DRITA FEJZA:ANKTHET NUK FLEN
Faqja 1 e 1
DRITA FEJZA:ANKTHET NUK FLEN
DRITA FEJZA:ANKTHET NUK FLEN
(“Sytë ndoshta edhe mashtrohen,por shpirti mbeti me te njëjtën plage nuk shërohet")
Qielli sa i kaltër aq edhe sfondi i tij i pafund , sikur ta dija se prapa asaj perde të mrekullueshme çka fshihej,pse shkëlqen kaq shumë,ndoshta është thjesht një mashtrim që vetëm dhimbjen time e merr me të mirë per ta zbutur.E di nuk e kam humbur mendjen , me gjithë marrëzinë që ka kapluar ketë kokën time si një mal , A shembet mali? Pse jo ,ashtu sikur shembet një shpirte njeriu,Me shum me dhibmsen ata qe mbesin kur njeriu i tyre shkeputet nga jeta, shemben përdhe te gjallet te mbushur dhimbje sikur një pus kur bije shi, duke i lënë të qajnë në mungesë të ekzistencës se tij. Qani me lot nuk eshte turp se edhe mali rënkon kur rrokulliset një gurë i shkëputet një cope Dikush ka fatin e malit ,disa te gurit,"dhembjet pikturohen ndryshe por shpirti vuan njëjtë ". Unë nuk u shemba sic shembet mali , por u rrokullisa si një gurë ,dhe nuk mu gjende as edhe një pasqyre afër qe ta dija se si dukej fytyra e ime, nuk ishte kohë ku edhe mund te gjendet një kirurg t’i rregulloje sytë, hundën, buzët , mjekrën apo edhe komplet trupin,dhe fare mos ta njohësh vetveten ,dhe kur ti te shikohesh në pasqyrë, do ta njohësh vetëm shpirtin tënd ne një trup a fytyrë të huaj. Se shpirtit kirurg plastik mund t’i bëhet veç lumturia,por vetëm nëse e gjen atë ,është shume e vështirë të takohesh me lumturin kur dhimbja të shpallë luftë derisa ti nuk e kupton se duhet të luftosh me vetveten .Lufto nese mundesh .. thelle diku në fshehtësinë e zemrës tende do ta njohësh shpirtin tënd luftarak, ashtu si e njoha unë me gjithë dobësitë e mia, edhe i forti paska dobësi por prej inatit se mund të humbe respektin nga tjetri e shtrydhe si copat e limonit kur i hedhe në çaje për të larguar një grip të flamosur qe nuk dëshiron te largohet ja si kjo plaga e ime
-E ç’fare munde të jetë një cope limoni ,ne krahasim të vuajtjes që çdo ditë përballësh me te. Ah sikur veç njëherë ta nxirrja nga shpirti dhe ta shndërroja në cope limoni e ta shtrydhja lëngun e saj ne letër pastaj ta hidhja flake tutje,Bota do te ishte e imja, pa dhimbje.
-Pse ne letër?! -Sepse dua t’i kthehem nganjëherë kujtimeve të mia,nuk dua të falë por as të harroj-
-A e din se sa herë nuk fale, të ngritët zemërimi, dhe kërkon hakmarrje,-
-E di hakmarrja, të gjithë thonë është e keqe ,por harrojnë se është me shume delikate. Se për tu hakmarrë ndaje dikujt duhet t’i mbyllesh sytë dhe ta mendosh se si po i hakmerresh vetes,rrënon ditët qe po vijnë, e unë dua t’i kujtoje edhe ato që kaluan! Kur flaka tutje gjithçka që pata ,por me vete mora një cope zemre bashke me mallin e lindjes,aty ku sot mundet të ndihem e huaj ,dhe nuk e di se cilës bote i takoje,por nuk dua të hakmerrem por as edhe të fale ,sepse kam frike me pështjellohen kujtimet si lëmshi i gjyshes kur ja pështjellonte maçoku,dhe unë nuk mundem t’i zhvilloje ato, së pari nuk e kam durimin e gjyshes e cila nuk jeton me por edhe nuk mund te mbaje maçok ne shtëpi ,se tani janë modernizuar nuk e njohin as lëmshin
-Ti i takon kohës se poeteve, mërgimtare,-
-Edhe munde ta thuash,-
-Pse se beson?-
As qe dua të besoje në një gjë të tillë, Poetet janë Poet lindin dhe vdesin si Poet , kurse mërgimtarë të ndodhe të ndjehesh edhe në shtëpinë tende, kur secili shikon punën e vet dhe nuk ta qanë hallin ty! E ty të duhet të thërrasësh te çirresh ;-Hej ja ku jam , por askush nuk të dëgjon ndërsa kur dëshiron tua thuash një sekret,vene gishtin pranë buze sikur dëshirojnë të ,të thonë ";-sheet edhe mali ka vesh , e ty s’të mbetet gjë tjeter pos te shtosh ,.po.. po edhe fusha ka sy"
-Nuk jam dakord,-
-Nuk je dakord,-
-Jo ,-
-O hu sa "Jo" kam thëne në jetë ,dhe jo gjithmonë kanë qene "Jo" disa veçse i ka prodhuar mendja ime ,por goja kurrë nuk i ka thëne , mbeten në prag të saje ,"fjala!",-
-Pse të mungon guximi,apo ke qene e sinqertë me veten?!
-Nuk me ka munguar "kurre" guximi ,por vetes i kam hyr në hake! Dikur ëndërroja ,dhe as qe kam menduar për fjalët "Jo" dhe "Po"sikur ta dija se do të me duhej t’i futja në përdorim me shume se fjalët "dëshirojë dhe dua" nuk do të kisha ëndërruare por do të përgatitesha në shqiptimin me te denje të fjalëve "Jo dhe Po" Do t’i kisha shqiptuar në vendin e caktuar dhe ne kohen e duhur, por ja jam njeri dhe njerëzit gabojnë,kështu qe edhe kur nuk kam dashur të them jo kam thëne,sepse nuk e kam mesuar ndryshimin e fjalëve "po dhe jo.."kështu është kur jeton ne një kohe ku fjala e lire ngatërrohet me atë të mundësive . E kam menderosur fare, por jo me te tjerët por me veten ,duke i respektuar te tjerët , Nuk eshte thëne kotë "Respekto veten te të respektojnë te tjerët" dhe tani pas gjithë atyre viteve me vjen keq ta pranoj " po ,po i kam hyre vetes në hak" Se dikush nuk le dy gur bashke për t’i a arritur qëllimit, kurse unë pres duke ju lutur Zotit,
-Zoti i vë në sprove ,të gjithë,-
- edhe mua,prandaje lutjen e mëngjesit e filloj me fjalën "Me ndihmo o zot,qe edhe kjo ditë të kaloj për bukuri.... Asnjëherë nuk jam penduar në besimin tim, se po të me kishte munguar besimi nuk do të isha këtu,Mes njerëzve edhe pse shpesh me kanë lënduar, megjithatë prania e tyre më benë të ndjehem e gjallë Kur u rrokullisa si gurë në humnerë ,duke lëne prapa gjithçka ,një pjesë e imja u thye nga dëshpërimi,por një zë nga thellësia e shpirtit e kundërshtoi :mu kujtua ne ato caste Babai,duke u ngjitur shpatijeve te fashatit u lodhë , e vështirë për moshën e tij me sëmundje zemre ,pasi shijuan sytë tanë bukurit e Natyrës nga Mushtishti deri në Pashtrik, u nisem për ne shtëpi,dhe s’do mend se ishte me e lehtë udha të zbrisje . Motra e pestë e gëzuar shtoi ;-Baba a është me lehtë të ecim tani?,- Ai buzëqeshi lehtë dhe shtoi "Eh bre Babë,me një të shtyme teposhte edhe muti tekerlitet" Ja plasem gazit por e kuptuam mesazhin e tij
Kur lufton, për të mirën , duhet durim,dhe durimi i involvuar tek njerëzit nuk mund të quhet durim, por detyrim ,dhe unë u detyrova te kem durim deri sa mësova se durimi është çështje kohe dhe nder kohë mund të mësosh. Kur fillova t’i shohë gjerat për se afërmi jam habitur se si nuk e kam respektuar veten aq sa e meritoja, por ju jepja udhe vetëm mendimeve por jo edhe mundësive. Në rast mendimi duhet marre vendimi sepse mendimet pa vendime mbesin vetëm iluzion, a nuk duam ti përjetësojmë ato dhe për t’i kthyer në vepra, duhet pune dhe vullnet,jo vetëm mendim. -Deri këtu është e imja!- kam thëne disa herë dhe e kam dite se rruga është më e gjatë për të qen diçka e jotja,por prape duhet pasur kujdes se ku shkel , po te rastisi rruga të shkelesh aty ku gjarpërinjtë kanë ndërtuar folenë , e te zuri nata,as gurët nuk e bëjnë punën e jastëkut se helmi i tyre depërton edhe nëpër shkëmbinj,dhe ta helmojn gjakun nëpër damar, kokën, ec e dije pastaj cilat mendime do te udhëheqin mund të ndodhe të mbijë fara e keqe në kokë dhe gjuha e shëndoshe te kalbet e te merr erë. A e dini se sa të vështirë e ka një nëne qe fëmija i sajë të mësojë ta dalloje të mirën nga e keqja , dhe vjen një dite gjarpërinjtë t’ia helmojnë. Ky është krim, krimi më i madh që mund t’i ndodhe një nëne,veçmas edhe fëmijës. Unë për t’i ikur ati helmimi ,mora rrugën qe patë marre xhaxhai im,miqtë e tij ,shokë dashamirë dhe shumë baballarë vëllezër nëna e motra,duke bartur me vete pak mall lindje thuhet disa të kenë marre edhe një grusht dhe nga Toka , ndërsa unë kur u largova mora vetëm dhimbjen bashk me gjuhen ame,për të kuptuar fëmijët e mijë se edhe ne kemi rrënjë ,tym e flak e lashë qiellin te digjej. Kurrë se kam besuar se mund të digjet qielli , ne përrallat qe mi tregonte nëna nuk thuhej një gjë e tillë,përrallat trillohen , por si duket nuk guxojnë as të trillohet ,për qiellin ,Qielli sa i pastër ,gjithë kjo kaltërsi sa i pafund sfondi i tij, dhe unë e lashë duke u djegur tym e flake! Ç’fare tragjedie! Dhe kur tragjeditë fillojnë nga e njëjta krijesë, specie njeri, ç’fare mund të thuash me tepër vazhdon përshkallëzimi i dhembjeve, ikja tmerri dhe llahtari, edhe ëndrrat të braktisin, si për inat bëjnë pakt me ankthin ,ju lëshojnë rruge që të çmendin si për tu hakmarrë "Nuk ishit të zot të mbroni specien tuaj," armik nën lëkur tende bëhesh,po nuk dite të jesh nikoqire e mire për Ankthet
T´ ju thuash mos vononi shume tek unë ,se diku në një kontinent të botës,ka mjafte njerëz që kanë nevoje për ju. Ka nëna qe kanë ankth për fëmijën, Ka trima qe kanë ankth për Atdheun e robëruar, ka dashuri qe kanë ankth se mos e rrëmben tradhtia ka fëmijë të uritur qe nuk ju lejohet as të ëndërrojnë për aromën e bukës, etj etje, -Pse ke ankthe ti,- -Hmm,disa i kam tejkaluar,- -dhe për cilat ankthe flet pra?- -Mund të flasë edhe për ankthet e të tjerëve, se pa ndjerë dhimbjen tende nuk e njeh dhimbjen e tjetrit!,Unë i shoh në sytë e njerëzve qe përjetojnë dhimbjen,cilës do ngjyre ta ket ajo mbetet e njëjtë, i ngjalle dhe i vdesë dashuritë.
Por Dashuria shembe gjithçka........!
E mallin e mergimit?!....
@Drita Fejza
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Drita Fejza:RRI ME MUA...
» Drita Fejza:JA KU JAM...
» Drita Fejza:KJO JAM...
» Drita Fejza:HESHT...
» DRITA FEJZA:MES DHIMBJES
» Drita Fejza:JA KU JAM...
» Drita Fejza:KJO JAM...
» Drita Fejza:HESHT...
» DRITA FEJZA:MES DHIMBJES
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi