Fatmir Minguli:BISEDE PER LIBRIN “STOLI NE PARKUN E VJETER” TE POETIT ADEM ZAPLLUZHA
Faqja 1 e 1
Fatmir Minguli:BISEDE PER LIBRIN “STOLI NE PARKUN E VJETER” TE POETIT ADEM ZAPLLUZHA
Fatmir Minguli:BISEDE PER LIBRIN “STOLI NE PARKUN E VJETER” TE POETIT ADEM ZAPLLUZHA
Po mbushet gati një vit që Vladimir Muça, poet dhe njëkohësisht nënkryetar I Klubit të Shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit më njohu me dy libra poetikë të autorit kosovar nga Prishtina ,Adem Zaplluzha. Me kalimin e muajve dhe vetë u njoha nga afër me këtë poet si dhe me shumë libra të tjerë të tij .Për disa kam patur fatin t’i redaktoj e t’i paraqes me parathënie.
Një I tillë është dhe libri me poezi “Stoli në parkun e vjetër” botuar në muajin qershor të këtij viti në Prishtinë. Duke qenë një libër I veçantë në subjektin e tij dhe me risi të dukshme në stilin poetik,mendova që një bisedë me poetin durrsak Vladimir Muça sikur do të rifreskonte më shumë perceptimet për dukuritë e këtij libri.
Fatmir Minguli-Mendoj se një paraqitje e vizitës suaj në festivalin poetik të Kastriotit vitin e kaluar do kishte vlera të mira për lexuesit jo vetëm në Shqipëri.
Vladimir Muça—Makina e nisur nga Prishtina sapo kaptoi Kodrën e Trimave dhe vrulltazi u zhyt në mjegullnajën e smogut të elektraneve të Kosovës në Kastriot. Të ftuar nga shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazlliu” të Kastriotit (Obiliq), Nikolla Spathari ,unë dhe Agim Bajrami po shkonim me një përkushtim dhe dëshirë prej vëllau tek kolegët krijues të kësaj treve që ushqen me elektronë gjithë Kosovën, e duke mbajtur për vete smogun mbytës të qymyrit të djegur. E të mendosh që në këtë smog që të merrte frymën, bulëronte si zambak I Prizrenit një Festival poetik I mbështetur me shumë dëshirë nga autoritetet vendore .Për ne të ardhurit nga qyteti bregdetar I Durrësit ,ky festival thoshte shumë gjëra.
Që nga organizimi i festivalit i organizuar me emrat konkurentë të koduar,pjesëmarrja e gjërë ,anëtarësimi në këtë klub i shumë anëtarëve të LSHK-së nga Prishtina ,tregonte për seriozitetin e punës si dhe përkushtimin që kishin drejtuesit e shoqatës ,me një eksperiencë tashmë dhjetëravjeçare Festivali u zhvillua në unison me aktivitetet historiko –përkujtimore të zonës,të pandara nga letërsia si përjetim shoqëror Festivale si ky janë oaze ku bulërojnë shpresat poetike në shkretëtirat e sotme të botës shpirtërore mbarë shqiptare.
F.M.-—Shpesh keni folur për disa karakteristika të poezisë së sotme kosovare,e kështu ç’mund të thuash shkurtazi?
V.M.- Në diskursin e sotëm letrar poezia kosovare përfaqësohet nga dy grupime:Njëri është tani në mazhorancë sasiore që deklamon në botime e media një poezi skeletike pa nerv,mbarsur me një hermetizëm të importuar shabllon,mbetur në arkaizmin e dikurshëm poetik. Me reklamime komerciale ,ky grupim faktikisht po i bën një dëm të madh poezisë kosovare sepse po ç’rrënjos themelet e vendosura nga dishepujt e poezisë kosovare si Esat Mekuli ,Sabri Hamiti,Din Mehmeti ,Agim Gjakova,Azem Shkrei, Ali Podrimja. Në kontrapunkt me këtë shumicë të poetëve komercialë po lufton një grup-target tjetër si Agim Vinca,Agim Desku,Adem Zaplluzha, Beghzat Balili ,Sabile Keçmezi,Flora Brovina, Bedri Neziri etj. Këta poetë kanë stature të re estetike ,ku mbizotëron koncepti filozofik ,moderniteti i natyrshëm ku poezia dhe shpirtëzimi i saj janë së bashku. Si grup i bie që ky të jetë në minorancë sasiore po në maxhorancë cilësore, por që po shtron shinat e një konceptualiteti të ri poetik,të një poezie inteligjente. Por në tërësi poezia kosovare sot po vuan konsegencat e drejtshkrimit me gabime jo vetëm në ç -në me q-në por dhe në vendosjen e shenjave të pikësimit si themel i të shkruarit drejtë. Këto të fundit në poetikë japin tonalitetin muzikor të vargut .Ata janë si shenjat e solfezhit apo sinjalistika rrugore .Ndërsa për atë që i takon stilistikës ,kuptohet se “beteja “ mes dy grupeve të mësipërme do ti jap fitoren njërit apo tjetrit grup.
F.M.—Pa u futur në diskutimin e librit më të fundit të Adem Zaplluzhës”Stoli në parkun e vjetër”cili ka qenë fillimisht mendimi juaj për poezinë e Adem Zaplluzhës?
V.M.—Poeti Adem Zaplluzha i takon një brezi të hershëm ,atij brezi që vunë bazat e poetekës kosovare bashkë me Azem Shkrelin ,Ali Podrimen, Agim Gjakovën etj ,por çuditërisht Ademi ka kryer një evolucion ,një katarsis estetik në vetvete ,duke trashëguar më jetësoren , mitikën epike. Duke e veshur staturën e tij me kostum tëri që i shkon përshtat kërkesave të sotme të poezisë në një rrafsh të gjerë etniciteti. Kjo poezi në të shumtën e saj vjen si një poezi që ecën me kohën ku si në një kinematikë apo si në shkrepjet e blicit në terene të mirëprojektuara fotografitë e të cilave japin pamje zemre. Nga tematika dhe problemet që ai ngre në librat e tij të shumtë ,Adem Zaplluzha me të drejtë mund të quhet poeti në kërkim të mitikës së një kombi.
F.M.- Më falni për një ndërhyrje të vogël. Me sa di unë Adem Zaplluzha ka filluar të botojë që në vitin 1974,kohë kur nuk ishte kollaj për autorët kosovarë ,ndonëse libri I tij I pare u titullua me emrin e butë“Puthje”.Ka shkruar vazhdimisht poezi pa fund që dritën e botimit si libër të dytë e panë vetëm në vitin 1995,libër që u titullua”Ecjet e viteve të mëdha”.Gjithashtu ai ka qenë aktiv në problemet e poezisë duke marrë pjesë në konkurse kombëtare të ish Jugosllavisë .Në vitin 1968 komisioni I konkursit të Beogradit I dha Adem Zaplluzhës çmim të pare,konkurs që u organizua me shifra koduese për emrat e autorëve. Kur u kuptua se autori ish shqiptar,ishte tepër vonë. Poezia titullohej “Për dorën e thyer” dhe u kërkua që në ceremoninë e ndarjes së çmimeve autorët fitues të recitonin poezitë e tyre.,veçse në serbisht. Kryetare e komisionit ishte poetja serbe Desanka Maksimoviç e ndër anëtarët ishte dhe Miroslav Kërlezha. Ademi kërkoi ta lexoj poezinë e tij në shqip,meqë konkursi ishte mbarëkombëtar,por u kundërshtua nga Desanka që në atë kohë ish poetja e pare e Serbisë.-Nuk do të kuptojmë- I tha ajo –teksa Ademi ja kthen se –nuk ka nevojë të kuptosh ,por të ndjesh!Por Kërlezha ndërhyri duke i thënë- Si fëmijtë ,bir ,lexoje në gjuhën e nënës-,Ai e lexoi shqip dhe duartrokiti vetëm Ademi!!Por le të kthehemi në kohën tonë.
V.M. Është e saktë!Ademi i përket tashmë një brezi të vjetër poetësh por me zemër e mëndje të re ,i cili ka një veçori dhe individualitet tepër dallues. Ai me thjeshtësinë që e karakterizon diti të jetë kalorës i denjë i kohërave duke përqafuar më të mirën e trashëguar .Duke qenë mjeshtri i metaforave ai u veçua nga shumica e poetëve komercialë me një shpërfillje natyrale ndaj pseudo hermetizmit të tyre. Në poezitë e tij ,sidomos në librin:”Kur pemët i ndërrojnë këmishët”shfaqen sisteme të reja estetike. Në këtë proces të ideimit evolues ,kapjes fort pas Kosovës dhe halleve të saj,mesazhet dhe vlerat artistike që mbartin i vendos në pararojën e re të poezisë së tij inteligjente.
F.M. Ju keni redaktuar një libër të Adem Zaplluzhës,titulluar”-Kur pemët ndërrojnë këmishët”.Cilat janë impresionet tuaja nga kjo punë e veçantë,për një poet nga Kosova?
V.M. Në parathënien e këtij libri të redaktuar nga unë .në sfondin e një polemike mirëkuptuese me poetin Zaplluzha mbi disa probleme të drejtshkrimit ,nënvizova se aty gjeta:”hedhjen e valles të vargjeve të lira në truallin dardan.”Adem Zaplluzha me krijimtarinë e viteve të fundit merr personalitetin e bardit të ri që me tupanët e shpirtit po hedh vallen jo vetëm kombëtare por ritmet e forta të saj dëgjohen tashmë edhe jashtë Kosovës. Ai kështu nuk i këndon vetëm mitikës por po i trajton të gjitha problemet e jetës .
F.M. Po në librin “Stoli në parkun e vjetër “ që sapo e keni lexuar ,ç’farë gjeni si novitet jo vetëm në poetikë?
V.M. Poezitë e vëllimit më të fundit”Stoli në parkun e vjetër”,po ti shikosh me syrin e një gjeologu palimpsestesh nën xeherorët e viteve e të absurditeteve që e kanë ndjekur autorin ,motivet e këtij libri marrin trajta nga etnosi ynë duku u përqendruar në temën e përqasjeve etno- psiqike të kohës. Ademi ,si mjeshtër i imagjinatës dhe vizionit pa kufi,na sjell fletëza të historisë dhe miteve ku persekutimi fizik dhe shpirtëror jep kinematikën e ngadaltë të moshës së tretë. Ai sjell ato si çaste decisive në gjurmë ,shpirtërore,si një autosugjestionim , si vetëshprehje e lire duke na dhënë individualitete të stilit të ri. Universialiteti I këtyre prurjeve me thellësira infinite në hapësira e kohë në vende të mirëpërcaktuara ,të bën ta ndjesh poezinë ,të perceptosh çdo gjë pavarësisht se për ç’kohë flet.
F.M.--Pra, ka disa ndryshime të krahasuara me poezitë e viteve më parë.?
V.M.—Sigurisht që ka një estetikë tjetër lloj nga poezitë e kohëve të mëparme. Adem Zaplluzha tashmë po frymëzon një estetikë të re,një poetikë me teknika inteligjente. Tani në moshën e tretë fizike por krejt rinore në krijimtari ai vjen më i pjekur ,vjen si ato boçat e gështenjave të pjekura ,nga zhguni pak si të ashpër me ato gjembaçet (e krenarisë) alegorike I rrahur në ;”STOLIN E PARKUT Të VJETER”;
Një pëllumb një ditë
E ndali fluturimin
Dhe si një zgalem
U lëshua mbi stol.
Në sytë e plakut
E lexonte dëshpërimin
Kurse vjetët e kafshuara
Pa mëshirë mbyteshin në gjol.
Një lirizëm tepër I shpirtëzuar ,një kombinim I përsosur I rimës klasike dhe muzikalitetit të brendshëm. Gjithçka vjen e ashpër por edhe e ëmbël me siguri e me shije estetike ,e ndërkohë me mesazhe të fuqishme. Poezitë vinë të veshura me tallaganin e një seri temash dhe idesh ku spikat mbarësia në mendim,ku nuk është pathosi dhe lirëshmëria e lirizmit ,por është konceptimi filozofik i poetikës që mbisundon. Tashmë Adem Zaplluzha ka në preference një unison lirik gjë që i shkon për shtat poetit apo trendit moral dhe shpirtëror të tij por të lidhura me aktualitetin shoqëror ku gjithçka vjen me kantilenë meditimi ,ëndërrimi ,dëshire.
F.M- Faleminderit
Fatmir Minguli
Durrës, 16 korrik 2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA
» Libri më i ri i Adem Zaplluzhës STOLI NË PARKUN E VJETËR
» Fatmir Minguli:ADEM ZAPLLUZHA POETI KOSOVAR I REVOLTES
» Fatmir Minguli: Portreti i poetit vendoset në Muret e Kohës
» ADEM ZAPLLUZHA:MIKU IM I FJALËS-(Poetit Adem Berisha)
» Libri më i ri i Adem Zaplluzhës STOLI NË PARKUN E VJETËR
» Fatmir Minguli:ADEM ZAPLLUZHA POETI KOSOVAR I REVOLTES
» Fatmir Minguli: Portreti i poetit vendoset në Muret e Kohës
» ADEM ZAPLLUZHA:MIKU IM I FJALËS-(Poetit Adem Berisha)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi