Intervistë| Don Lush Gjergji: Pagëzimet s’i bëmë për t’i provokuar të tjerët
Faqja 1 e 1

Express: Sa persona u konvertuan në të krishterë mbrëmë në Natën e Pashkëve?
Don Lush Gjergji: Diku ishin shtatë. Por, me këtë merret Don Jeton Thaçi, i cili është person që merret me përgatitjen e kësaj ceremonie...Të rritur për çfarëdo arsye me prejardhje të krishterë apo jo të krishterë, të cilët duan të pagëzohen, pagëzohen të shtunën e madhe të Natës së Pashkëve. Këtë traditë e ka Papa në Romë dhe në të gjitha katedralet. Kuptohet ku ka të rritur. Ku
nuk ka të rritur atëherë merren fëmijët nga familjet e krishtera dhe i pagëzojnë gjatë asaj nate.
Express: Nëse ju kujtohet ato 16 pikat e Papa Franceskut, ku thotë se është kundër spektakleve religjioze. A po krijohen spektakël prej Kishës Katolike të Kosovës duke i konvertuar njerëzit në prani të mediave?
Don Lush Gjergji: Kjo është një çështje për diskutim. Ne nuk e bëjmë para kamerave dhe nuk e bëjmë për kamera e televizion e as për të dëshmuar apo provokuar kënd. Por, Nata është më e madhe dhe më e shenjtë e gjithë të krishterëve.
Express: Nëse ju kujtohet Papa thotë se në vend të spektakleve religjioze duhet të japim shembuj të mirë. A po jepni shembull të mirë me këto konvertime?
Don Lush Gjergji: Jo, vetëm Papa por të gjithë duhet të japim shembuj të mirë. Por, duhet ta definojmë çka do të thotë spektakël, sepse edhe meshat e Papës dhe udhëtimet e tij transmetohen. Janë çështje nga këndvështrime të ndryshme. Por, një gjë është e sigurt se ne këtë nuk e bëjmë as për spektakël, as për televizion, por e bëjmë si një mundësi dhe një detyrë për ata që janë të përgatitur dhe duan ta pranojnë krishterimin dhe ta përqafojnë pagëzimin.
Express: Pra, kjo nuk është në kundërshtim me thënien e Papës se nuk duhet bërë spektakle religjioze?
Don Lush Gjergji: Besoj se jo. Kjo varet edhe me çfarë shpirti bëhet. Ne thjeshtë e bëjmë një veprim i cili është i paraparë me traditën dhe ritet 2 mijë vjeçare të krishterimit dhe me kërkesën dhe përgatitjen e njerëzve.
Express: Rrjedhimisht, edhe viteve tjera do të ndiqet një traditë e tillë?
Don Lush Gjergji: Më herët s’kemi pasur katedrale në Prishtinë, kemi pasur katedrale vetëm në Prizren, por prej se ekziston krishterimi ekzistojnë edhe pagëzimet e të shtunë së madhe për të rriturit. Ata mund të jenë të familjeve të krishtera, prejardhja e tyre mund të jetë e ndryshme, mund të jenë agnostikë, mund të jetë dikush indiferentë, mund të jetë dikush që e ka rizbuluar fenë dhe Zotin.
Express: Zakonisht këto konvertime ndodhin nga njerëzit e fesë myslimane të cilët kalojnë në fenë e krishterë. A e rrezikon kjo formë e konvertimeve këtë paqen mes religjioneve në Kosovë?
Don Lush Gjergji: Ju, të dashtun, kontaktoni me ata që pagëzohen. Për sa kam pas unë kontakt me ta, askush prej tyre nuk e pranon shprehjen konvertim. Ata ose kanë qenë agnostikë, ose kanë qenë indiferentë, ose kanë qenë. Duhet të kontaktohen ata për të dëgjuar arsyet e tyre për një hap të tillë.
Express: Rrjedhimisht, edhe nëse i shohim spektakle të tilla edhe të bashkësive tjera fetare, duke i kthyer në fenë e tyre njerëzit përmes spektakleve nuk duhet të çuditemi dhe nuk e prish harmoninë fetare kjo formë?
Don Lush Gjergji: Ne bisedojmë haptas, në mënyrën më vëllazërore edhe me Bashkësinë Islame dhe ne këto çështje i bisedojmë qetë dhe vëllazërisht. Liria fundi i fundit është dhurata e Zotit e përcaktuar edhe në ligje e Kushtetutë. Nëse Zoti na ka krijuar të lirë kush jemi ne që t’ia mohojmë lirinë njëri-tjetrit. Aq më pak vëllau vëllaut si shqiptarë t’ia mohojmë këtë të drejtë që na e ka dhuruar Zoti
.
Shtatë persona u pagëzuan mbrëmë në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë. Këtë veprim nuk e kemi bërë për t’i provokuar të tjerët. Ngjarje të tilla ndodhin në gjithë botën prej 2 mijë vjetësh. Pagëzimet nuk i kemi bërë për spektakle, kamera apo televizione. Zëvendësi i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, flet për Express.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Don Lush Gjergji: Ja pse Vatikani (nuk) do ta njoh Kosovën
» Don Lush Gjergji: Falja dhe pajtimi-Kumtesë…
» Don Lush Gjergji: Vëllazëria gjithëshqiptare po iu pengon
» Don Lush Gjergji: Familja shqiptare dikur dhe
» Dr.Don Lush Gjergji: Edhe për ne katolikët Adem Jashari do të shkojë n’xhehnet !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi