Rina Kadriu:Në udhëkryqin e jetës
Faqja 1 e 1
Rina Kadriu:Në udhëkryqin e jetës
Rina Kadriu:Në udhëkryqin e jetës
Lajmi u përhap se në lagjen tonë, erdhi në jetë, pa dashjen e saj edhe një vajzë. Pranvera e solli bashkë me aromën e saj, të qaratë e saj, dukeshin të jenë biologjikisht të shëndosha, dukej se nëna e kishte sjell në jetë tamam një bebe, për të cilën e solli nga ai moment, që bashkë me të do t’i ndajë gëzimet dhe hidhrimet.
Ditët që kalonin, vajza brune e kishin drejtuar në kahje e cila as vet nuk dinte se cila rrugë është më e mira, Ajo që të ecë me hap të vet pa ndihmën e askujt, nën rregullate familes së saj , apo të dëgjonte shoqërinë dhe të futet në tunele, që as vet nuk e dinte se ku e kanë daljen. Ky udhëkryq jetësor vazhdimisht tek ajo krijonte një huti .
Ajo bukuri magjepëse e kishte bërë, që sa e sa zemra të përulen para saj, të flasin me gjuhën e engjullit, të qajnë, apo të qeshin sa herë e kërkon nevoja, të nxjerrin sekretet e tyre me të vetmin qëllim për të përfituar zemrën e saj, të cilën ishte pamunduar deri ato çaste.
Megjithatë jeta romantike edhe asaj i jepte kurajo, për tu zhytur në detin e dashurisë, të notoj në ujëratë e tij, pa ditur se se në cilin plazh të zemreës do ta ndalin. Por një gjë e kujtonte me mallë fjalën “Nënë” e kush e di se nga cili qiell dhe në ç’orë e shikonte ajo, e kush e di se çfarë urate bënte për vajzën e saj, që aq shkurt ja fali ngrohtësinë shpirtërore, ajo iku atë ditë qetë-qetë u fsheh në thellësinë e tokës, shpirti i saj vrapoj me nxitim në qiellin blu ta vrojtoj vajzën e saj, se si po e rrit shtatin e saj të bukur.
Eh, fjalët mungonin, dashuria e saj nuk ishte dhe tani nga ajo kërkohej të ofronte dashuri, po kujt të ja faltë atë ? Kush e meriton një të tillë?
As vet nuk mund të jap përgjigje .
Vitet ecnin në binaret e saj pa i parë ato. Koha për të zgjedh fatin apo disfatin . Koha për tu martuar, apo për tu nënshtruar para dikujt, koha për tu bërë nënë për të dhënë dashuri apo për të braktisur një krijesë të pafajshme dhe vuajtjet të dyfishohen, gjithënjë po ofroheshin . Dhe për të ngritur shkallëve të fatit apo për tu fundosur në thellësinë e trishtimeve të duhet një përgjigje lakonike “ Po e pranoj ofertën tuaj”
- A mjaftojnë romantikat në jetë?
Doemos po , por jeta nuk është krejt një iluzion që mund të ndërtohet vetëm brenda fjalëve romantike, vetëm të një dashurie sterile. Nuk mjafton që me fjalë të jesh një mbretreshë e ulur në frontë e me vepra të jesh një shërbëtore që i shërben djallit.
Madje nuk zgjidhen gjërat me shkop magjik, po duhet të kërkohen, jeta sjell edhe gëzimet edhe dhembjen, sa trazime shpirtrore e megjithatë duhet gjendet forcë për t’i sfiduar edhe atëherë kur je buzë greminës.
Ndonjherë netët kalojnë duke e vjedh lotin dhe për kë derdhi këtë lot?!
- Për dikë që më ofroi çdo gjë të bukur me fjalë e shumë pak më ofroi të bukur në vepër.
Përpëlitej një fat keqe që nuk dinte më kë të mallkonte. Nuk e dinte se cilin ta bëjë fajtor. E fajtor ishin të shumtë, po më në fund ishte vetja e saj që kishte besuar aq shumë premtimeve,ishte fajtor që ndoshta edhe i kishin munguar këshillat e nënës, ajo iku dhe tash trishtimin e vajzës e sodit nga qielli. Ndoshta sa herë bie shi, bashkë me të përzihen edhe lotët e nënës fatkeqe, për të bijen, duket se ato lot ujisin një trendëfil i cili në pamjen e tij herë tentonte të thahej e herë të ngjallej, sepse dëshironte akoma të falte aromë aty ku kishte mbirë, ndoshta pa dashje.
Akoma brenda vetës si në mjegullnajë i kujtoheshin fjalët:
- Bija ime sa e mrkullushem është të jesh nënë, por sa e rëndë është të jesh nënë e mirë
- E ndonjëherë kur mendoj arrita deri në gjysëm, pse nuk shkoj gjerë në fund
- Dy goja janë aq të ëmbla, që për mua çdo herë do të më duken dy zogj të vegjël e që çdo herë do të më duket sikur po i dëgjoj cicërimat e para, tingujt e parë që i shprehen ata !
Parafytyroj para vetes :
- Po sikur te largohem unë, kush do i ledhaton, sikur unë? Kush do i shikoj me sytë prej një nëne?
- Kush do t'u ofroj dashurinë time?
- Tek kush do ta dëgjojnë zërin e nënës?
- Te kush do ta ndjejn erën e nënës?
- Kush do i prek me dorën time?
- Kush do të qanë për ta me dhimbjen time?
- Kush do i përcjell në hapat e tyre e t'ju jep bekimin e një nëne?
- Kush do t'ju fal mbeshtetjen e nënës?!
- Mbas kujt do të vrapojnë që ta therasin Nënnë...?? Kush ??...
- Ata janë bota ime, janë gjithësia ime që më rrethon , jetës i japin motiv e zemrës vullnet që të vazhdoj më tutje !
Askush më shumë se nëna nuk falë dashuri të sinqertë.
Ajo të është pranë gjithëkund në gëzime dhe hidhrime, në qetësi dhe në rrezik, sa e ëmbël kur e shqipton, sa e hidhur kur e dëmton zemrën e ngrohët të saj./standardi.info
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» RINA KADRIU:ÇMALLEM
» RINA KADRIU:VENDI IM
» CIKËL POETIK NGA RINA KADRIU
» Rina Rinaa Kadriu:NUK JAM FAJTOR
» Rina Kadriu:Panteon shprese
» RINA KADRIU:VENDI IM
» CIKËL POETIK NGA RINA KADRIU
» Rina Rinaa Kadriu:NUK JAM FAJTOR
» Rina Kadriu:Panteon shprese
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi