Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT

Shko poshtë

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT Empty Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 12, 2014 9:29 am

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT



 

 
Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 943172_10151436562884077_1069883560_n

TETËVITE PA TY I DASHUR BABA HAMIT BAJRUSH GASHI

Nga Akllapi(1931-2006)

Të shkruhet përkujtimi për Ty qenka vështirë, por na ngushllon fakti se Ti ishe njeriu që na mbushe me gëzime, jetë e krenari gjatë gjithë jetës sate. Sa na mungon nu
k ka përshkrim. Jetove duke e dashur atdheun dhe lirinë e Kosovës, duke na dashur ne si familje, miqësinë dhe shoqërinë. Na edukove ta duam atdheun dhe popullin tonë. Endërrën që ta festosh ditën e pavarsisë nuk e arrite, nuk arrite edhe shumë plane tjera qe ne fëmijët tu u munduam sado pak me e mbulue zbrasëtirën që na e le me shkuarjen tënde.Fli i qetë se ti ke pasardhës që po i gëzojnë frytet e mundit tënd jetsor. Krenaria dhe dashuria që kemi për Ty, po na e lehtsojnë dhëmbjen që më nuk të kemi pranë dhe në sofrat tona.Kujtimi për ty do të na mbajë të gjallë derisa mos të ketë jetë në këtë botë.
Viziten te varri yt e bëjmë me mallin e pashuar për Ty, për kujtimin për Ty dhe krenerainë që të kishim e jetojmë me kujtimin tënd!
Ditën e fluturimit tënd në qiellin e Arbërit e kemi shëndrruar në ditë të takimit tonë për të nderuar e përkujtuar Ty. 

Agim Gashi me familjen e gjërë.
12 maj 2914

Agim Gashi

BABAIT TIMHAMIT GASHIT

Ditë e premte në mëngjez

më erdhi një lajm i zi...
vdiq ai, qe me solli në jetë
e në kurbet s’më pa dot me sy.

Dymbëdhjetë maji i luleve
mori me vete babën tim,
pa e takuar dhe një herë 
pa e marrë në përqafim.

Më kaploi terri i dhimbjes
dilelli për mua s’bënte dritë.
Të mos jem në varrimin e tij
këtë gjë nuk e kam pritë.

Ah, kurbet ti qofsh mallkuar
që i ndave njerzit për së gjalli,
dhe ia çove vdekjes për t’i shuar,
duke i lënë t’i djegë malli.

E dija, or babë,që s´jeton gjithmonë
dhe të kujtoja me shumë mall,
por ke mbetur në zemrën time
gjithmonë i paharruar dhe i gjallë.

Vepra jote në këtë bote
më jep forcë e më jep nder,
kudo të eci e ngado të shkoj,
ti me mua do jeshë përherë.

Se dashuria për babë e nanë
është dashuri që ska mbarim,
Por kur të ikin pa i parë,
të mbetet pengu thellë në shpirt.

Ditë e natë të kam në mendje,
në atë botë kur të shihemi dikur,
do çmallemi për të dy botërat
dhe s’kemi për tu ndarë kurrë.

Lamtumirë baba i dashur,
fli i qetë në tokë arbërore,
se i pa shuar do mbetet ylli yt
në jetën fisnore qindravjeçare.

Përgjithmonë në 12 majet në vijim!



Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 1146718_10151599700459077_1790284933_n

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 1013248_10151599698944077_669558379_n

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 1148886_10151599699969077_1577663_nAgim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 547489_10151599700034077_1213416671_n
Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 1014185_10151599700244077_839018111_n

Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 1098424_10151599700339077_1298680052_n
Agim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 526322_10151599700394077_704424287_nAgim Gashi-NË PËRKUJTIM TË BABAIT TIM HAMIT GASHIT 1016991_10151599699859077_1887045932_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi