama nderonte Bregoviçin
Edi Rama njihet në histori si kryebashkiaku që solli në vitin 2006 në Tiranë një këngëtar çetnik serb, Goran Bregoviç, koncertin e të cilit në Pallatin e Kongreseve e ndoqi personalisht dhe në fund i dorëzoi në mënyrë simbolike “Çelësin e qytetit të Tiranës”. Bregoviç është një muzikant i njohur për vokacionin e tij antishqiptar, që i këndonte vrasësve të popullit të Kosovës, masakrave atje. E ndërsa, ai këndonte pro masakrave serbe në Kosovë, Rama e nderonte Bregoviçin me “Çelësin e Tiranës”. Bregoviçi ishte një nga këngëtarët e preferuar të masakruesve serbë në Kosovë. Posaçërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj. Këtë këngë e dëgjonin terroristët serbë që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë. Pikërisht një njeriu të tillë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, simbolikisht i dorëzoi çelësat e qytetit të Tiranës. Edi Rama është zgjedhur tre herë rresht kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke qëndruar 11 vjet si i pari i kryeqytetit. Por, gjithë ato vite, ai nuk ka qenë për vizitë zyrtare tek homologët e tij në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Edi Rama jo rrallë herë shënon gafa politike me Kosovën dhe kosovarët. Ajo që do të mbahet mend gjatë është kur përpara vizitës në Kosovë në nëntor 2011, me anë të një letre zyrtare, i kërkonte takim në Prishtinë, liderit për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që kishte kohë që ndodhej në Hagë. Letra mbante logon e Partisë Socialiste dhe shprehte falënderimet paraprake për takimin me Haradinajn, që do të mbahej në Prishtinë më 28 nëntor. Letra i është dërguar nga selia e Partisë Socialiste, Sekretarit Organizativ të kësaj partie, më datë 21 nëntor 2011. Për herë të parë në historinë politike, një udhëheqës shqiptar bën gafë të tillë me politikanët shqiptarë të Kosovës.
Shpërthimi i kosovarëve në rrjetet sociale
Arditi: Po çfarë skandali more, më keq është me u çudit me këta majtistë të degjenuar.
Skënderi: Dorëheqje të menjëhershme. Ky është më zi se serbi. Këtyre veç
xhaxhi Enver dinë se si duhet të veprojë me bastardë të tillë.
Nexhi: Turp. Turp, turp as dheu i Shqipërisë mos të lashtë brenda.
Bahri Shyti: Nuk jam ende i vetëdishëm për veprimet e Ramës dhe Velisë. I bëjnë këto për të irrituar shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë apo vërtet kanë gjak dhe ide serbi. Gjithsesi kjo do të reflektohet shumë keq në raportet brenda shqiptare. Turp, turp, turp.
Meti-Pejë: Rama i dha “Çelësin e Tiranës” Bregoviçit që këndonte kallashnikov, armë me të cilën vrau shqiptarë, Velija i thotë këtij vrit prap ne na ke prapa. Deri sa janë kuqaloshat e Enverit, jo turistë në Shqipëri.
Realisti: Socialistët gjithmonë kanë bashkëpunuar me serbë e malazez edhe Enver Hoxha mikun ma të mirë ka pasur Dushan Mugoshën, Miladin Popoviçin etj., etj., bile brigadat e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë deri në Novi Pazar dhe në Kosovë këto brigada i ka udhëhequr Ramiz Alia, ku kanë luftuar kundër shqiptarëve, kundër Ballit Kombëtar, duke i quajtur serbët e malazezët si vëllezër ideologjik.
Guri i madh: Kombi shqiptar ka nevojë të çlirohet nga shkavellat e brendshëm dhe nga arabët e brendshëm, pra, me një fjalë nga armiqtë e brendshëm ...
Cani: Po sigurisht, ky ministri Velija është pro grek, por duhet Kryeministri Edi Rama të merret me të sa më parë dhe tja japë vizën për shtëpi.
Nik Mustafa: Unë kam qenë me grupin e parë të refugjatëve që kanë shkuar në Spanjë (Siguenza), e ky idiot (Mijatoviçi), me disa mbeturina komuniste-spanjolle, pati protestuar kundër bombardimeve. Reali e pati dënuar me disa ndeshje mosloje, pasi që ata i thanë që t’i duhet të luash futboll e jo të bësh politikë e sa për socialistët shqiptarë këta (përjashto edhe ndonjë) të gjithë janë me mendje dhe me shpirt sikur baballarët e tyre (Nga Beogradi).
Seferi: Mos u çuditni se në gjak e ka edhe ky ashtu krimineli është.
Driton Ylli: Më vjen keq, t’i ke të drejtën e opinionit dhe ta rrespektoj, por e vërteta është krejt e kundërt prej asaj që shpreh! 1. Enveri u vu në krye të shqiptarëve prej shkieve të Serbisë e Malit të Zi, Popoviçit e Dugoshës! 2. Enveri urdhëroi masakrën e Tivarit me boshnjakun Ramiz Alia e sllavo-vllehun Koçi Xoxe, ku 4000-8000 patriota e nacionalistë u shfarosën me kënaqur serbët e Beogradit. 3. Tash 3 000 vjet histori trako-ilire kush nuk ju ka vu kufi mes shqiptarëve me tela e me ushtar, duke vrarë përveç Enver Hoxhës!
Beli: Enveri ishte kundërshtari më i madh i Jugosllavisë prej vitit ‘46 e këndej. Ai njihet, madje edhe si autori më voluminoz me veprat e tij "Titistët" kundër regjimit gjakatar jugosllav. Ndërsa për të tjera veprime prej diktatori, si të gjithë bashkëkohanikët e tij komunistë, askush nuk mund ta arsyetojë.
Luiz Shkodrani: Çka me u çudit me këtë veprim të Erjon Velisë! Nuk është pritur ndonjë mrrekulli tjetër prej të bijve të ish-kriminelëve të Enverit! Etërit e tyre na bënin vëllezër sllav, ku na ndanë me gjakun tonë të coptuar dhe në kufi na vunë tela me gjemba e automatikun e ushtarit, me na vra e pre për mos me qenë të bashkuar. E kanë për rracë, kështu ashtë kur familjet më të poshme shqiptare kanë kap klasën politike falë kriminelit Enver Hoxha!!
Shkodrani: Socialista shqiptarë jua ka lënë amanet babai i tyre Enveri, që çdo herë me jugosllavët të rrinë vëllazërisht?
Hashimi: Nuk ka ra në grackë, por e ka vëlla për nga idealet socialiste. Edvin Kristaq Rama me bashkëpunëtorët e tij shpirtërisht më shumë i do serbët se sa shqiptarët...
Lavdimi: O këta të Shqipërisë nuk e dallojnë aromën...I kam vërejtur kur kanë dalë në kurbet, në cilin shtet janë vendos menjëherë kanë marrë fenë e atij shteti.
Dreni-Skandinavi: Në këtë foto janë nip e dajë, andaj keni kujdes e mos ja cenoni integritetin e miqësisë me vëllezërit serb në dëm të vëllezërve kosovarë.
Qendra: Mos u befasoni, ngase tani në pushtet keni nipat e Ramiz Alisë që vriste shqiptarë nga Kosova për hatër të Serbisë!
Alban Tirana: Siç shihet ky Erion Velijaj/Veliqi/, nuk mund ta fshehë gjakun e tij prej një sllavi. Ky tregon se kush po qeveris në Republikën e Shqipërisë. Sa herë që bëhej fjalë për Kosovën, kryeministrat dhe ministra të Shqipërisë nga Partia Socialiste shkonin vrap në Beograd ose kreu për t’u takuar me politikanët serbë, ose i pranonin në Shqipëri, e qytetarëve serb u japnin çelësin e kryeqytetit. Ky Veliqi, në pamundësi të takojë kriminelët e mëdhenj serb, takohet me këlyshët e tyre, dhe i quan legjenda!!! Turp për një ministër shqiptar, nëse është shqiptar!!! Kështu nuk punohet për interesat e vendit dhe kombit shqiptar...! E ju qytetarë të Shqipërisë mendoni se kujt ia keni dhënë votën për të ju qeverisur...! Antikombëtarëve, sado që gojën e kanë plot patriotizëm!!
Podgorica: Ky farë Velijaj-Veloviç është i asaj kategorie shqiptarësh që gjithmonë janë ndier të kompleksuar para serbëve. Ky aq me kënaqësi nuk e ledhaton-përqafon baben e vet, andaj mos ia shihni për të madhe. Ky është i nivelit të Edi Ramës, i cili ia dha çelësin e Tiranës, Goran Bregoviçit, të cilin në Tiranë atëherë e solli Arben Tesellari, i cili më pati thënë një rast më 1998: "Do ua shohim sherrin ju kosovarëve dhe do na vijë Serbia në Tiranë".
Agron: Ky legen dhe kryelegeni Edi Rama duhet t’u ndalohet hyrja në Kosovë përjetësisht, kryelegeni Edvini ju kujtohet e pati shpallur qytetar nderi të Tiranës një çetnik, dhe ja tani legen qyrku, këlyshi i Edvinit e bën të njëjtën gjë. Kujdes nuk ka besë më as prej serbit as prej socialistëve, mëkat që shqiptarët zgjodhën kryelegenin Edvin Ramën për Kryeministër, por kjo nuk është hera e parë që populli shqiptar gabon.
Floriani: Erion Veliaj duhet të japë dorëheqje sa më parë si dhe të gjithë ata që i mbështesin nacionalistët serbë... ska faj i shkreti i ri ka qenë në atë kohë të luftës në Kosovë veç gati 19 a 18 vjeç.
Fisi, Pejë: Ky farë ministri, a thua ka dëgjuar ndonjëherë për legjendat e futbollit shqiptar, si Vokrri, Muriqi, Cimili e shumë e shumë legjenda të tjera, një çetnik të përbetuar ma quan legjendë. Socialistët e kanë traditë që të na servirin poshtërsira të tilla.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lajme që nuk plaken:Rama në Beograd: Kosova e pavarur
» Edi Rama, unë ju sfidoj
» Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë”
» Shkjau i bindet vetem forces,jo kercnimit.
» Selim Hasanaj: Cmim me emen të madh për të ju nda nji shkjau
» Edi Rama, unë ju sfidoj
» Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë”
» Shkjau i bindet vetem forces,jo kercnimit.
» Selim Hasanaj: Cmim me emen të madh për të ju nda nji shkjau
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi