Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla:Në vend të koalicioneve me kriminelë dhe lojërave taktike, na nevojitet një koalicion kombëtar kundër krimit dhe korrupsionit, dhe pa kriminelët e të korruptuarit.

Shko poshtë

Donika Gërvalla:Në vend të koalicioneve me kriminelë dhe lojërave taktike, na nevojitet një koalicion kombëtar kundër krimit dhe korrupsionit, dhe pa kriminelët e të korruptuarit. Empty Donika Gërvalla:Në vend të koalicioneve me kriminelë dhe lojërave taktike, na nevojitet një koalicion kombëtar kundër krimit dhe korrupsionit, dhe pa kriminelët e të korruptuarit.

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 09, 2014 12:54 pm

Donika Gërvalla:Në vend të koalicioneve me kriminelë dhe lojërave taktike, na nevojitet një koalicion kombëtar kundër krimit dhe korrupsionit, dhe pa kriminelët e të korruptuarit. 10356749_10202320156782249_4494890740808053553_n



Po e përsëris këtë shkrim. Sot edhe më aktual sesa në maj

Donika Gërvalla:Në vend të koalicioneve me kriminelë dhe lojërave taktike, na nevojitet një koalicion kombëtar kundër krimit dhe korrupsionit, dhe pa kriminelët e të korruptuarit.


6 Maj 2014

Mesazh i qartë drejtuesve të LDK-së, deputetëve të Kuvendit dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë: Në vend të koalicioneve me kriminelë dhe lojërave taktike, na nevojitet një koalicion kombëtar kundër krimit dhe korrupsionit, dhe pa kriminelët e të korruptuarit.

Kosova ndodhet para dështimit të ëndrrës sonë, të ekzistencës së saj, e cila u krijua me shumë sakrifica dhe guxim. Të gjithë e dimë këtë, të gjithë po e shohim çdo ditë dhe arsyeja e shëndoshë njerëzore ka kohë që po na paralajmëron. Për këtë madje nuk kemi nevojë për shpjegime të ndërlikuara: as nga ndërkombëtarët dhe as nga funksionarët partiak dhe shtetëror.
Pyetja që shtrohet sot është: kur? Kur do të gjejnë më në fund LDK-ja dhe të tjerët forcë ta luftojnë këtë katastrofë që cënon ekzistencën e vendit tonë?
Çfarë është më keq për Kosovën: të bashkohen forcat në Kuvend dhe brenda një kohe të shkurtër dhe me një qeveri të unitetit kombëtar të miratohen ligje të rrepta, apo të vazhdohet ruleti politik i përqëndruar rreth interesave vetjake dhe partiake? Ligje të rrepta dhe dënime të rënda dhe të drejta në vend të shitjes së pasurisë kombëtare dhe të dinjitetit? Drejtësi për të gjithë apo vazhdimi i drejtësisë selektive? Mbrojtja e viktimave apo edhe më tej frika nga kriminelët? Dënimi i hajnisë dhe hapat serioz drejt shtetit ligjor – apo agonia e një populli të tërë?
Unë Kosovën e dëshiroj të jetë shtet, i cili fillon ta respektojë përsëri vetveten. Një Kosovë, e cila e ndal shkatërrimin e vet; një Kosovë, e cila lufton fuqishëm me të gjitha mjetet e padhunshme për Veriun e vet dhe nuk e shet sovranitet e saj territorial; një Kosovë, e cila i respekton pakicat e veta dhe kujdeset që të mos krijohet shteti brenda shtetit; një Kosovë, e cila nuk është sektor i një ambasade dhe as mish për top i fqinjëve të saj; një Kosovë, që na bën të ndihemi krenar; me politikanë, të cilët dinë të ecin ballëlartë dhe jo vetëm të zvarriten; me parti, të cilat mbrojnë dialogun dhe demokracinë – dhe jo kryetarët dhe sekretarët e partive dhe interesat e tyre të ngushta personale.
Ne jemi një popull krenar, me traditë të lashtë, me tolerancë të zhvilluar dhe mentalitet evropian. Ne nuk jemi si këta kriminel. Të përvjelim mëngët dhe t’ia dëshmojmë këtë vetes dhe botës! Fati ynë është në duart tona.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi