Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Istogu i Troftës - Trofta Shqiptare

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Istogu i Troftës - Trofta Shqiptare Empty Xhevat Rexhaj: Istogu i Troftës - Trofta Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 2:47 pm


Xhevat Rexhaj: Istogu i Troftës - Trofta Shqiptare U1_1
Pronari I TROFTËS Ismail Bytyqi me autorin
ISTOGU I TROFTËS- TROFTA SHQIPTARE
Suksesi i një privatizimi të mirëfilltë
Nga Xhevat Rexhaj- Cerrca
Shteti më i ri i njohur ndërkombtarishtë është republika e Kosovës. Shtetasit e saj, thënë të drejtën jetuan me republikën e Kosovës që prej vitit 1990, qysh ahere kur u shpall deklarata kushtetuese dhe Kushtetuta e republikës së Kosovës, e që u përmbyll me referundimin për pavarësi në vitin 1991, për të iu dhënë hapësirë zgjedhjeve të para demokratike për qytetarët Kosovës në maj të vitit 1992, kur u zgjodh Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti i parë i >republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Pra shtetasit e Kosovës e kishin ngulitur në kokë dhe në zemrat e tyre të arriturën më të madhe respektimin e votës së lirë të tyre. Ky edhe është fenomeni më i madh i një populli të qytetëruar dhe me civilizim evropian. Realiteti e deshi që Kosova vërtet të ishte fenomen në vete.
Ndodhën shumë ngjarje dhe lufta e pas saj edhe votimet e popullit. Ishin votimet thuaj të një natyre dhe të një fisnikërie, gjithherë fitoi ai që më së shumti punoi për shtetin. Me këtë u vërtetua edhe njëherë se populli shqiptarë është i urtë dhe i gatshëm për të ardhmen.



Xhevat Rexhaj: Istogu i Troftës - Trofta Shqiptare U1_3
Fatmiri, Agroni, Valoni
Sfida tjetër ishte ringjallja dhe ribërja e sistemit ekonomik, mirëqenës së qytetarëve dhe instalimin e një infrastrukture të mirëfilltë për të ardhmen. Për këtë u kujdesën e3dhe miqtë tanë amerikan dhe ata nga bashkësia evropiane, si dhe Migracioni i flakët dhe patriot i diasporës shqiptare. Filloi edhe privatizimi i shumë ndërmarrjeve të të ashtuquajtura shoqërore, pra filloi epoka e një ndarjeje nga socializmi dhe kthimi nga kapitali pra kapitalizmi modern. Shumë ndërmarrje u privatizuan, shumë biznesmenë u futën në garë kush të blej më shumë shpesh edhe pa mbulesë dhe strategji se si do të funksionoi krejt ajo që quhet pronë private, pra aty kuptohet se fitimi është primar por për këtë nevojiten punëtor dhe nevojitet rregull ; të paguhen sipas kontratës punëtorët, të paguhen tatimet e ndaj shtetit dhe të respektohet e tërë marrëveshja sipas kontratës së shitblerjes për renovime dhe udhëheqje të ndershme. Duhet thënë haptas se shumë pronar-kapitalistë të rijnë që në fillim hasen në probleme, jo eksperienca, jo transparenca dhe jo ligjshmëria u krijuan atyre telashe dhe disi mbeten të dëshpëruar me vetveten. Një numër i biznesmenëve të sinqertë të drejtë dhe të profesionalizuar në këtë sferë filluan me zbatimin e kontratave dhe filluan me kujdes punën, gjatë viteve ata edhe u zgjeruan më shumë dhe tani më janë pjesë e një ndryshimi sensacional të vetë ndërmarrjeve të qytetarëve dhe të komunave ku ata veprojnë.
Unë me këtë rast do të ndalem një fenomen të them fenomenal, një realitet që duket dhe preket nga shumë kush në Istog në Kosovë dhe jashtë Kosove., kjo është Kompania Trofta.
Vetëm pak historiat, ky motel në vitet e ish Jugosllavisë ishte “ Ribnjak”, këtu me peshkun tonë istogas ushqeheshin krejt Serbia, krejt politikajt e tyre e më gjerë, në vitet e pas 81 -ës na i dërguan policinë speciale serbe dhe boshnjake dhe pasi që rrasnin mirë peshk edhe na rrihnin, e ne shumica shqiptare e shikonim këtë objekt si të huaj, besa edhe nuk e dinim se çfarë shije ka peshku i përgatitur, s`na e mbërritke xhepi...
Xhevat Rexhaj: Istogu i Troftës - Trofta Shqiptare U1_2Nuk do ishte Istogu Istog, sikur të mos kishte gjithherë njerëz të vërtet, patriot dhe njerëz të urtë, nuk do ishte Istog sikur të mos kishte gjithherë mendje të ndritura dhe vizionarë, edhe në politikë po edhe në rrafshin e ekonomisë së duhur proevropiane. Fatmirësisht kur doli tenderi për Troftën atë e fitoi një Istogas, një Njeri që ishte Profesor përpara në Istog, një babë dhe një bashkëshort një familjarë i ndershëm Zotëri Ismail Bytyqi. Ky njeri me vite ishte figurë kryesore e qetarëve shqiptarë me vendbanim në Beneluks, ky ishte veprimtarë i rralë pa zhurmë të madhe por me veti patriotike të pastra shqiptare, pra ky njeri së bashku me bashkëshorten e çmuar dhe djemtë e tij filloi një betejë tjetër, të kthehet në atdhe dhe të nis një proces konkret për ndihmë Istogut, të punoi me vepër e jo me fjalë e bleu Troften, e rinovoi dhe investoi shumë në të, e bënë në vazhdimësi, punësoi afër 100 punëtor të rregullt dhe sezonal, filloi joshjen turistike dhe gradualisht sjell të tërë Kosovën në Istog, mrekulli.
Kompania Trofta është shembull për respektimin e të gjitha detyrimeve ligjore, Trofta ndihmon shumë Istogun në shumë aspekte por Trofta ndihmon me tatime reale edhe vetë komunën.
Në fund të prillit dhe konkretisht me 1 Maj isha prezent së bashku me miçë dhe kolegë të mi në Troftë, ishte diçka e papërshkrueshme edhe atë ditë si për inat ishte ftohtë dhe pak me shi, në sallë brenda prej orës 11.00 nuk kishte vend, pronari pranoi ta hapin punëtorët qerasën fantastike verore e tëra u mbush mbi 550 vende, turmat vinin pandërprerë dhe nga kureshtja mendova të pyes disa se nga vijnë pasi që dëgjova se një grup prej 20 vetash ishin nga Presheve e jonë. Pas disa interesimeve të mia kuptova se ishin grupe nga Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, Skenderaj, Prishtina dhe shumë nga Peja. Besim P. Dhe Qenan B. Nga Presheva thanë; lum ky pronar për vete dhe familjen e vetë për ketë mrekulli shqiptare; qe besa edhe unë u thashë faleminderit për ardhjen nga larg.
Një fenomen tjetër në këtë kompani është edhe ekipi i shërbyesve dhe ai në kuzhinë, të rijnë dhe të reja, të veshur elegant, të bukur dhe të hareshëm, ndërsa ajka është kombinimi i duhur me shefat e sallave, Agroni, Fatmiri dhe Valoni rrezatojnë ngrohtësi, sjellje qytetare njerëzore dhe edukatë familjare, ata të joshin me pritje që të vish prapë në Istog.
Kompania Trofta nuk është vetëm Hotel restaurant, aty prodhohet peshku, aty janë kampshtëpizat( bungallovat) dhe tani më posedon edhe Renta Car.
Xhevat Rexhaj: Istogu i Troftës - Trofta Shqiptare U1_4Në bisedën e gjatë dhe miqësore me Z. I. Bytyqi mbetesh i impresionuar nga sjellja e tij njerëzore, nga vullneti i tij që njerëzit pra vizitorët që vijnë këtu të ndihen rehat dhe të kënaqur jo vetëm me ushqim por edhe me peizazh të bukur. Ai tregon se familja e tij është mbështetësi kryesor i kësaj arritjeje ai lavdëron shumë edhe Z. Arif Ipekli për mbështetje të madhe, por nuk harron të falënderoi tërë qytetarët e Istogut për bashkëmbeshtetje. Z. Bytyqi një lëvdatë të posaçme e ka për punëtorët e Troftës të cilët vërtet punojnë dhe angazhohen si të ishte Trofta e tyre, kuptohet se edhe ata janë shumë të kënaqur me të ardhurat e tyre.
Si Ismaili janë edhe vëllezërit e tij të cilët vërtet tregohen se si mund të funksionoi raporti vëlla, çka sot në shumë raste nuk është e parë.
Pra shikoja balenat përplot me Trofta istogase dhe mahnitesha nga salla dhe terasa verore përplot me mysafirë të buzëqeshur të qytetëruar, të kënaqur dhe të gëzuar...
Ishin bre vlla të gjithë shqiptarë, pra hanin dhe kënaqeshin shqiptarët, e jo Beogradi por nëse ata duan të shohin mrekullinë shqiptare mirë se vijnë si turistë në Istog, pra në Republikën e Kosovës.
Nuk e pata për reklamim e pata nga dëshira dhe vullneti i im, impresionuese është TROFTA në Istog, shqiptarë të të gjitha viseve ejani se Istogu ju pret njerëzisht aty afër është edhe Cerrca e një Njeriut më të Madh Shqiptarë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi