Skënder Zogaj:Tribunali, ndjekë fërkemët e lepujve dhe shpellat e arushëve
Faqja 1 e 1
Skënder Zogaj:Tribunali, ndjekë fërkemët e lepujve dhe shpellat e arushëve
Skënder Zogaj:Tribunali, ndjekë fërkemët e lepujve dhe shpellat e arushëve
1.
Mohuesit kategorik të propozimit për krijimin e Tribunalit special të hetimit të krimeve në Kosovë, e ndryshuan plotësisht qëndrimin dhe, si me sustë, tash këmbëngulshëm po kërkojnë nga Parlamenti që ta miratojë menjëherë Tribunalin. Ky lloj transformimi është i dhimbshëm sepse pasqyron gjendjen vërtetë tepër të palakmueshme në të cilën ndodhet Kosova dhe populli i saj i shumëvuajtur, fati i të cilit është shumë i pasigurtë. Refuzuesit e Tribunalit, që në fillim trimërisht zbërthyen gjoksin, papandehur, sa cel e mbyll sytë, humbën guximin, u tkurrën dhe i hëngrën fjalët e veta. Domosdo që kështu do të ndodhte, kur bëhet hop pa e këcyer gardhin dhe pastaj, e kafshon gjuhën! Në fakt, tkurrja ndodhi kur udhëheqja kosovare e mësoi se, nëse Parlamenti i Kosovës nuk don ta miratojë Tribunalin, atëhere atë do ta themeloj bashkësia ndërkombëtare sipas Rezolutën 1244, e kjo do të ishte e kobshme për Kosovën e sidomos për ata që do të kenë punë me Tribunalin, ku, në vend të karrotës,do të priteshin me speca djegës! Kjo është arsyeja e rikoshetit të kundërshtuesve të cilët tash pajtohen me krijimin e Tribunalit special. Dhe, mirë bëjnë që veprojnë kështu, sepse - më mirë vonë se kurrë, thotë populli! Kjo sidomos vlenë për Kosovën e sotme, që nuk po arrin të bëjë asgjë të mirë në kohën dhe vendin e duhur, prandaj, po ndëshkohet (me të drejtë) sepse, neglizhenca dhe pa-aftësia për t’u vetqeverisur, është krejtësisht e aryeshme që të ketë pasoja. Kjo po vërtetohet edhe kësaj here, me Tribunalin, i cili po të kishim pasur një fije dëshire serioze dhe vullnet elementar për realizimin e përgjegjësive obligative shtetëformuese, nuk do të kishim krijim të Tribunalit special ndërkombëtar për krimet në Kosovë. Derisa nuk janë kryer detyrat e shtëpisë, në planin funksionimit të ligjit dhe drejtësisë, pra, derisa nuk ka ndodhur hetimi i krimeve që supozohet se kanë ndodhur, atëherë, është krejtësisht e natyrshme që të krijohet Tribunali specal për krimet në Kosovë.
2.
Tribunali erdhi dhe, sikurse edhe herave të tjera, shpërthyen thashethemet pa fund, deklaratat dhe debatet e shfrenuara, si gjithmonë në raste të këtilla, shumica „fjalë boshe në erë“, pa asnjë njohuri dhe argumente paraprake, sado pak të bazuara në ndonjë burim të mundshëm të afërt me qendrat e propozimit të Tribunalit. Fushata po vazhdon me fjalë dhe vetëm fjalë, sa për të thënë dicka, qoftë edhe asgjë, sepse, tashmë kjo është mishërim i nevojës shpirtërore për jetë plot me zhurmë, rrëmujë dhe ndjenja të turbullta. Në këtë rrëmujë përpjekjesh për të gjykuar krijimin e Tribunalit, shfaqet i theksuar fiksimi gjithshqiptar, që - Dick Martyn e shikon si fajtorin e situatës së krijuar, duke menduar se Tribunali po formohet për hatër të tij dhe se, qëllimi i vetëm i Tribunalit është që të shqyrtojë raportin e Martyt për tregëtimit me organet njerëzore! Ky fiksim deri diku mund arsyetohet, sepse, edhe analet jashtëkosovare kanë shfaqur dyshime të thella rreth raportit të Martyt.
Brengosja e këtillë është ndjenjë e mirë si besim në pastërtinë e vlerave tona, që raporti i Dick Martyt (me gjasë) i porositur nga qarqet antishqiptare, ka për qëllim diskreditimin e përpjekjeve të pastra të popullit shqiptar në luftën kundër okupatorit barbar serb, që po tentonte të shfaroste shqiptarët e Kosovës. Kjo mund të jetë, mirëpo, paraprakisht duhet të vërtetohet, dhe ky vlerësim duhet të bëhet me kompetencë dhe nga autoritete të pranueshme ndërkombëtarisht, që në rastin konkret, është Tribunali. Tribunali dhe askush tjetër, meqenëse: Kosova, as pas 15 vitesh në liri e pavarësi, nuk ka treguar vullnet për t‘u marrë seriozisht me krimet e ndodhura! Biles, ka ndodhur më keq se kaq, sepse institucionet shtetërore të Kosovës kanë treguar afërsi dhë mirëkuptim të plotë bashkëjetese me krimin dhe korrupsionin e organizuar, që e ka sjellur vendin buzë greminës së thellë. Prandaj, krijimi i Tribunalit është ardhje e duhur, në kohën dhe në momentin e duhur, sepse, mos funksionimi i mëtutjeshëm i drejtësisë, është e sigurtë se ka për ta shpën Kosovën në fatkeqësi të reja edhe më të mëdha.
3.
Janë të gjitha arsyet që Tribunalin ta presim me mirëseardhje të plotë, sepse është mundësia më e mirë e pastrimit të Kosovës nga hipotekat e krimit. Prandaj, pa asnjë dilemë Tribunalin Kosova duhet ta ndihmoj që të funksionojë sa më mirë, dhe të hetoj e të trajtoj në thellësi të gjitha llojet e krimeve të organizuara, duke zbardhur dhe dënuar të gjithë kryrësit e veprave kriminale. Kjo mund të arrihet vetëm nëse Tribunalit i mundësohet të depërtojë në të gjitha nivelet e krimit. E them këtë sepse, të gjithë jemi dëshmitarë të metastazimit të krimit dhe korrupsioni të organizuar në të gjitha poret e shoqërisë kosovare. Njësitë e organizuara kriminale janë transformuar dhe u decentralizuar dhe duke u përqëndruar nëpër shumicën e komunave të Kosovës, në të cilat janë deponuar përfitimet materiale të kriminalitetit dhe po bëhet pastrimi dhe riciklimi i "parave të pista"! .
Komunat janë fort të imlikuara në rrjetet e krimeve të organizuara, duke asistuar nga shitblerja e pronave të dyshimta e deri te falsifikimet e shumta, që janë bërë dhe që nëpërmjet të mitosjes kanë arritur edhe të ligjësohen nga ana e gjykatave. Komunat, pothuajse të gjitha komunat në Kosovë, kanë bërë shkelje flagrante në shpërdorimin e tokave, tjetërsimin pronësive të tyre dhe ndryshimin e destinacionit të hapësirave tokësore. Janë alarmante shkeljet urbanistike që kanë ndodhur në mënyrë ekstreme, qëllimshëm dhe në mënyrë të planifikuar, gjithënjë nën tutelën e korrupsionit me përfitime të jashtëzakonshme. Dëshmi e kësaj situate është krimi i organizuar urbanistit, në të gjitha anët e Kosovës, që ka ndodhur me bekimin e komunave të shitura tek „bërthamat“ qendrore të krimit dhe korrupsonit. Kjo lojë e rrezikshme është zhvilluar fuqishëm, sidomos në kurrizin e ndërtimtarëve, të cilët janë detyruar t’i nënshtrohen kërkesave korruptive, ose të falimentojnë! Hetimi i kësaj piste të krimit dhe kurrupsionit duhej të ndodh patjetë, sepse këtu do të gjinden shumë nga faktet e duhura për zbardhjen e krimeve të kryera dhe padronët e krimit të organizuar.
Hulumtimi i veprave të krimit dhe të korrupsionit nëpër Komuna, do të ishte pistë shumë e dobishme për Tribunalin, sepse nëpërmjet fërkemëve të lepujve, do të arrihej më shpejt te shpellat madhështore të arushëve...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» SKËNDER ZOGAJ:UNË JAM DËSHMITARI
» Skënder Zogaj:ME FAKTE KUNDER SPEKULIMEVE
» Skënder Zogaj:AUTOPSIA E FJALES
» SKËNDER ZOGAJ - QIRI I FIKUR APO - I FËLLIQUR?
» Skënder Zogaj:Nuk i falim tokë Serbisë
» Skënder Zogaj:ME FAKTE KUNDER SPEKULIMEVE
» Skënder Zogaj:AUTOPSIA E FJALES
» SKËNDER ZOGAJ - QIRI I FIKUR APO - I FËLLIQUR?
» Skënder Zogaj:Nuk i falim tokë Serbisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi