Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pashkët në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji bën thirrje për t’i përngjarë Jezusit

Shko poshtë

Pashkët në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji bën thirrje për t’i përngjarë Jezusit Empty Pashkët në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji bën thirrje për t’i përngjarë Jezusit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 20, 2014 3:10 pm

Pashkët në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji bën thirrje për t’i përngjarë Jezusit Pashket_3635





Pashkët në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji bën thirrje për t’i përngjarë Jezusit


Mesha e ringjalljes në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë u drejtua nga ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji. Ai ftoi besimtarët të tregojnë dashuri ndaj njeri-tjetrit ashtu siç Jezu Krishti tregoi ndaj gjithë njerëzimit.

“Ti përngjani atij në përpikëri duke u bërë zemërbutë, t’i përngjani atij pa u luhatur dhe pa u lodhur që mos të shqetësohet zemra e juaj, ti përngjani atij në urat duke i dhënë lavdi gjithmonë atit tuaj. T’i përngjani atij në dashuri, duke qenë gjithmonë në shërbim të vëllezërve dhe motrave dhe duke e shpalosur dashurinë e juaj për të gjithë botën. T’i përngjani atij në besnikëri duke i mbetur besnik këtij premtimi që do të jepni në pagëzim”.
Gjatë meshës, janë pagëzuar edhe 10 besimtarë. Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Atifete


Jahjaga, ka uruar besimtarët nga katedralja, duke u shprehur se Pashkët janë një ditë e ringjalljes së jetës dhe të mirës, ditë e shpresës dhe e dashurisë e mirëkuptimit midis njerëzve.

Besimtarët e krishterë i festojnë Pashkët

Miliona besimtarë të krishterë në gjithë botën sot i festojnë Pashkët.

Kësaj radhe, për herë të parë në shumë vite, Pashkët - dita për të cilën të krishterët besojnë se Jezu Krishti është ringjallë – festohet në të njejtën ditë nga të krishterët katolikë dhe ata ortodoksë.

Mijëra të krishterë janë mbledhur mbrëmë vonë në meshat madhore për Pashkët në Romë dhe Jerusalem.

Papa Françesk ka kërkuar nga besimtarët katolikë që t’i rizbulojnë rrënjet e besimit të tyre në Meshën e Pashkëve, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Poashtu, mijëra besimtarë të krishterë, janë tubuar në Kishën Varri i Shenjtë në Jerusalem për ceremoninë tradicionale, në vendin ku të krishterët besojnë se Jezu Krishti ishte kryqëzuar para më se 2 mijë vjetësh.

Pashkët shënohen edhe në Kosovë nga besimtarët e krishterë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi