Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Don Lush Gjergji: Ja pse Vatikani (nuk) do ta njoh Kosovën

Shko poshtë

Don Lush Gjergji: Ja pse Vatikani (nuk) do ta njoh Kosovën Empty Don Lush Gjergji: Ja pse Vatikani (nuk) do ta njoh Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 21, 2014 2:43 pm

Don Lush Gjergji: Ja pse Vatikani (nuk) do ta njoh Kosovën Domlushpapa11

Don Lush Gjergji: Ja pse Vatikani (nuk) do ta njoh Kosovën


Shqiptarët në Kosovë janë dëshmuar në botë për tolerancë ndërfetare !..keshtu kanë pohuar njëzërit  krerët dhe përfaqësuesit e komuniteve fetare në Kosovë (Mr. Naim Tërnava, kryetar i BIK-së, dr. Don Lush Gjergji, dr. Shefqet Krasniqi , dr.Adan Ahmedi etj..)  Sipas tyre kjo frymë e tolerncës duhet ruajtur dhe vazhduar që është mjaft me rëndësi për Kosovën dhe persektivën e vendit tonë. “Nëse jemi të ndarë, asesi nuk jemi të përqarë, kjo është me rëndësi !”, ka dekalruar Dr. Gjergji për agjencinë  e lajmeve “Presheva Jonë”.

Presheva Jonë: z.Don Lush Gjergji, ku është problemi me ne shqiptarët Kosova shumica janë muslimanë  ndërkohë që mungojnë njohjet nga vendet arabe, por në anën tjetër edhe vatikani ende nuk na ka njohur.  Papa për cdo vjet me ndrrimin e motmoteve apo gajtë festave krishtere i flet nja dy-tri fjalë shqip..A thua a do të ishte më mirë që Papa t’mos flasin vlla shqip e ta e njohë shtetin e Kosovës apo ?

DR.DON LUSH GJERGJI: Unë them se kisha katolike e ka përkrahur gjithmonë popullin shqiptarë,po mos të ishte Propaganda fide në vitin 1622 nuk do ta kishim as Mesharin e Gjon Buzukut e nuk do ti kishim as edhe shkrimet tjera,edhe vetë lufta e Gjergj Kastriotit Skenderbe e ka përkrahjen e Papës,pa ndihmën e Venedikut dhe Napolit nuk do të ishte e mundur as të mendohej.  Edhe faktet e Formulës së Pagëzimit, Mesharit të Buzukut, Bogdanit, Budit, Gjeçovit, Fishtës… e deri nëi  ditët tona e dëshmon këtë… Le të sqarohet më mirë roli i themelimit të “Propaganda Fide” për ruajtjen e fesë së krishterë në vise që tashmë ishin nën sundimin turko-otoman, e më këtë, kuptohet, ishte edhe ruajtja e gjuhës, traditës, kulturës…, si p. sh. “Kuvendi i Arbërit” në vitin 1703 e shumë nisje tjera, ose gjetja dhe ruajtja e Mesharit të Buzukut në Vatikan, si dhe shumë dokumente ende të pazbuluara dhe të pahulumtuara… Në rethanat e sotme Vatikan zyrëtarishtë dhe publikisht nuk e ka njohur por ekzistonë vëllimi ”Selia e Shenjtë dhe qështja e Kosovës” ku Papa ka reaguar në cdo padrejtësi dhe moment të dhunës dhe këtë e ka bë përmes imzon Nik Prelës i cili në atë kohë ishte ipeshkvi ynë  dhe udhëheqte kishën në Kosovë. Papa i sotëm punon shumë në drejtim të dialogut me krishterët e në mënyrë të posatshme të kishës katolike por gjithsesi edhe ortodokse. Mendon 27 vitë Gjon Pali i dytë është takuar me të gjithë  por kurr me patrikun e Moskës dhe Beogradit,janë dy kisha të cilat ende kanë qëndrime sado kudo të kushtëzuara nga qështja kombëtare sepse kisha ortodokse është e identifikuar me kombin pra është kombëtare,kurse ne jemi ndërkombëtare.Prandaj Papati ka dhënë shenja të qarta e ka pranuar ish-presidentin Sejdiu,por edhe Thaqin e Enver Hoxhajn të cilët kanë pasur trajtim të njëjtë me delegacionet tjera. Ne punojmë por shpresojmë që sikur se vendet tejra edhe Vatikani së shpejti të na njohë, megjithatë them se ndoshta qeveria jonë ka pritur që të tjerët do të na i kryejnë punët tona,ne kemi të drejtë të shpresojmë vetëm atëher kur e kemi dhënë maksimumin. Ne  jemi optimistë se viti 2012 do të jetë vitë i punës dhe përgatitjes për vitin 2013 kur është 1700 vjetori i ”ediktit të Milanos”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi