Bisedë për librin me bashkëkombas në Diasporë dhe miq të shqiptarëve
Faqja 1 e 1

Alfred Papuçiu
Të flasësh për librin, duke përfshirë edhe atë në gjuhën shqipe, duhen orë të tëra dhe faqe të shumta gazete. Por fatmirësisht, Diaspora shqiptare ka fatin e mirë që mund të hedhë mendimet e veta lirisht dhe ato të përfshihen tek gazeta Koha Jonë me prestigj.
Tani, më lejoni të kthehem tek subjekti i këtij shkrimi, që ndoshta përmban vetëm mendime personale, por edhe disa sygjerime që rrjedhin nga bisedat me bashkëkombas në Diasporë dhe miq të shqiptarëve, këto ditët e fundit në Gjenevë.
Panairi i librit dhe Pierre-Marcel Favre, President i tij që nga krijimi
Nga data 22-26 Prill 2009 në sallonin e ekspozitave Palexpo të Gjenevës, u mbajt panairi i 23-të Ndërkombëtar i Librit dhe i Shtypit. Panairin e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe këshilltari Federal i Konfederatës Zvicerane, ministri i Kulturës, Pascal Couchepin, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Kulturës të Kantonit të Gjenevës, Charles Beer, Presidenti i Panairit Pierre-Marcel Favre dhe autoritete të tjera të larta zvicerane. Panairi grumbulloi 720 ekspozues, ose 50 më tepër se vitin e kaluar dhe zuri një sipërfaqe prej 1000 m2 më tepër se në 2008. Panairi i vizitua nga mëse 105.000 vetë. Ky mbetet takimi më i madh kulturor në Zvicër. 450 autorë kishin ardhur për t’u takuar me lexuesit e shumtë të veprave të tyre. Kur e pyesin të nderuarin Pierre-Marcel Favre se si është e ardhmja e librit, ai përgjigjet me filozofinë e tij të përherëshme optimiste: „Duhet thënë se edhe ajo vuan, por si në të gjithë fushat: ka shumë këngëtarë, shumë filma, shumë nga të gjitha. Natyrisht kjo mund të shkaktojë shqetësime, duke „mbytur“ veçanërisht disa botime me meritë. Por nga ana tjetër, mund të thuhet se është diçka e mirë që shumë autorë kanë shansin e tyre. Për shëndetin e plotë të librit, të të gjitha llojeve, ka një të ardhme të mirë. Por disa fusha janë më pak mirë, si për shembull libri universitar…Me më tepër se 100 botues për 1.300.000 frankofonë oferta është e konsiderueshme. Botuesit tanë nuk janë përfaqësojnë ndërmarje, por më tepër janë si artizanë. Disa prej tyre qahen dhe kanë me të vërtetë vështirësi, megjithë subvencionet e shumta. Më tepër ata janë të apasionuar, për të mos thënë heronj të vërtetë me paga të ulëta ».
Pyetjes se ç’mendoni për çmimet e librave në Zvicër, ai ju përgjigj : » Kjo është një çështje e madhe. Ne jemi klientë shumë të mirë të Francës dhe është e vërtetë se librat janë shumë më të shtrenjtë në libraritë tona, por ky është një debat tjetër. Ndërsa lidhur me evolucionin e të lexuarit, statistikat franceze dhe zvicerane nuk duhen ngatërruar. Në radhë të parë, lexuesit e mëdhenj nuk kanë qënë asnjëherë aq të shumtë. Po ata që lexojnë shumë mbeten gjithmonë. Edhe ata që nuk lexojnë asnjëherë, edhe nesër nuk do të lexojnë. Ndërkohë, duhet bërë një punë më e madhe me të rinjtë, me ta duhet bërë një punë emulacioni, siç e kemi inkurajuar në Panairin e Gjenevës. Shihni Betejën e Librit ! Por kjo nuk mjafton, por unë besoj tek refleksi i librit. Të shëtisësh apo të kalosh kohën me një libër, kjo është një kënaqësi e pazëvëndësueshme…Ndërsa për librin elektronik ai do të demokratizohet shpejt, por unë nuk besoj se ai do të zëvëndësojë plotësisht librin klasik, të paktën tek lexuesi mesatar“.
Pyetjes se si e sheh ai të ardhmen e Panaireve të librit, ai i përgjigjet : « Gjithçka varet nga formula. Për vendet gjermanofone, që janë të prirura nga leximet publike, ato nuk kanë një « kulturë » panairi : Franfurti interesohet kryesisht për profesionistët. Kurse në Francë, panairet e librit në provinca po shtohen, njësoj si në Gjenevë, ku ne jemi përpjekur ta kthejmë në një festë me pole të ndryshme dëfrimi kulturor. Edhe nëse do t’ja kaloj stafetën dikujt tjetër, pas dy ose tre vitesh, formula është e mirë për të vazhduar ».
Pierre-Marcel Favre boton 50 libra në vit, ose më tepër se një libër në javë, pasi gjatë pushimeve verore dhe dimërore, shtypshkronjat punojnë shumë pak. Qysh nga 1987 ai organizon çdo vit Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të shtypit në Gjenevë. Ai udhëton shumë dhe fotografon. Pastaj ai i boton ato, por me një tirazh të kufizuar. Për të zanati i botuesit është një shkencë jo e saktë. Nga të gjitha botimet që dalin në dritë, pak më shumë se gjysma i pëlqejnë lexuesit. Në këtë drejtim, sipas tij, ka të bëjë përvoja, por edhe njëfarë pasigurie. “Dështimet janë të paevitueshme, thotë ai, “por kur romani gjen auditorin e tij, është gjithmonë një favor i një bashkimi të gëzueshëm midis aftësisë dhe fatit. Asnjëra dhe as tjetra nuk mund të ndahen”. Për të grate përbëjnë pjesën më të madhe të lexuesit. Ndërsa për autorët, për të nuk ka një paritet. Ajo që përcakton zgjedhjen është cilësia dhe forca e subjektit. Pierre- Marcel Favre botoi së fundi librin e gazetares së gazetës me prestigj « Le Temps » (Koha) që del në Gjenevë, Myret Zaki me titull: “UBS (Bashkimi i Bankave Zvicerane), anketë mbi një hata të madhe”, libër i cili është shitur më tepër se të tjerët. Ai që ka botuar shumë libra të autorëve të tjerë, është i prirur, siç shprehet vetë të shkruaj vetëm artikuj dhe jo libra. I palodhur, botuesi Favre është gati të nxjerrë një koleksion botimesh jo të zakonshme.
Pierre-Marcel Favre nuk ka munguar të botojë edhe autorë shqiptarë dhe ka një respekt të veçantë për gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Zvicër, por edhe veçanërisht për penën e artë shqiptare, Ismail Kadarenë. Së fundi botoi librin e shkrimtarit Fahri Balliu, me titull „La femme du diable : Nexhmije Hoxha, veuve du dictateur albanais, Enver Hoxha“ ( në shqip: „Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha“). Parathënia me titull: „Gra tiranësh“ është hartuar nga shkrimtari Ismail Kadare. Libri u prezantua edhe në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë, ku autori Fahri Balliu ja dhuroi edhe ministrit zviceran të Kulturës, Zotit Pascal Couchepin.
Në bisedë me Pierre-Marcel Favre, në ditët e Panairit, ku e takoja shpesh në pritjet e shumta që jepeshin, ai më buzëqeshte dhe bile më bëri një propozim që më ka lënë në mendime: të botojmë sëbashku një përmbledhje me tregime dhe refleksione në gjuhën shqipe dhe frënge. Një detyrë e vështirë për mua, duke njohur përsosmërinë e këtij botuesi fisnik, me një ecuri të veçantë në jetë. A do t’ja arrij kësaj ndërmarrje serioze, krahas punëve dhe andrallave të përditshme të jetës në Diasporë? Megjithatë, do nisem për rrugë…
Jeta e Pierre-Marcel Favre
Besoj se do jetë me interes për lexuesin e „Kohës Jonë“, të njohë shkurtimisht jetën e këtij botuesi jo të zakontë. Ai ka lindur në Lozanë të Zvicrës dhe ka dy fëmijë. Studjoi fillimisht arkitekturën. Kur kishte vetëm 17 vjet shkon në udhëtime në shumë vende dhe sidomos në Algjeri, disa muaj pas pavarësisë së atij vendi. Ky udhëtim i lë tepër mbresa kur sheh me sytë e tij hendekun midis asaj që lexohet dhe thuhet në Europë mbi Afrikën e Veriut dhe realitetin algjerian. Ai e ndjen nevojën që të informojë vetveten, duke qëndruar në Algjeri lidhur me hartimin siç duhet të historisë bashkëkohore të popujve të tjerë. 18 vjeçar merr patentën e pilotit privat, të cilën e plotëson me një provim të kaluar tek „Swissair“ i atëhershëm (tani „Swiss), si pilot profesionist, në Zyrih. Kur kishte vetëm 21 vjet, krijon një agjenci grafizmi dhe publiciteti. Hap një nga dy shtypshkronjat e para të „ofsejtit“ të shpejtë, para se të paramendojë dhe të botojë librat e tij të parë… Arriti të botonte 850 tituj librash, nga të cilat shiti më tepër se një milion ekzemplarë. Shumë libra të botuar tek shtëpia botuese që mban mbiemrin e tij, janë përkthyer në dhjetra gjuhë të huaja. Autorët e tij vijnë nga e gjithë bota. Në vitin 1989, me rastin e 700 vjetorit të krijimit të Konfederatës Zvicerane, Favre organizon një simpozium me temën „ E ardhmja e të shkruarit dhe multilinguizmi“. Në vitin 1992, krijon Panairin e parë të studentit dhe të vetëaftësimit dhe Europ’Art, ku paraqesin punimet e tyre shumë galeri nga më tepër se 20 vende… Ka krijuar ndër të tjera Fondacionin për shkrimin. Ai vazhdon të merret përsëri me Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të Shtypit në Gjenevë dhe njëkohësisht organizon ekspozita që vlerësohen shumë për Goya, Salvador Dali, Pikason, Miro, Xhyl Vernin etj. Më 9 qershor 1998, ish presidenti francez Zhak Shirak e dekoron me titullin e „Legion d’Honneur“ (Legjioni i Nderit) dhe pastaj bëhet edhe „Kalorës i Arteve dhe i Letërsisë“. Kariera e këtij botuesi fisnik, të thjeshtë, modest dhe komunikues, jo vetëm me të mëdhejtë e kësaj bote, por edhe me lexuesit e thjeshtë, kanë sjellë që ai të ketë admirues në gjithë botën, duke përfshirë edhe midis shqiptarëve….
Turqia, si e ftuar nderi e Panairit të Gjenevës
Këtë vit si e ftuar nderi ishte Turqia.Nëpërmjet trashëgimisë të saj historike dhe situatës gjeografike midis dy kontinenteve, ky vend është si një urë midis kulturave të ndryshme të karakterit oriental, perendimor, mesdhetar dhe e civilizimeve të ndryshme. Stenda e Turqisë ishte mbushur plot me libra të autorëve të ndryshëm turq, sidomos në gjuhën turke, por edhe frënge dhe angleze. Të bënte përshtypje cilësia e botimeve, nga të cilat duhet të marrin shembull dhe botuesit tanë. Gjithashtu edhe librat me vlera për historinë, kulturën e pasur turke, folklorin, turizmin. Përfaqësuesit turq ishin shumë mikpritës dhe në vargun e madh të librave në gjuhën turke, më dhuruan në shqip librin e autorit Reha Camuroglu me titull: „Një fije vonesë“, botuar nga botimet „Fan Noli“. Miqtë turq më dhuruan dhe librin „Turqia-urë midis dy botëve“, „Atlasin kulturor të botës turke“, „Mustafa Qemal Ataturku“, për Arkitekt Sinanin e famshëm shqiptar, si dhe disa botime të tjera të vlefshme, të cilave do t’u rikthehemi në një shkrim tjetër, nëqoftëse lexuesi i „Koha Jonë“ do të më japë mundësi në të ardhmen e afërt.
vijon
Alfred Papuçiu
Z. Alfred Papuciu, Solange d'Angely dhe Imer Cacaj |

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Bisedë për librin me bashkëkombas në Diasporë dhe miq të shqiptarëve
Shqipëria dhe Panairi Ndërkombëtar i Librit dhe i Shtypit në Gjenevë
Në Panairin e librit në Gjenevë, u paraqit në një hapësirë të madhe të veçantë, duke përfshirë edhe fotografi të shumta, dhe botimi „Shqipëria“ i fotografit grek, nga Selaniku, John Demos. Në ballë të ekspozitës ishte flamuri ynë kombëtar që fotografohej nga vizitorë të shumtë. Në vitet 90-të, Demos fotografoi ndryshimet e shoqërisë shqiptare gjatë rënies së regjimit komunist. Ai nëpërmjet pamjeve të shumta shprehëse, na paraqet vitet e para të tranzicionit dhe kthesat e një vendi që përballohet me një faqe madhore të historisë së tij shekullore. Shqipëria, sipas tij, është një libër i veçantë, në mënyrë të pabesueshme e plotë dhe misterioze, që të shton dëshirën që të dëgjosh zemrën e Ballkanit. John Demos në fotografitë e tij është përqëndruar në mitingjet politike, të refugjatëve që kërkojnë të afërmit e tyre, të shkatërrimit të arkivave të partisë komuniste në Shkodër më 2 prill 1991, të çiftit të sapo martuar që del i buzëqeshur para kameras, të njerëzve që mbajnë në duar flamurin kombëtar, por edhe të ditëve të zisë kur vriten të rinj demokratë në Shkodër. Ismail Kadare, figurë e shquar e mbrojtjes së letërsisë shqiptare, është autor i parathënies së albumit të botuar nga shtëpia botuese franceze me prestigj „Actes Sud“, ku shumë autorë me zë shqiptarë kanë parë dritën e botimit të veprave të tyre letrare.
„Shqipëria nuk ka pothuajse aspak imazh. Imazhi i saj është në ndërtim“, shkruan Ismail Kadare në tekstin e tij kritik, ku ai i bën pyetjen vetes mbi përfaqësimin e një populli të panjohur nga europianët. Dhe ai saktëson :« Shqipëria komuniste e djeshme, është pa dyshim, përgjegjësja kryesore e shumë gjërave (…) Ajo është bërë qesharake, duke patur si zgjedhje të ishte mbrojtësja e fundit e Stalinit. Ajo ngeli jashtë botës së civilizuar për shkak të egërsisë së saj pa precedent ».
«Ekspozita e madhe e posaçme nxorri në pah veprat e zviceranëve Alberto Giacometti, të jatit Giovani dhe të vëllait Diego. Ajo pati një sukses të madh popullor.
Në këtë panair morën pjesë me stendë Agjencia e Botimeve: BOTIMPEX, me president Dr. Estref Bega dhe „Botimet 55“, me Drejtor shkrimtarin Fahri Balliu. Ra në sy se stendat shqiptare kishin sjellë shumë libra: për të rritur e për fëmijë; libra letrare e historike, kulturore, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, CD e DVD, tregime të autorëve zviceranë dhe të huaj; libra për historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, për gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Këtë vit pati një larmi edhe në numrin e madh të shkrimtarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e viset, si dhe autorë që jetojnë në Diasporë. Në stendat shqiptare, përveç bashkëatdhetarëve të shumtë dhe miqve të shqiptarëve, erdhi dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Konfederatës Zvicerane, Zoti Mehmet Elezi. Ai vetë u paraqit me botime të tij, si dhe me fjalorin e madh të gjuhës shqipe, prej 41.000 fjalësh, një punë kolosale, por që duhet lavdëruar për pasurimin e shqipes të folur në mbarë Kombin tonë. Stendat shqiptare i vizituan dhe shumë miq e personalitete të shtypit, botues e shkrimtarë të huaj.
Librat janë kryesisht të rinj, të përzgjedhur dhe mbanin firmat e autorëve më të njohur shqiptarë e të huaj si:Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Kristo Frashëri, Ibrahim Rugova, Arben Puto, Fatos Kongoli, Eqrem Basha, Luan Starova, Shaban Demiraj, Fahri Balliu, Mehmet Elezi, Neritan Ceka, Hamit Boriçi, Adelina Mamaqi, Vedat Kokona, Bedri Dedja, Gaqo Bushaka, Diana Culi, Zija Cela, Koço Kosta, Ukshin Hoti, Shaban Murati, Ksenofon Krisafi, Tuni Papuçiu, Thani Naqo, Ernest, Koliqi, Alfred Papuçiu, Dashnim Ebibi, Xhevat Lloshi, Ali Mehmeti, Ilda Poda. Mehmet dhe Besa Myftiu, Kim Mehmeti, Nasho Jorgaqi, Natasha dhe Erida Bega, Miranda Vickers, Marie-Luce Dayer, Flamur Topi, Edmond Tupja, Ylvi Basha si dhe të shumë krijuesve të tjerë.
Pra një vend nderi në Panairin e librit në Gjenevë zuri edhe libri shqip, me librat që solli në radhë të parë i përkushtuari i këtij Panairi madhështor, Estref Bega i „Botimpex“. Ai vjen çdo vit që prej 21 vitesh dhe na servir libra në shqip apo edhe të autorëve të huaj. Vetë nuk është botues, por nga viti në vit e ka zgjeruar veprimtarinë e tij, me sjelljen e shtypit periodik apo revistave dhe botimeve nga Shqipëria në Gjenevë dhe në Zvicër. Ai ka arritur të „depërtojë“ dhe në Kongresin amerikan, me modestinë që e karakterizon. Në këtë drejtim një ndihmesë të madhe i ka dhënë atij dhe bashkëshortja zvicerane, Mireille, psikologe e dëgjuar dhe mike e shqiptarëve, si dhe dy fëmijët e tij, Edi dhe Erida. Libra të autorëve tanë të dëgjuar që nuk i gjen në kioskat apo librat e shumtë në pazaret e së shtunës në Gjenevë, tashmë me ardhjen e botuesve shqiptarë, ato gjenden vetëm në bibliotekat e bashkëbesëlidhësve shqiptarë dhe miqve zviceranë, apo të organizatave ndërkombëtare, apo në librari dhe biblioteka të pasura, si ajo e Pallatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku shkoj me kënaqësi dhe kaloj orë të tëra, apo ajo në Byronë Ndërkombëtare të Punës (BIT), OMS… Falë mirëkuptimit të autoriteteve zvicerane dhe të kantonit të Gjenevës, brezi i ri mëson shqip dhe ka libra shqip, si tek LAPSH (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë), tek Universiteti Popullor Shqiptar, tek Biblioteka e Kryqit të Kuq të Gjenevës dhe bibliotekat në lagje, por edhe tek Payot dhe FNAC. Unë dhe bashkëkombasit e mi e ndjejmë veten shqiptarë, këtu në Diasporë, ruajmë rrënjët nga kemi ardhur, mbaj si gjë të rrallë si edhe disa miq të mi, pemën gjenealogjike të familjes sime, të përgatitur me aq kujdes nga im atë i ndjerë, shkrimtari dhe gazetari Tuni Papuçiu. Shkëmbejmë vizita me shqiptarët e ndershëm që janë integruar në Zvicër që s’kanë të bëjnë aspak me ata „qoftgëlargë“ të pakët që deri diku ishin futur në rrugën e drogës, shtyrë nga dëshira për një fitim të shpejtë dhe të pamerituar me punë dhe djersë. Autorët shqiptarë në shqip dhe në gjuhë të huaj janë gjithmonë pranë nesh dhe këtë e dëshmoi dhe paraqitja me dinjitet e librit shqip në Panairin Ndërkombëtar të Gjenevës. Në këtë drejtim punë të mirë kanë bërë edhe fondacioni zviceran „Pro Helvetia“ dhe ndërmjetësimi i ambasadës zvicerane për botimin dhe përkthimin e autorëve shqiptarë dhe zviceranë.
Mendime të Diasporës shqiptare për librin shqip
Si shqiptar i thjeshtë në Diasporë dua të jap një mesazh modest. Ndoshta e kam përsëritur diku në shkrimet e mija kur një parlamentar thoshte se ne nuk kemi të drejtë të japim mendim se „jemi jashtë“ atdheut. Asnjeri nga ne nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë kur ka ardhur në këtë jetë dhe as mendon të nënshkruajë kur të largohet prej saj. Por çdonjeri me mendimet e tij, do apo s’do ai parlamentar „miop“, mund të shtojë një kat në kalanë e Kombit tonë, edhe duke sygjeruar diçka të vogël. Prandaj edhe kam sygjeruar disa herë që botuesit tanë të mendojnë edhe për botime dygjuhëshe, shqip frëngjisht dhe shqip anglisht, apo edhe në gjuhë të tjera, duke kultivuar dhe nxitur edhe lexuesin e huaj të blejë libra të autorëve shqiptarë. Shumë qytetare zvicerane që erdhën në stendën e librit shqip morën libra shqip për bashkëshortët e tyre sidomos nga Kosova. Unë nuk mund të harroj kurrë letrën e profesorit të nderuar të përkthimit dhe të gjuhës frënge, profesor Vedat Kokonës, i cili kur më dërgoi atëhere librin e tij: „Thërrime me mjaltë“, shprehte keqardhjen se një pjesë e shqiptarëve nuk i japin rëndësi gjuhës shqipe dhe përdorin huazime të kota. Të jesh shqiptar dhe të flasësh dhe të shkruash gjuhën shqipe letrare, kudo që ndodhesh në botë, është një respekt për atë komb të lashtë, me figura të ndritura të Kombit tonë, si Nënë Tereza, Skënderbeu, Fan Noli e shumë të tjerë.
Le të më lejojnë lexuesit të shkruaj dy fjalë edhe për 85 vjeçarin e përkushtuar të figurës së Skënderbeut në Gjenevë dhe në botë, profesorit Astrit Leka, i cili edhe pse në moshë të thyer punon shumë me librin shqip, krahas gjuhëve të tjera të shumta që zotëron. Atij i janë botuar në gjuhën frënge, në një revistë shkencore, kumtesa „Shqiptarët dhe Europa“ që e ka mbajtur në një simpozium ndërkombëtar. Profesor A.Leka ka botuar në gjuhën frënge „Histoire des Albanais“ për miqtë zviceranë dhe të kombeve të tjerë që e përbëjnë shoqërinë multietnike në Gjenevë. Ai ka gati për shtyp punimin „Shqiptarët gjatë shekujve“ në shqip, frëngjisht dhe anglisht. Dhe me të është i dukshëm një paradoks: sa më tepër shkruan, aq më tepër i mbetet për të bërë dhe çdo herë duke menduar se nuk e ka plotësuar detyrën e tij si bashkëkombas në Diasporë.
Arkitekti me origjinë shqiptare Franco Marussich, ka një bibliotekë shumë të pasur. Ai e plotëson atë çdo vit me libra të rinj, të blerë edhe në edhe në Panairin vjetor të librit dhe të shtypit në Gjenevë. Aty gjen edhe fjalorin frëngjisht-shqip të profesorit tim të nderuar të frëngjishtes, Vedat Kokona, një fjalorth italisht-shqip dhe shqip-italisht, botime për „Arbanasit“ e Kroacisë, për Zarën dhe lagjet e shqiptarëve atje, Ballkanin, Shqipërinë, Kosovën, për historinë e shqiptarëve, si dhe relike nga Zara, ku shqiptarët kanë fshatin e tyre me emrin „Arbanasi“, kishën, korin e tyre dhe ku rrugët mbajnë emrat e paraardhësve të Frankos. Ai është këmbëngulës për të arritur diçka, pasi thotë „jam si malësorët shqiptarë, pak kokëfortë, por dua që gjithçka të jetë e përsosur“…Diku, në shënimet e tij, ai më tregon të shkruar në frëngjisht: „Mon père était de langue maternelle albanaise“ (Im atë, gjuhën amtare e kishte shqipen). Pikërisht nga këto shënime, fillova punën time hulumtuese; gjeta shumë të dhëna historike për Marukët e lashtë dhe së fundi e shtyva mikun tim, duke i drejtuar shumë pyetje, duke i marrë orë të çmuara të punës së tij admiruese si arkitekt që kërkohet kudo, të më flasë për shqiptarët që kanë vendin e tyre të nderuar në bregun dalmat.

Bisedë me bashkëkombas dhe miq për librin
Ky shkrim për librat shqip, është bashkëbisedim me bashkëkombasit e mi në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë. Sidomos pas dëshirës së shprehur këto ditë, nga ana e miqve të mi të mirë, të mbledhur tek „Cajupi“, në mjediset e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, ku të presin bashkëbesëlidhësit shqiptarë, me gatimet tipike shqiptare, por edhe që të japin mundësi të lexosh në Bibliotekën e pasur, librat e mbledhur prej tyre, vite me radhë, shqip dhe në gjuhë të huaj. Ky mjedis, kohët e fundit është kthyer në një tribunë të librit shqip, ku autorë shqiptarë paraqesin botimet e tyre, por edhe nga miqtë zviceranë që shkruajnë për shqiptarët dhe zakonet e tyre të mira, si mikpritja, besimi, integrimi, shpirti i pastër, burrëria etj. Ai është bashkëbisedim edhe me Flamur Gashin që pret libra nga Shqipëria, Kosova, viset dhe Maqedonia në shqip për fëmijët e tij. Është dëshirë e Kamber Ndrecës dhe bashkëshortes së tij mjeke, Zejnullah Ademit, Milazim Vehapit, Mevlan Smajlit, Ragip Isufit nga Prishtina, Ulvi Vraniçit, Shqipe Mehmetit, Valbona Krasniqit. Libri është një përçues dijesh edhe tek shqiptarët, edhe pse disa prej tyre, i japin përparësi blerjes së një „Benzi“ 40.000 mijë frangash dhe nuk u shkon shumë dora tek xhepi për të blerë një libër në Panairin e Librit në Palekspo të Gjenevës. Në këtë drejtim lindin disa probleme që duhen zgjidhur me maturi, edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, sidomos me botuesit tanë të përkushtuar, por që shpesh harrojnë se konkurenca është tepër e ashpër edhe në fushën e botimit dhe të shpërndarjes së librave. Konkretisht, nëse botuesja e „Metropolis“ në Gjenevë, apo „Actes Sud“, „Albin Michel“, në Francë, „Favre“ në Zvicër, apo shtëpi të tjera me tepër prestigj në Angli, Amerikë, Gjermani, Argjentinë e gjetiu, i propozon një shkrimtari botimin e një libri të tij të ri, ajo jo vetëm që nuk u kërkon të holla shkrimtarëve për librat që do t’u botojë, por për më tepër u jep atyre të holla nga fitimet që nxirren nga botimi i librave. Po nuk u kuptua kjo nga botuesit shqiptarë, qofshin këta „të vegjël“ apo edhe „të mëdhenj“, libri shqip nuk do të shpërndahet si duhet dhe atje ku duhet. Një botues që merr paratë për botimin e një libri, pa dalë ai akoma nga shtypshkronja dhe kur e boton, as nuk e shpie në një librari të vetme në Tiranë apo gjetiu, nëse nuk ka kontroll ndaj tij për të drejtën e autorit, s’ka si të ecë siç duhet puna e librit. Cuditërisht, me daljen e Internetit, shumë gjëra merren vesh edhe nga shkrimtarët shqiptarë, se sa shitet libri i tyre, diku në një librari në Francë, Zvicër, Rusi, Angli, sa ekzemplarë ka kërkuar një ambasadë e huaj në Tiranë, kur flitet për vendin e vet dhe bashkëkombasit e vetë, sa franga apo euro e propozon një ent shitës, pasi është lidhur drejtpërdrejt me botuesin, pa marrë pëlqimin paraprak të shkrimtarit…
Kam mendimin se çmimet e librave shqip dhe në gjuhë të huaj, tek Panairi Ndërkombëtar i Librit në Gjenevë, Francë, Gjermani e gjetiu, duhet të jenë më të ulëta, se ato të bashkëbotuesve nga vende si Zvicra, Franca, Britania e Madhe, Gjermania etj, si për cilësinë, por edhe duke patur parasysh konkurencën e madhe që vihet re në botimet në botë. Libra shumë të mirë, aty shiten shpesh sa gjysma e çmimit të librave të propozuar nga botuesit shqiptarë. E kuptojmë se është çështja e kostos, e rrugës deri në Gjenevë, e stendës, që vetëm për 3 metra katrorë, duhet paguar 2100 franga zvicerane (?!) Por një gjest me dëshirë investimi të mëtejshëm, do të bëjë që një numër më i madh shqiptarësh por edhe miqsh tanë, të blejnë libra shqip. Në këtë drejtim, do të ishte e mirëpritur që një ditë të shihnim si të ftuar nderi Shqipërinë dhe Kosovën, që të përfaqësonin Kombin në Panaire të tilla me prestigj. Por në këtë rast do të duhej të bëhej një investim nga ministritë përkatëse të kulturës në Shqipëri dhe Kosovë. Një investim i vogël, por shumë domethënës për kulturën shqiptare, pasi „Botimpex“ apo zyra të tjera të shpërndarjes së librit, nuk mund ta përballojnë më vetë përhapjen e librit shqip. Ato nuk i mbulojnë asnjëherë shpenzimet që kanë bërë për pjesëmarrjen e tyre në këto panaire.
Shqiptarëve nuk u duhen më libra ku i thurren lavde kohës së kaluar, apo edhe vepra të E.Hoxhës që fatmirësisht nuk kishte në Panairin e sivjetshëm në Gjenevë. Atyre u duhen libra për mikpritjen shqiptare, zakonet tona të mira, për mirënjohjen, për politikën e jashtme të Shqipërisë, për Europën, Ballkanin…Shqiptarëve u duhen libra si ato të Prof. Dr. Hamit Boriçit që ka dhënë një ndihmesë të veçantë për publiçistikën shqiptare, si dhe për nderimin e figurave të shquara, shpesh të papërmendura nga shtypi ynë , me pa të drejtë. Le të përmendim vetëm disa prej tyre: „Nënë Kosova- ndjenja dhe mendime“; „Gazeta „Pellazgu“ dhe botuesi i saj Anastas Byku“; „Hafiz Ibrahim Dalliu- atdhetar dhe publiçist i shquar“: „Atë Kolë Berisha- etnograf dhe folklorist“ e sa e sa të tjera. Nëpërmjet librit mund t’i përgjigjesh edhe atij që „të vret këngën“ siç shprehet miku im Imer Cacaj, patriot, edhe atij që të cënon pa shkak, që hedh vrer, apo që është cmirëzi. Të mos harrojmë, se edhe ai mësuesi në fshat, edhe në kohë të shkuar të regjimit të E.H., në vend që të përfundonte në një pijanec, lexonte libra dhe mësonte gjuhë të huaj, edhe në atë dhomën e ftohtë atje në majë të malit. Prandaj një media që nuk kultivon një lidhje të ngushtë me lexuesin, është një media që nuk e ka jetën të gjatë, dhe sidomos kjo në kushtet e Shqipërisë, një vend i vogël, me tradita libërdashëse, por që janë zvenitur pak në kohët moderne, për shkak të disa kushteve objektive dhe subjektive. Zanati i botuesit është që të nxisë sjellje të reja në shoqërinë tonë të konsumit masiv që lindin vetëm nëpërmjet marrëdhënieve ndëraktive. Libri ka bërë miq dhe diskutojmë me ta në tryezën tonë me bashkëbesëlidhës, si për Heminguein, Nurisjenë, Panjolin, Kamynë, Zhorzh Haldasin, Margërit Dyras, Robert d’Angely, Marie-Luce Dayer, Francine Koch, Basil Schader e shumë të tjerë. Mjetet e tjera të komunikimit masiv si televizioni, radioja, interneti, nuk mund ta zëvëndësojnë kurrë bukurinë dhe madhështinë e leximit të një libri të mirë, tërheqës dhe që jep mesazhe miqësie, paqeje, solidariteti, mirënjohjeje. Nuk mund ta harroj kurrë atë intelektualin hungarez që rastësisht e takova diku në Gjenevë dhe pashë në bibliotekën e tij në apartamentin në Grand Sakoné, mbi 20.000 tituj librash në gjuhën hungareze dhe të huaj. Ne nuk duam të vihemi në garë me të dhe të kemi në bibliotekat tona aq shumë botime për Shqipërinë, Kosovën, viset, Maqedoninë dhe shqiptarët kudo që janë, por që krahas flamurit kombëtar apo kujtimeve familjare, biblioteka personale të jetë pjesë e pandarë e mjedisit familjar. Nëpërmjet librit të mbajmë të gjallë gjuhën shqipe edhe të shkruar, një gjuhë nga 9 gjuhët indoeuropiane më të vjetra dhe që nuk e ka prejardhjen nga ndonjë gjuhë tjetër, por që ka mbetur e paprekur, megjithëse Shqipëria ka qënë e pushtuar nga shumë të huaj gjatë shekujsh. Ashtu si edhe Kosova ka vuajtur nga regjimet e urryera serbomëdhenj. Nuk bëj ndonjë zbulim kur theksoj se emri shqip është gjetur në shënime qysh në kohën e Ptolemeut. „Shqipja nuk është e ngjashme me ndonjë gjuhë tjetër dhe shqipja e folur për herë të parë vjen nga ilirët, paraardhës të shqiptarëve, mijëra vite më parë“, theksohet në një enciklopedi britanike. Për shqipen e lashtë ka dëshmuar gjuhëtari gjerman Frans Bopp në 1854, pastaj në 1880 gjuhëtari tjetër gjerman Gustav Majer. Më tej në këtë rrugë ecën me botimet e tyre danezi Holger Petersen dhe austriaku Noerbert Jokl. Francezi Robert d’Angely që e ka patur gruan shqiptare nga Përmeti, ka botuar disa libra si „Enigma-Pellazgët“, „Etruskët në Perandorinë bizantine“, „Sekretet e Epitafeve“, „Për Perandoria osmane, shqiptarët, Epirin“, „Gramatika shqipe e krahasuar“. Fatkeqësisht vetëm një përmbledhje e „Enigmës“ është botuar në shqip nga shtëpia botuese „Toena“, e paraqitur edhe në Panairin e Librit në Gjenevë, ku disa ekzemplarë të saj që kishin ardhur nga Shqipëria u morën brenda disa orësh nga lexuesit shqiptarë. E bija e tij, Prof. Solange d’Angely, së fundi, pasi m’i dhuroi me autograft ë gjithë librat e të jatit për shqipen, më propozoi t’i përkthejmë ato në shqip. Po të shkojmë më tej: arvanitasi Aristidh Kola në librin e tij, të blerë nga bashkëatdhetarët në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe Shtypit në Gjenevë, për popullin pellazg që është paraardhës i ilirëve thekson se gjuha arvanitase është gjuhë e perëndive, është pikërisht ajo gjuhë që përmend Homeri dhe si të tillë ai nënkuptonte gjuhën shumë të vjetër pellazgjike.
Pra duan apo s’duan ata pak „gjuhëtarë“ ,të paguar enkas nga përfaqësues gjuhësh që ose e kanë humbur hapësirën e tyre për shkak të migrimeve, asimilimit të gjuhës së tyre, Shqipja cilësohet si gjuhë indoeuropiane dhe është pjesë e asaj familjeje. Alfabeti shqip ka 36 gërma. Të gjitha gërmat janë si alfabeti latin, përveç „ç“ dhe „ë“. Gërmat dyshe konsiderohen si një e vetme, për shembull th, dh, ll, gj e të tjera, por gjithsej janë 36. Anglishtja, gjuha më e folur sot në botë, ka disa ndryshime midis asaj që flitet në djepin e gjuhës në Britaninë e Madhe, në krahasim me atë amerikane, por të dyja kanë 26 gërma. Edhe alfabeti frëng përbëhet nga 26 gërma dhe gjatë një pune mbi 40-të vjeçare, përveç të tjerave në lëmin e bukur, por tepër të vështirë me librin, përkthimet, tregimet, meditimet, të kthyera edhe në këto gjuhë, shpesh për shkak të mosdijenisë së një termi, që i përkiste dendrologjisë ose iktiologjisë, më është dashur të shfletoj libra dhe fjalorë në disa gjuhë, për të gjetur fjalën e përshtatshme në shqip. Shpesh e kam patur më të lehtë, pasi shqipja duke më dhënë mundësinë të kem dhjetë gërma më tepër prej saj, fjala në gjuhën amtare ka dalë me shqiptim dhe kuptim të saktë. Linguistika nuk e ka më atë rol si shkencë kryesore që mund të përdorej nga shtete të mëdhenj për të bindur përfaqësuesit e kombeve më të vegjël, se përkatësia e tyre mbetet vetëm tek gjashtë gjuhët e përdorura në Kombet e Bashkuara, apo edhe në konferenca shkencore për probleme të mjekësisë, sëmundjeve gjenetike, shkencës në përgjithësi, letërsisë, artit. Francezët, dhe vendet frankofone, nëpërmjet „frankofonisë“, si edhe përfaqësuesve të tyre diplomatikë, pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare të librit, janë më të përparuar në drejtim të përhapjes së gjuhës frënge, në një botë që po dominohet pak e nga pak nga anglishtja. Gjuha frënge e përdorur nga Molieri, Balzaku, Alfons de Lamartine, Zhan Zhak Ruso, Volteri, Marcel Panjol, Stendali, Aleksandër Dyma, Alber Kamysi, Zhan Pol Sartrë, André Malro, Robert Shumani, Denis de Rougemont, Moris Dryon, Fransua Nurisié, Albert Kohen, Nikola Buvié, Zhorzh Castellan, Zhorzh Haldas, Marie-Luce Dayer, Liliane Perrin, Anne-Lise Thurler, André Clavel, Francine Koch, Patrik Puavre d’Arvor e shumë të tjerë të shquar, megjithëse nuk zë më atë vend që ka patur gjatë shekullit të kaluar, deri nga vitet 50-të, përsëri është e pranishme dhe më me forcë në letërsinë botërore. Gjuha angleze e Shekspirit, Hemingueit, Xhorxh Uashingtonit, Daniel Still, David Baldacit, Cërçillit, Kenedit, J.K.Rowling e „Hari Poterit“, Dan Brown i „Kodit të Da Vinçit“ etj., sot zë vendin e parë dhe ka shumë arsye që nuk ezaurohen me këtë shkrim… Të drejtë kanë edhe gjermanët, japonezët, spanjollët, portugezët, ballkanasit, duke përfshirë edhe grekët, fqinjët tanë, italianët, por edhe shqiptarët, pasi diaspora shqiptare flet dhe shkruan gjuhën shqipe, por duke respektuar edhe gjuhët e vendeve ku janë vendosur. Shqiptarët në Amerikë e duan librin shqip, bile edhe dy gjuhësh, pasi kështu fëmijët e tyre, në vend që të thonë „How are you“, të të drejtohen në shqip „Si jeni“, kur u shkon për vizitë në banesat e tyre dhe tek prindërit e tyre mikpritës.
Si pjesëmarrës që nga Panairi i dytë i librit në Gjenevë, më 1988 dhe në vazhdim, më lejoni të jap edhe një mendim modest, duke patur fatin të botoj këtu disa libra, si dhe të jem jo vetëm lexues por edhe pjesëmarrës aktiv në shtypin vendas, dhe në botimet e organizatave ndërkombëtare, me bazë në Gjenevë. Dëshira ime do të ishte që një veprimtari e tillë të organizohej edhe në Tiranë dhe Prishtinë, ndoshta me përmasa më të vogla, ku tanimë kanë marrë formë shumë shtëpi botuese të liçensuara, por edhe ato që përdorin shtypshkronjat për botimin e librave dhe vënë, ndoshta gabohem, siglën e tyre si botues. Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë kontribuon nëpërmjet programeve të ndryshme, për vetëaftësimin e profesionistëve të fushës së botimit që të mësojnë teknikat e reja të multimedias, si dhe për zhvillimin, ndër të tjera, të shoqatave të profesionistëve, si të Shoqatës Ndërkombëtare të Librarëve Frankofonë që kanë krijuar edhe dhënien e çmimeve letrare për vlerësimin e gjuhës frënge. Pra edhe vendi ynë, dhe botuesit, duke përfituar nga këto të mira që sjellin organizata të tilla si ONF, por edhe të tjea për gjuhën angleze, gjermane, spanjolle, portugeze, pse jo dhe të gjuhëve të Ballkanit, do të kultivojnë shijen për librin tek lexuesit shqiptarë. Natyrisht, në këtë drejtim është bërë një punë e lavdërueshme, por edhe më tepër mund të bëhet për ata 3 milionë shqiptarë në vend dhe ata disa milionë që janë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pamje nga aktiviteti
Ekspozita Shqipëria
Solange me përfaqësuesit e Kosovës
Stenda 55
Stenda e Botimpex 09 |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Alfred Papuçiu: Shkrimtari Kostaq Duka, një bashkëkombas i suksesëshëm në Diasporë
» Fatmir Minguli:BISEDE PER LIBRIN “STOLI NE PARKUN E VJETER” TE POETIT ADEM ZAPLLUZHA
» Skender Korça: Bisedë me …
» Bisedë miqësh me vargje
» Ilir Taraj:''Bisedë me DETIN ...''

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi