FEJA NË FJALORIN E GJUHËS SË SOTME SHQIPE, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Faqja 1 e 1

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
FEJA NË FJALORIN
E GJUHËS SË SOTME SHQIPE
Të folurit është një dhuratë nga Krijuesi, sikurse është një dhuratë edhe jeta e çdo krijese. Në veçanti, për krijesën më të përsosur të quajtur njeri – të folurit jo vetëm që është e nevojshme, e dobishme, por është edhe një domosdoshmëri! Njeriu, sikur që ka nevojë të marrë frymë e të ushqehet, ka nevojë, gjithashtu, edhe të flasë! Me anën e fjalëve secili i shprehë mendimet, ndjenjat, përshtypjet ose thënë ndryshe, kjo quhet jeta e jonë e brendshme.
Një e folme e pastër, e sigurt, e plotë, rrjedhshëm, me një fjalor të pasur, të kuptue-shëm, të qartë, sigurisht jo vetëm që është një gjë e bukur dhe më terheqëse, por është edhe një shenjë që tregon një shkallë më të lartë zhvillimi...
Në këtë fushë kaq të rëndësishme në ç’shkallë jemi ne, shqiptarët? Mendoj, kjo pasqyrohet më së miri në FJALORIN E GJUHËS SË SOTME SHQIPE, i cili është botuar më 1980 në Tiranë. Ndërsa, pas një viti, u ribotua më 1981, në Prishtinë, i cili përmban afër 41.000 fjalë, në 2273 faqe, në dy vëllime.
Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe e hartuan katërmbëdhjetë leksikografë nga Shqipëria, kurse në ribotimin e Prishtinës iu shtuan edhe pesë redaktorë nga Kosova, të cilët figurojnë si bashkëpuntorë, por është më e drejtë të thuhet bashkëfajtorë. Përse?
Këtu nuk është vendi as rendi të zgjatemi, në një punim si ky do të mjaftonin vetëm disa vërejtje për të metat, lëshimet, shpjegimet e gabueshme, fyese dhe tendecioze që i bëhen fesë dhe terminologjisë fetare... Vjen pyetja, po pse vetëm rreth fesë? Sepse, feja ka qenë dhe do të mbetet një nga çështjet më madhore për mendimin njerëzor. Sepse feja është dhurata më e madhe, më e bukura dhe më e çmueshmja hyjnore për njeriun!
Ne, shqiptarët, jemi nga të parët n’Evropë që përqafuam Krishtërimin dhe Islamin, dy fetë më të përhapura në botë; ne, shqiptarët, jemi të parët në botë, është fjala për Shqipërinë, që “përqafuam” ateizmin…! Ateizmi la pasoja të mëdha ndër breza, sidomos te një pjesë e madhe e intelektualëve. Shileri tha: “Çdo gjë lëkundet, aty ku mungon besimi.” Në mungesë të besimit, kjo pjesë e intelektualëve jetoi me shumë fytyra, por pa sy! A patën sy hartuesit e Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, botimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë së Tiranës, si edhe pesë redaktorët e ribotimit të Prishtinës? Qe vetëm disa shembuj që dëshmojnë verbësinë e tyre!
FE-JA: Besim i verbër dogmash që japin një botëkuptim fund e krye idealist e reaksionar...
Armik i përparimit e i shkencës...
Lufta kundër fesë...
Mohoj (luftoj) fenë.
Feja është opium për popullin. (Faqe: 459)
Për prijësit e fesë, që njëherit ishin edhe prijës në ngjarjet më kryesore të historisë së popullit shqiptar, qoftë në aspektin politik, ushtarak, arsimor e kulturor, si Lidhja e Prizrenit (1878), në krye me Myderriz Haxhi Ymer Prizrenin, Lidhja e Pejës “Besa-Besën” (1899) me Myderriz Mulla Haxhi Zekën, Kongresi i Manastirit (1908) me At Gjergj Fishtën, Shpallja e Pavarësisë (1912) me Myderriz Vehdi Dibrën e Dom Nikollë Kaçorrin, Kongresi i Lushnjës (1920) me Hoxh Kadri Prishtinën, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, titujt e nderuar Hoxhë apo Prift, që i gëzonin këta burra të shquar, i shpjegojnë në mënyrë fyese e përbuzëse:
HOXHA: Titull që u jepët klerikëve myslimanë...
Mos prit mirë nga hoxha e nga prifti...
Kush ha djath nga hoxha, pëlcet nga uji. (Faqe: 693)
PRIFTI: Titull fetar më i thjeshtë në Kishën e krishterë...
Barku i priftit është hambar për të ngrënë e për të marrë. (Faqe: 1545)
Për tempujt e fesë, Kishë e Xhami, ku adhurohet e lavdërohet Zoti, që është Një, për Kishë e Xhamia, ku u mbajtën Kuvendet e Besëlidhjet më të mëdha të përfaqësuesve shqiptarë, si Kisha e Shën Kollit ku u mbajt Kuvendi i Lezhës (1444), Xhamia e Gazi Mehmet Pashës, ku i zhvilloi punimet Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit (1878), Xhamia e Hamamit ku u mbajt Lidhja e Pejës “Besa – Besën” (1899), për kisha e xhami, ku u edukuan zemrat e shpirtat e shqiptarëve, të cilët u flijuan për Fe, Komb e Atdhe, në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, shpjegohen kështu:
KISHA: Ndërtesa ku zhvillohen shërbesat fetare, faltore e të krishterëve...
Gjeti kishë (xhami) ku të falët...
Kërkon mbrojtje atje ku s’duhet, shkoi të zgjidhë një çështje atje ku nuk ia zgjidhin (faqe: 832).
XHAMI: Ndërtesë ku bëhen shërbesat sipas riteve fetare të muslimanëve...
Kur s’ke bukë në shtëpi, pse çon vaj në xhami. (Faqe: 2198)
Për librat e shenjtë, hyjnor, Biblën dhe Kur’anin, që janë librat më të përkthyer e më të lexueshëm në rruzullin tokësor, që themeluan dy civilizime, dy kultura, më të përhapura e më të qëndrueshme në botë, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe thotë:
BIBLA: Dy librat themelorë (Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re), prej të cilave i pari përmban dogma e mite të përbashkëta për fenë e hebrenjëve e për fenë e krishterë, ndërsa i dyti përmban vetëm dogma e mite të fesë së krishterë. Dogmat e biblës. (Faqe: 138)
KURANI: Libër që përmban dogmat e fesë muslimane dhe legjenda të ndryshme mitike. (Faqe: 922).
Fjalën besim, që është një nga fjalët më të veçanta, më të rëndësishme në çdo gjuhë, hartuesit e Fjalorit e shpjegojnë në këtë mënyrë:
BESIMI: Bindje e fortë se diçka është e vërtetë. Besimi te Partia… (Faqe:127)
Besimi te Partia ishte ai që i verboi hartuesit e Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe që të shohin dritën, që t’i ndriçojnë gjërat... Po, ata e deshtën terrin! Pse?
“ Sepse veprat i kishin të këqija. Vërtet kushdo që bën të keqen, e urren dritën dhe nuk del në dritë që të mos i zbulohen veprat e tija, kurse ai që vë në zbatim të vërtetën, ai del në dritë, se veprat e tij u kryen në pajtim me vullnetin e Zotit”. (Besëlidhja e Re, Gjoni, 3:19-21)
Kuptohet, hartuesit e Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe e kryen këtë vepër në pajtim me vullnetin e Partisë e jo në pajtim me vullnetin e Zotit. Ata, madje, e mohonin Zotin me këto fjalë:
ZOTI: “Sipas paraftyrimeve fetare e mistike, qenia më e lartë e mbinatyrshme, e trilluar nga fetë e ndryshme, e cila gjoja e ka krijuar botën, qëndron mbi te dhe drejton gjithçka.
S’ka Zot. Nuk i lutemi zotit.” (Faqe: 2248)
Kurgjë s’na ka gjet çka ka mundur të na gjejë! Zoti na ka ruajtur! Përndryshe, popujt e kanë gjendjen ashtu siç e meritojnë.
Hartuesit dhe redaktorët e Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe ishin të gjithë bijt e Nënës Parti, e ajo ishte një nënë e keqe… Shën Bernardi tha: “Është një nënë e keqe shumë, kjo i ka dy motra: gënjeshtrën dhe dyshimin.” Por, këta ishin edhe mohues të Zotit...! A thua vall, hartuesit e fjalorëve te popujt tjerë si e shpjegojnë fjalën Zot? Qe, për shembull, si e shpjegojnë amerikanët:
Hartuesit amerikanë fjalën Zot (God) e shpjegojnë në këtë mënyrë:
“ZOTI: Krijuesi dhe Sunduesi i Gjithësisë, i Përhershmi, i Plotfuqishmi, i Plotmëshirshmi, i adhuruari nga njerëzit.” (New Webster’s Dictionary of the English Language, faqe: 210, botuar ne New York-Chicago, më 1975)
Ku mbetem ne, shqiptarët, aq krenarë, duke e mohuar Zotin, duke u bazuar në “shkencën marksiste-leniniste” edhe në gjuhësi, e ku janë amerikanët...!
Ndoshta një shembull krahasues me Fjalorin Amerikan të Gjuhës Angleze do të mjaftjë për t’u bindur se Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe është në këtë aspekt jo vetëm i padobishëm, por tejet i dëmshëm e me pasoja afatgjata ...
Këtë vit mbushen njëzetvjet që kur u botua në Tiranë, më 1980, Fjalori, dhe po aq mbushen në vitin e ardhshëm, nga dita kur u ribotua në Prishtinë, më 1981. Sot, si edhe atëherë, fjalët e këtij Fjalori të torturojnë. Dhe, në këtë botë nuk ka torture më të madhe sesa tortura me fjalë, tha Nadson-i.
Është e kuptueshme përse ka ndodhur kështu me Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, përse trajtohen e shpjegohen gabimisht fjalët e termat e ndryshme fetare, që janë rreth katërqind, por është e pakuptueshme që të mos hartohet një fjalor i ri, në kohën kur po dalin çdo ditë fjalorë të çdo lloji e madhësie në gjuhë të ndryshme, që po shiten si hallva nëpër rrugë e trotuare të çdo qyteti…
Sot, kur jetojmë në rrethana krejt të ndryshme, na duhet një Fjalor i Ri i Gjuhës së Sotme Shqipe. Sot, sidomos në Kosovë, ku jetojnë me mijëra të huaj, ushtarakë e policë ndërkombtarë, me mijëra civilë nga shoqata të ndryshme nga mbarë bota, të cilët po befasohen se të rinjtë shqiptarë sa bukur po i flasin e po i shkruajnë gjuhët e huaja, si anglishten, gjermanishten, frengjishten, italishten, arabi-shten etj. Por, së shpejti, ndërkombtarët që kanë filluar t’a mësojnë gjuhën shqipe do të befasohen se sa keq e flasim e sidomos e shkruajmë gjuhën shqipe, si pasojë e këtij Fjalori, deri diku...
Mos të harrojmë, gjuha është shenja më e madhe e një kombi. Gjuha shqipe është përmendorja më e çmueshme që e kemi ne, shqiptarët. Nëse nuk përpiqemi për gjuhën tonë, që t’a ruajmë, t’a pastrojmë e t’a zhvillojmë, atëherë do të përpiqemi për gjuhët e huaja, sikur ka marrë hov kjo dukuri, sa për një rrogë në UNMIK, OSBE, polici, e s’ju bie ndërmend më për Kosovë, Shqipëri...
Udhëheqësit shqiptarë, qoftë ata të politikës apo të kulturës, si edhe intelektualë të ndryshëm, përditë po mburren para të huajve se jemi popull biblik, se i takojmë Evropës së krishterë, se Nëna Tereze është e shenjtë, ndërsa në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe përbuzet e fyhet Bibla, feja, krishtërimi e aty shkruan se s’ka Zot, nuk i lutemi Zotit… nuk i besojmë Zotit… Prej rreth 2500 gjuhëve që fliten sot në botë, vetëm në gjuhën shqipe emri i Zotit ende shkruhet në shtypin tonë me shkronjë të vogël! Çka tregon kjo? A e meritojmë më mirë?! Aty ku mungon Zoti, feja, çdo gjë lëkundet… prandaj jemi, kështu qysh jemi…! Kush është përgjegjës? Sartri tha: “Intelektualët janë përgjegjës para popullit të vet, për atë që ka ndodhur, për atë që ndodhë dhe për atë që mund të ndodhë.”
Përndryshe, Zoti në Kur’an urdhëron e thotë:
“Nuk ia ndryshojmë gjendjen e një populli, përderisa ai popull nuk ndryshon vetveten.” (13 : 11)
Ata që janë kompetentë – le të fillojnë punën për të hartuar një tjetër Fjalor, se do të bëhemi edhe më hor…!
FEJA NË FJALORIN
E GJUHËS SË SOTME SHQIPE
“Në botë nuk ka torturë më të madhe se sa tortura me fjalë” - NADSON.

Mexhid Yvejsi- Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009
Similar topics
» FEJA ISLAME, poezi nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» TARIKATI MELAMI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» TARIKATI BEKTASHI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» TARIKATI TIXHANI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» RRETH TARIKATIT SHAZILI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi