Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof Dr. Jahja Koka:Stuhitë e fuqishme magnetike diellore: Ndryshimet dramatike të fundit në motin hapësinor

Shko poshtë

Prof Dr. Jahja Koka:Stuhitë e fuqishme magnetike diellore: Ndryshimet dramatike të fundit në motin hapësinor Empty Prof Dr. Jahja Koka:Stuhitë e fuqishme magnetike diellore: Ndryshimet dramatike të fundit në motin hapësinor

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 20, 2014 1:03 pm

Prof Dr. Jahja Koka:Stuhitë e fuqishme magnetike diellore: Ndryshimet dramatike të fundit në motin hapësinor


Prof Dr. Jahja Koka:Stuhitë e fuqishme magnetike diellore: Ndryshimet dramatike të fundit në motin hapësinor Largea_jahja-kokaj1403209241


Dielli është burim i energjisë dhe jetës në Tokë. Lindjen e çdohershme të Diellit njerëzit e përjetojnë si ditë të re, ngrohtësi, gjallëri dhe shpresa të reja. Kurse perëndimin e përjetojnë si fillim të natës, ftohtësisë dhe errësirës. Civilizimet e hershme, fiset primitive, popujt e lashtë pagan apo me besime politeist, përfshirë këtu edhe Ilirët, shpesh e kanë konsideruar Diellin si Zot apo burim të fateve dhe jetës njerëzore. Dielli është në qendër të vëmendjes së shkencës dhe teknologjisë bashkëkohore, e cila vazhdimisht rilevon fshehtësitë e reja të brendësisë dhe sipërfaqes së diellit, por edhe efektet serioze që ai i bënë në motin hapësinor dhe jetën në Tokë.
Qëllimi i këtij artikulli është që të njoftoj lexuesin, me një gjuhë popullore, me të arriturat më të fundit në shkencën për Diellin dhe efektet e tij në jetën tonë, si dhe për disa rezultate të hulumtimeve të mija në Observatorin Mionik të cilin e udhëheqi unë.



Dielli dhe stuhitë diellore: Moti hapësinorë dhe efektet në jetën tonë

Sa herë që shikojmë Diellin, sidomos në momentet e lindjes apo perëndimit, e shohim si një top të bukur të kuqërremtë, mbi bjeshkët apo vijën e horizontit, i cili ka një sipërfaqe të lëmuar dhe të qetë. Kënaqemi me atë fenomen magjepsës kur ai zhytet nën vijën e horizontit, kur errësira fillon ta kaploj dritësinë. Rrallëkujt i shkojnë në mend faktet shkencore që ajo copë rrethore e zjarrtë me rreze afër 700 000 km, që gjendet rreth 700 milionë kilometra larg, aspak nuk është me sipërfaqe apo brendësi të qetë. Ka bërthamën me rreze 200 mijë km duke u rrethuar me pesë shtresa koncentrike sferike; shterat e radiacionit, konveksionit, fotosferike, kromosferike dhe tranzicionit, e cila mbështillet me koronën diellore, e cila është hapësirë shumë e ngrohtë me madhësi kolosale.
Në të gjitha këto zona ndodhin ngjarje dramatike, të cilat po i zbulon shkenca bashkëkohore, por dihet që bërthama është pjesa më e rëndësishme për Diellin, sistemin diellor dhe neve në Tokë. Në të vërtetë aty mbretëron një shtypje kolosale gravitacionale. Masa e diellit është rreth 0. 99 herë dhjetë në fuqine e 30 (përçudi masa e një elektroni është 9.1 herë dhjetë në fuqinë e minus 30, numri 30 është karakteristik për të dyja rastet). Kështu që nën verimin gravitacional të kësaj mase Dielli duhej të ndrydhej deri në madhësi pikësore. Nën këtë shtypje kolosale gravitacionale atomet janë ndrydhur aq shumë, sa që janë të shkatërruara duke i bërë të veçanta protonet apo duke formuar një materie të jonizuar super të nxehtë që quhet plazmike (nuk është as e ngurtë, as e lëngët, e as e gazët). Nën këtë shtypje dhe temperaturë formohet reaksioni vargor bërthamor i quajtur fusion. Gjatë këtij procesi miliona mega ton masë shndërrohet në energji, në çdo sekondë. (Fatkeqësisht në librat e shkollës së mesme dhe universitare në Kosovë mohohet ky proces!!). Nga fuzioni bërthamor gjenerohet energji kolosale që formon aq shtypje nga brenda jashtë, sa që i përballon kollapsimit të përmendur gravitacional. Jeta e diellit do të zgjatë derisa të shpenzohet lënda e parë - protonet për gjenerimin e energjisë së bazuar në fuzion bërthamorë. Një ditë ato do të shpenzohen kur edhe do të shënohet vdekja e Diellit. Gjatë momenteve të kollapsimit apo vdekjes së tij, Dielli gjatë peripecive të fundit, do të gallbëron tërë trupat e sistemit diellor, pra edhe Tokën tonë duke u shndërruar në një trup shumë të vogël të quajtur xhuxh i bardhë ose yll neutronik.
Shkenca jonë tokësore e din teorinë fuzionale, por akoma nuk kemi e arritur mençurinë e nevojshme për ti formuar kushtet teknologjike të gjenerimit të energjisë së fuzionit bërthamorë. Kur kjo të arrihet, vetëm protonet që gjenden në një gotë uji, do të mjaftonin që për një vjet ta furnizojnë tërë Kosovën me energji elektrike.
Depërtimi i energjisë fotonike apo radioaktive nga bërthama, në sipërfaqe të Diellit është proces shumë kompleks me kohëzgjatje kolosale. Për shkak të lëvizjes së grimcave të elektrizuara formohet fusha bazë magnetike që superpunohet me një fushë sipërfaqësore magnetike. Kjo e dyta buron nga pikat apo njollat diellore të cilat formohen në sipërfaqe diellore ku mbretëron një temperaturë më e ulët. Formimi i pikave apo fushës sipërfaqësore diellore karakterizohet me një periudhe 11 vjeçare. Kjo periudhë shënon edhe ndryshimin alternativ të pozitës së poleve veriore-jugore, duke e ndryshuar pozitën e njërit dhe zëvendësuar me tjetrin pol. Formimi i pikave diellore pason me lansimin e vrullshëm të një mase kolosale të materies plazmike, e cila duke shpërthyer nëpër koronën diellore formohet një stuhi kolosale magnetike, që mund të arrijë deri në Tokën tonë. Këto grimca dhe stuhi diellore mund të arrijnë deri në Toke duke shkaktuar ndryshime në motin hapësinor.
Parashikimi i këtyre fenomeneve dhe fatkeqësive eventuale që ato shkaktojnë është objekt studimi në shumë observator dhe qendra relevante shkencore në botë. Të shtojmë këtu që me këto procese lidhet edhe formimi i aurorave, të cilat shihen në qiell, por që nuk janë të rrezikshme.
Ngjashëm me shkallët e tërmeteve, shkallët e stuhive diellore klasifikohen me B, C, M, X. Shkalla më e lartë që mund të përcillet me rreziqe edhe më serioze është shkalla X. Për këtë arsye NASA me Observatorin Dinamik Solar dhe ESA (Agjencinë Europiane Hapësinore) me 4 satelitë, i përcjellin me shumë përkushtim stuhitë diellore duke prognozuar edhe motin hapësinor dhe rreziqet eventuale.

Në imazhin që NASA fitoi me anë të Observatorit hapësinor, shihen stuhitë diellore në një shkallë të lartë X, këto dite, saktësisht të premten dhe të shtunën.
Observatori mionik në Kuvait dhe mundësia e realizimit në Kosovë
Në Kuvajt kemi themeluar observatorin Mionik në të cilin unë si zëvendës drejtor, jam kompetent për marrjen dhe revelimin e rezultateve në internet. Përderisa imazhet e fituara nga NASA që shihen më lartë, janë të bazuara në gjatësi të ndryshme valore më të mëdha, observatorët mionikë japin rezultate kuantitative dhe janë të bazuara në detektimin dhe matjen e grimcave që kanë gjatësi shumë më të vogël valore. Në botë ekzistojnë 4 qendra observuese të bazuara në detektimet mionike: Hobart (Australia), Nagoya (Japoni), Sao Martinho da Serra (Brazili) dhe Kuvajt, në qendrën ku punon autori i këtij artikulli. Në internet në adresën: http://www.bartol.udel.edu/~takao/test_kuw.html revilohen për [do ditë rezultatet nga këto 4 qendra botërore, të lidhura në formë të një rrjeti ndërkomunikues dhe studiues. Këto rezultate të matjeve mund ti shfrytëzojnë studiuesit e tërë botës.

Në figurën me diagram shihen rezultatet e fituara në Observatorin e Kuvajtit, të cilat mund të shihen në internet në adresën http://www.bartol.udel.edu/~takao/muonnet.html. Rezultatet kuantitative në fjalë , pas procesimeve matematikore, mund të shihen, që korrespondojnë me rezultate që shihen në imazhet që ka reviluar NASA.

Observatori mionik në Kosovë?


Koordinator i rrjetës botërore për observime mionike është Prof. Dr. Kazouki Munakata, nga Japonia. Në vitin e kaluar në komitetin ndërkombëtar të observimeve mionike është dhënë propozimi që të formohen edhe tri qendra tjera si motra observuese. Me propozimin e anëtarit të komitetit shkencor ndërkombëtar në fjalë, autorit të këtij artikulli, është aprovuar që një nga observatorët të jetë edhe në Kosovë. Përderisa në dy vendet tjera: në Greisëald të Germanisë dhe Aragatas të Armenisë (prej nga vjen një shkencëtar i famshëm i kësaj lëmie), janë përfunduar observatorët me pajisje dhe ka filluar testimi i fundit eksperimental.
Në Kosovë akoma nuk është lejuar procedimi i observatorit dhe planetariumit të ndërtuar në Çabratin e Gjakovës.
Autori i këtij artikulli, themelues i Observatorit mionik në Kuvajt dhe bashkëpunëtor i Prof. Manukata që nga themelimi i rrjetës ndërkombëtar observues, ka themeluar Qendrën Shkencore kozmosi dhe njeriu në Kosovë. Në bazë të të gjitha rregullativave administrative dhe vendimeve zyrtare- shtetërore të plotësuara në tërësi, ka ndërtuar edhe Planetariumin dhe Observatorin në Çabrat-Gjakovë. Por, për arsye të çuditshme, i është ndaluar procedimi dhe realizimi, me disa veprime ilegale konservatore anti shkencore. Anëtarët e Qendrës Kozmosi dhe Njeriu, Lluka Qafoku ( studiues i njohur nga Tirana, Avdyl Berisha, drejtor i Observatorit (nga Boni), Merita Mesini (zbuluese teorike e universeve paralele), autori i këtij artikulli e shumë të tjerë memzi presin heqjen e pengesave të çuditshme dhe procedimin e punës së planetariumit dhe Observatorit në Çabrat të Gjakovës dhe kyçjen në rrjetin ndërkombëtarë shkencor astronomik. Rrezikohet që pas një zgjatje siç ka ndodh deri tani për shkak të pengesave, vendi i rezervuar në rrjetin e observimeve mionike të stuhive diellore, të humb meqë ka kohë që për një vend të këtillë kanë konkurruar edhe institucione nga Greqia, Kroacia, Serbia dhe Turqia.



Autori është drejtor i Qendrës Shkencore Edukative Kozmosi dhe Njeriu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi