Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imri Ahmeti shpalos objektivat e tij para Asamblesë komunale

Shko poshtë

Imri Ahmeti shpalos objektivat e tij para Asamblesë komunale Empty Imri Ahmeti shpalos objektivat e tij para Asamblesë komunale

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 01, 2014 9:14 pm

Imri Ahmeti shpalos objektivat e tij para Asamblesë komunale 1da65921d5015ec913b9e82fb9a399a2_L
Imri Ahmeti shpalos objektivat e tij para Asamblesë komunale

Nën kryesimin e kryesueses Vlora Limani- Hajnuni, kuvendi komunal i Lipjanit, ka mbajtur mbledhjen e 5-të me radhë.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal, me shqyrtimin e rekomandimeve shtesë kanë aprovuar procesverbalin e mbledhjes së kaluar, dhe me shumicë votash kanë aprovuar rendin e ditës.
Ndërsa gjitha pyetjeve drejtuar ekzekutivit, përgjigje iu ka dhënë kryetari Imri Ahmeti.
Pika e dytë dhe e tretë e rendit të ditës ;  Propozim Vendimi për formimin e Komisionit për çështje të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane të Komunës së Lipjanit, si dhe Shqyrtimi i propozim Vendimit për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare shoqatës sindikale të pavarur të administratës komunale të Lipjanit,  janë votuar me shumicë votash nga këshilltarët komunalë.
Ndërsa  për raportin e zyrës së kryetarit dhe Drejtorateve komunale për periudhën janar- mars 2014, ka folur kryetari Imri Ahmeti.
Kreu komunal, në këtë rast ka thënë se përgjatë kësaj periudhe  3 mujore raportuese janë vendosur objektivat e qarta të ekzekutivit duke përcaktuar prioritetet e punës për çdo drejtorat.
" Në vazhdimësi për çdo javë është takuar Këshilli i Drejtorëve me raporte dhe objektiva javore. Të njëjtën kohë në konsistencë zyra e kryetarit dhe gjithë ekzekutivi kanë respektuar punën me palë. Zyra e kryetarit ka pasur takime me karakter informues, punues dhe kontraktues me shumë subjekte dhe qytetarë gjatë këtyre muajve”.
Përveç vizitave të shumta dhe kontakteve me qytetarë, Ahmeti ka thënë se komunën e Lipjanit e kanë vizituar edhe shumë institucione komunale dhe qendrore, po ashtu  komunën e Lipjanit e kanë vizituar edhe nga ambasador dhe ministra, sikurse kemi vënë kontakte me organizata vendore e ndërkombëtare.
“Është mbajtur takim edhe me bizneset si dhe takimi publik me qytetarë” , ka theksuar kryetari Ahmeti.
 Ahmeti ka thënë se objektivi  fillestar i implementimit  është reduktimi i shpenzimeve administrative në të gjitha drejtorit dhe organet tjera me të cilat mund të kursehet paraja publike.
“Me vendim janë shkurtuar shpenzimet telefonike, reprezentacioni dhe benifitet tjera të ekzekutivit si dhe shpenzimet e karburanteve për veturat dhe shpenzimet tjera administrative.  Është bërë ulja e kostos financiare për çdo furnizim dhe investim me operatorët ekonomik është parim konsistent në menaxhimin financiar që sigurisht në vijim të vitit do të pasqyrohet produktiviteti në pasqyrat financiare të vitit 2014”, ka thënë ai.
Të njëjtën kohë, Ahmeti ka thënë se janë ndërmarrë masa adekuate për shtimin e inkasimit të të hyrave vetanake. Indikatorët tremujor flasin për përfomancë pozitive në diagramin e të hyrave komunale sidomos në tatimin në pronë.
“ Kur flasim për reduktimet e shpenzimeve nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve shënimet flasin p.sh .shpenzimet për karburante për veturat e administratës në tremujorin e vitit 2013 (22 automjete) kanë kaluar 64924 km, ose kanë harxhuar 6506 litra, ndërsa në tremujorin e vitit 2014 (25 automjete-3 më shumë) kanë kaluar 46577 km ose kanë harxhuar 4445 litra. Shprehur në përqindje për periudhën e njëjtë janë 31,7% më pak shpenzime. Ndërsa e hyra nga tatimi në pronë në tremujorin e vitit 2013 ishte 92,421.74 euro, ndërsa në vitin 2014 janë në vlerë prej 154,941.25 euro, që do të thotë se ka rritje për 67.65%. Kurse të hyrat nga qiraja janë rritur për 111,49%. Të hyrat Komunale në përgjithësi kanë shënuar rritje për 5.20% edhe pse është hequr taksa komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste”.
Ahmeti ka thënë se objektivat fillestare të realizuara kanë reflektuar në funksionalizimin e ujësjellësve në Magure dhe Janjevë , ku tani më është nënshkruar marrëveshja për kalimin në menaxhim tek Kompania e Ujësjellësit Regjional Prishtina. Të njëjtën kohë ai ka thënë se është  nënshkruar marrëveshje me IRD-në, për vazhdimin e ndërtimit të ujësjellësit në Rubovc dhe Kojskë, ndërsa në qytetin e Lipjanit janë shtuar kapacitetet e burimeve të ujit, dhe po hartohet projekti detal për ujësjellësin e 21 fshatrave në regjionin e Magurës, ka theksuar kryetari Ahmeti.
Ahmeti po ashtu ka përmendur objektivin tjetër të realizuar në tremujorin raportues “ propozimi dhe heqja e taksës për lejet afariste për bizneset lipjanase si dhe heqja e lejeve afariste njëvjeçare si lehtësim administrativ dhe fiskal për bizneset”.
Po ashtu, një objektiv tjetër të filluar me efektet e para progresive, evidentimi i pronës se paluajtshme komunale . Ai po ashtu ka theksuar se ka filluar faturimi i qirasë komunale për të gjithë shfrytëzuesit e pronave e në veçanti lokaleve në pronësi të komunës.
 “ Po punohet në përmisimin e defekteve në projektet e realizuara dhe të njëjtën kohë janë publikuar disa projekte siç janë:Ndërtimi (asfaltimi) i rrugicave të fshatit Dobrajë e Madhe,Ribar i Madh, Qylagë,Gadime e Epërme faza e parë” . Të njëjtën kohë janë në përgatitje të ndërtimit të rrugëve edhe në qytetin e Lipjanit,si dhe po hartohen projekte për rrjetin e kanalizimeve në Lipjan, Lluga, Kojskë, Marevc, Ribar të Vogël, ka thënë Ahmeti.
“Do të vazhdohet me projektet në zhvillim dhe kemi filluar vazhdimin e ndërtimit të shkollave në Banullë,Bujan dhe Kraishtë”.
Shumë shpejt do të kontraktohet kompania për eliminimin e deponive të egra të mbeturinave në vendbanimet rurale si dhe ndërtim-zgjerimi  i urave në disa lokalitete si në Sllovi,Banullë,Krojmir e Gadime.  Ahmeti ka thënë se ; do shikohet mundësia e vazhdimit të projekteve të kanalizimeve si në Torinë dhe Janjevë,  si dhe vazhdimi i ndërtimit të trotuarit në Gadime.
Gjithsesi faza e tremujorit raportues nuk ka lejuar fillimin e punimeve për shkak të procedurave dhe kushteve atmosferike, por shumë shpejte do të fillojnë punimet në disa lokalitete. Të njëjtën kohë Ahmeti ka thënë se po punohet për gjetjen e rrugëve alternative për fshatrat e Gadimeve duke mundësuar automjetet e rënda të mos qarkullojnë brenda vendbanimeve aty.
Gjithsesi sfidë e jashtëzakonshme janë obligimet e pakryera ndaj operatoreve ekonomik si dhe mosplanifikimi i vazhdimit të projekteve në buxhetin aktual .
“Ne po përgatisim listën e projekteve të cilat dëshirojmë t’i vazhdojmë në pjesën e dytë të vitit aktual atëherë kur do të mund të kemi rishikimin buxhetor” , ka thënë Ahmeti, duke shtuar se realizimi i objektivave  dhe premtimeve me synime për qeverisje të pastër dhe llogaridhënëse janë motivim dhe shtytje.
“Janë evidentuar saktësisht shfrytëzuesit e kontraktuar dhe të tjerët jashtë kontratës të lokaleve dhe pronave komunale dhe ka filluar inkasimi i qirasë”
Heqja e pagesës për kontrollet mjekësore në shëndetësi ka qenë një ndër vendimet e para të cilin e kemi aprovuar duke i mundësuar pacientëve kontrolle mjekësore falas, ka thënë kryetari Ahmeti.
“ Ndër objektivat tjera themelore veçojmë edhe krijimin e task - grupit për hartimin e projekteve dhe aplikimin në grante të caktuara për përfitimin e projekteve kapitale. Deri tash grupi prej 3 drejtorëve dhe personelit tjetër administrativ kanë hartuar dhe aplikuar me 42 projekte në grante të ndryshme” , ka përfunduar kryetari Ahmeti.
Ndërsa raportin tre mujor e ka prezantuar  drejtori i Financave ,Shkelzen Hajdini.
Ai në këtë rast ka thënë se të hyrat nga tatimi në pronë janë 67.65% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rritja e kontrollit në zyret e arkëtimit të tatimit në pronë dhe zyrën e anketimit të pronave duke aplikuar raportimin ditorë.
Ai po ashtu, ka përmendur  identifikimin e borxhlinjve të Tatimit në Pronë dhe shpërndarjen  e vërejtjeve si dhe ngrirjen e llogarive të këtyre borxhlinjve në bankat komerciale, ku si rezultat i kësaj kemi inkasim më të lartë të Tatimit në Pronë.
Rritjen e të hyrave vetanake komunale prej 5.20% në krahasim me tremujorin e vitit 2013, ,  zbatimin e Ligjit mbi Financat Publike dhe Përgjegjësitë dhe Rregullave Financiare mbi shpenzimin e parasë publike me përpikëri.
”Kjo është bërë duke avancuar me kontrollin e brendshëm financiar, zotimet me kohë të mjeteve dhe verifikimin i lendeve para se të zotohen” ka thënë drejtori Hajdini.
Pastaj, procedimi i lendeve brenda afatit kohore të parapare me ligj.
Menaxhimi me përpikëri i shpenzimit të buxhetit të planifikuar për vitin 2014 duke kontaktuar dhe komunikuar me Thesari Qendrore rreth lendeve të dërguara nga Thesari
Qendrore lidhur me borxhet ndaj operatoreve ekonomik.
Identifikimi dhe analizimi i borxheve komunale të bartura nga viti 2013 dhe adresimi i gjendjen së rëndë aktuale financiare të Komunës për Kryeministrin dhe Ministrin e
Financave të Republikës së Kosovës.
 “Në përgjithësi tremujori në këtë departament ka shënuar avancim, në krahasim me periudhën tremujore të vitit të kaluar”, ka thënë  drejtori Hajdini.
Edhe kjo pikë e rendit të ditës, është aprovuar  me shumicë votash  nga këshilltarët komunalë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi