Teuta Ibrahim Rugova, hyn në garën zgjedhore (Video)
Teuta Ibrahim Rugova, hyn në garën zgjedhore (Video)
[size=40]Teuta Ibrahim Rugova, hyn në garën zgjedhore (Video)[/size]
Teuta rrugës së babait, ‘LDK-ja për popullin është shpresë dhe besë’
Vetë kryetari i LDK-së Isa Mustafa e kishte paralajmëruar mundësin që bija e vetme e presidentit Rugova, fëmija më i vogël, vajza Teuta të bëhej pjesë e listës zgjedhore të LDK-së.
Me dhjetëra zyrtarë të LDK-së, ishin ngjitur bregut të Velanisë, më shumë se sa për ta bërë ngjarjen madhështore me shpresën, se kjo është rruga e fitores në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.
Teuta Rugova ka vendosur që t`i bashkohet LDK-së, veçanërisht për të përfaqësuar të rinjtë dhe femrat e Kosovës.
“LDK-ja ka lindur në Kohët më të vështira, kur Kosovës i nevojitej forca dhe artikulonte qartë dhe fuqishëm përpjekjet e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci, pra LDK-ja që nga fillimi i saj është bërë sinonim i lirisë pavarësinë dhe demokracisë. Apo siç ka thënë babai im, LDK-ja për popullin është shpresë dhe besë”, këto ishin fjalët e saj gjatë konferencës për medie ku Teuta Rugova, u prezantua si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së.
Ajo tregoi se tashmë ka mbaruar studimet universitare dhe sipas saj, tani është shumë e nevojshme që rinia të përfaqësohet në mënyrë të denjë krah për krah me vlerat dhe civilizimin evropian.
“Tani që e kam mbaruar universitetin, mendoj që është më se e nevojshme për rininë dhe popullin e Kosovës, që të ketë një përfaqësues të denjë në Kuvendin e Kosovës, sepse segmenti i shoqërisë shpesh edhe është anashkaluar në planin e brendshëm, dhe i harruar i izoluar në planin ndërkombëtar. Të rinjtë tanë duan të jenë krahë për krahë me moshatarët e tyre evropian, t’i ndajnë dhe t’i gëzojnë vlerat e tyre të civilizimit evropian”, theksoi Teuta.
Kurse, Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, shprehi besimin e subjektit politik që ai drejton se do ta përkrahë Teutën në synimet e saj të mëtutjeshme.
Mustafa, tha se në shtëpinë e presidentit Rugova janë themeluar bazat e shtetëndërtimit të Republikës së Kosovës duke shtuar se Teuta Rugova e ka mbështetjen e plotë të LDK-së, pasi që ajo do ta prezantojë gjeneratën e saj të re.
“Teuta do ta ketë hapësirën e saj për t’i mbrojtur interesat e gjeneratës së saj, ku më pas ata do të jenë më aktiv në vendimmarrje, në mënyrë që të rinjtë të jenë pjesë aktive e shoqërisë”, tha Mustafa.
E pyetur për vëllain, Ukë Rugovën, ajo tha se rasti tij i fundit, është një keqkuptim dhe tha se ata kanë besim të plotë se shumë shpejtë ai do të dëshmojë pafajësinë e tij.
Ardhjen e Teuta Rugovës në LDK e ka mirëpritur edhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Vojsa Osmani e cila ka thënë se bashkë me Teutën do të jetësohet programi i LDK-së për gjeneratën e re.
“Sot, Teuta Rugova filloi aktivitetin e saj politik ne LDK. Ne i dëshiruam mirëseardhje në ekipin e fitores, të bindur se ajo do ta përfaqësoj shkëlqyeshëm gjeneratën e re në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, ku LDK synon ta ketë shumicën. LDK ka një program qeverisës ku interesat e gjeneratës së re kanë zënë vend qendror. Jam e bindur se bashke me Teutën dhe përfaqësues të tjerë të gjeneratës se re, do ta jetësojmë këtë Program. Teuta Rugova është jo vetëm trashëgimtare e një familjeje që vuri themelet e Republikës se Kosovës, por një vajze e re që arriti të shkëlqej gjatë studimeve me mundin dhe punën e saj. Ajo shume herë me ka bërë të ndihem krenare me performancën e saj, gjate kohës që isha profesoreshe e saj ne AUK. Prandaj, jam e bindur që do të sjellë këto kualitete në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Menjëherë në LDK dhe në opinion duket se ka filluar një entuziazëm i veçantë. Shpresat për LDK-në, një parti rugoviane po rikthehen fuqishëm. Jo vetëm se lajmi mbizotëron edhe në media, por ai tashmë po bën namin gjithandej Kosovës dhe në botë, kudo gjenden përkrahësit e Rugovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
» Çfarë tha Teuta Rugova për LDK-në?
» Teuta Rugova: Dua të kyçem në LDK
» Dëgjojeni Hashim Thaçin kur kërkonte të dënohej Ibrahim Rugova, pse bisedonte me Serbinë! (Video)
» Faruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA"
» Çfarë tha Teuta Rugova për LDK-në?
» Teuta Rugova: Dua të kyçem në LDK
» Dëgjojeni Hashim Thaçin kur kërkonte të dënohej Ibrahim Rugova, pse bisedonte me Serbinë! (Video)
» Faruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA"
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi