Baki Ymeri: Kriminelët e internetit dhe agjentura islamiste kundër bashkimit kombëtar
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Kriminelët e internetit dhe agjentura islamiste kundër bashkimit kombëtar
Kriminelët e internetit dhe agjentura islamiste kundër
bashkimit kombëtar
Kjo u pa edhe gjatë këtij viti (2009) kur nga faqet një reviste talibaniste shpërtheu mllefi ballkanik dhe trillimet fantasmagorike kundër
Mirela Bogdanit e cila shprehu mendimin e saj të lirë në emisionin Déjà vu te
M. Nanos. Në këtë kontekst, pos Mirela Bogdanit, vlen të potencohet edhe guximi
shqiptar i Edlira Xhemos që na e përkujton Shote Galicën e Kosovës. Edlira
është trimëresha pariziane e cila din ti demaskojë kriminelët e internetit që
tentojnë ta shndërrojnë Kosovën, Çamërinë dhe Shqipërinë në vatër të
fundamentalizmit islamik.
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Luis Benloew shkruan para një shekulli se shqiptarët
janë kombi më i vjetër i kontinentit, ndërsa turkomanët e Internetit
sot e kësaj dite mundohen të indoktrinojnë lexuesin shqiptar me propaganda
antikatolike, edhepse disa prej tyre hanë bukën italiane, i bëjnë temena
sulltanit dhe lehin kundër Vatikanit. Në veprën “Greqia përpara grekëve”
(1877), Benloew thekson se “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj
thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam
prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie.
Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë
të Baskëve”. Se ç’bënë haxhiqamilët e Esad pashë Toptanit duke iu kundërvënë
tentativës së Fuqive të Mëdha që Shqipëria ta ketë një mbret që do ta bënte
Shqipërinë Mbretëri, flet historia. Nga letra që ia dërgon Visar Dodani Pandeli
Evangjelit në Paris, më 12 Qershor 1919, kuptojmë se “Këta harruan 1914-tën,
dhe nisnë të flasin. Edhe janë Z. Turtullis, Midati dhe tri veta të Llosanës me
të cilët hikin dhe shtojnë pjesën dhe disa shqiptarë musulmanë miqt e Esadit,
që s’dinë shqip fare dhe q’i pikasnë që duan Shqipëri Musulmane dhe nuku
kombëtare... Shqipëria duhet të rronjë indipendente dh’e madhe gjer ku ka patur
vendet e saj të vërteta” (Memorjet e mija, Shtypëshkronja Albania,
Konstancë, 1930, fq.162/163).
Pavarësia e Kosovës dhe ajo e Rumanisë janë dhurratë e Zotit
dhe e gjakut të derdhur për liri. Fuqitë e mëdha ia dhanë Rumanisë një mbret të
huaj (Carol I, princ Vidi duke qenë nip i gruas së tij, mbretëreshës
Elisabeta). Mbreti i huaj e bëri të shkëlqejë Rumaninë (1877-1914), ndërsa
mbreti rumun (Mihai) dhe mbreti shqiptar Zogu, e plaçkitën arin dhe patrimonin
kombëtar, dhe i dhanë shkas palës pansllaviste dhe diktaturës komuniste t’i
shkretërojnë këto vende. Si e konsideron Drini (një filoshqiptar), formën e qeverimit
dhe çështjen e mbretit në Shqipëri, në revistën e e studentëve shqiptarë të
Austrisë, Djalëria (nr. 17, prill, 1922):
Fanatizmi dhe Liria |
interesat e kombit Shqiptar dhe i siguron këtij themelë të shëndoshë për gjithë
të pritmen, nuk duhet gjykuar mbas provave të bëra në njërin o tjetrin system,
por para të gjithave duhen marë në vërejtje nevojat e kombit Shqiptar, cilësitë
e karakterit, epshet e ndjenjat si dhe tradicioni i tij... Fqinjt që duan të
keqen e Shqipërisë gjuajn pa reshtur të përfitojnë prej zihjeve të brëndshme
dhe përpiqen si e si të ndihmojn këtë o atë parti q’ësht kundër Qeverisë dhe
kështu një krizë partie në Shqipërië shkakëton më shumë se ç’do vend kurdoherë
krizë shtetërore... Shqiptari me gjithë lirin ë vetiake që ka pasë,
vullnetarisht është lënë kurdoherë të prihet prej nji njeriu të zoti, ose prej
nji fisi të vietër; influenca e këtyre ka lojtur gjithënjë rol. Edhe më 1913,
kur u vendos prej Fuqiëve të Mëdha të ngrihet një shtet shqiptar i pavarur, nuk
u shfaq as një dëshirë a zë Shqiptari që të lypte një republikë në vend të
mbretëriës. Edhe në riedhjen e ngjarjeve më 1914 kur disa qarqe ishin kundër
princ Wilhelm de Wied, edhe pastaj si iku ky prej Shqipërië, u fol rallë për të
thirur një mbret, po kurrë e asnjeri kërkoi prishjen e mbretëriës dhe ngrehjen
e nji republike në vend të saj... Në kohën e luftës e të shkeljes së Shqipëriës
u ndigjua shumë herë zë për mbret; e vëna e regencës pasi u ringreh Qeveria e
pavarurë Shqiptare ësht provë e qartë e dëshirës së kombit Shqiptar për
monarki”.
Intrigat e huaja kundër kombit shqiptar kanë qenë dhe janë të
panumërta. Dhe rastet kur shqiptari vret shqiptarin për interesa të huaja janë
të panumërta. Kush ishin ata që e likuiduan Bajram Currin dhe Xhemë Hasin e
Gostivarit, apo ata që likuiduan dhjetra shqiptarë në Kosovë e Maqedoni! Dihet
se kush: shqiptarët e shitur. Si e prëshkruan gjendjen në Shqipëri (pas
largimit të princ Wiedit), revista Diturija e Lumo Skëndos që
delte në Bukuresht më 1916: “E shkelur prej tre shtete ballkanike, e copëtuarë
dhe ndarë prej gjysmës së trupit, mbretëri më vehte dhe në prak të lumturisë,
pastaj e djegur dhe përvëluarë prej armiqvet, e mbuluarë në tym e në hi prej
kryengritjes, dhe në funt përsëri e shkelurë dhe e copëtuarë... Si iku mbreti
nga Durrësi, më 3 Vjesht e parë (shtator) 1914, Shqipëria ra në dorë të
anarhishisë, në një paqeveri të tmeruarë. Në krye u tha me të vërtet se,
komisioni i kontrollit po mirte punën në dorë dhe do të mbante suhimin në emrë
të mbretit; po Komisioni i Kontrollit s’ishte me një mëndje të vetëm, lufta
europeane kishte krisurë, dhe rebelët po përparonin gjithënjë dhe po
këmbëngulnin... Esat Tirana arriti në Durrës me anë të Selanikut, Nish dhe
Dibrë; gjer sa ishte mbreti në Shqipëri, Esati kishte ndënjurë në Itali si mik
dhe mysafir i asja mbretërije. Një herë në Durrës, Esati mer fren e punëvet në
dorë, por rebelët që e kishin pasurë mik gjer më dje, sot ju bënë armiq dhe
kryengritja që ishte kundrë mbretit, tani nisi kundra Esatit”.
Fluturimi ne mjerim |
respektohet vullneti i shqiptarëve që është “i patundurë: për ne s’ka gjë
tjatrë veçse një Shqipëri indipendente, ashtu siç u njoh tre vjet më parë...
Dëshira jonë m’e madhe pas kësaj është që të shohim dhe drejtësinë të
mbretërojë dhe të gejë vëndin e merituarë, duke parë kufit t’ona nga veriu dhe
lindja si edhe nga juga të bëhenë me të drejta dhe më tepër afrë parimevet të
kombësisë dhe të etnografisë, duke i dhënë Shqipërisë dhe ata vënde që janë të pandarë
dhe të pashkëputurë prej trupit të saj, po që Konferenca e Londrës pati
padrejtësinë që t’i lërë jashtë kufis sonë” (Diturija, nr. 1. Bukuresht,
1916, fq.15/16).
Në qoftë se nuk e njeh historinë e popullit tënd,
thekson Agim Curri (sociolog), nuk është aq turp i madh, por është turp shumë i
madh nëqoftëse ti nuk përpiqesh që ta mësosh atë histori. Ajo që ka ngjarë më
1914, përpiqet të ringjallet sot përmes agjenturës serbo/turko/arabe të Tano
Turkut, Artan Kristos, Abedin Rakipit, Hamdi Nuhijut, Behar Beqirit dhe
fantomave tjera të xhihadit shqiptar që e kanë shndërruar revistën talibaniste cameria@yahoogroups.com
në koshere islamiste me karakter antishqiptar/ antikristian dhe antiamerikan. Kjo u pa edhe gjatë këtij viti (2009) kur nga faqet e kësaj reviste talibaniste shpërtheu mllefi ballkanik dhe trillimet fantasmagorike kundër
Mirela Bogdanit (kandidate për parlamentin britanik) e cila shprehu mendimin e
saj të lirë në emisionin Déjà vu te M.
Casa arsa de fantomele jihadului anticrestin din Kosova (2009) |
Bogdanit, vlen të potencohet edhe guximi shqiptar i Edlira Xhemos që na e
përkujton Shote Galicën e Kosovës. Edlira Xhemo është trimëresha pariziane e
cila din ti demaskojë kriminelët e internetit që tentojnë ta shndërrojnë
Kosovën, Çamërinë dhe Shqipërinë në vatër të fundamentalizmit islamik.
Nga Agim Curri kuptojmë se gjatë verës së vitit
1914 rebelët arritën ta pushtojnë Shqipërinë e Mesme dhe arritën në jug, gjër
në Berat, Vlorë e Pogradec. Këta kryengritës ishin kundër mbretit
"kaur", kundër shkronjave shqipe, kundër Flamurit të Shqipërisë dhe
në përgjithësi, ishin kundër çdo gjeje shqiptare. Këta kërkonin bashkimin me
Turqinë ose një mbret musliman nga shtëpia e Osmanlive. Kjo propagandë ishte
kurdisur prej agjentve turq e që ishte përkrahur nga Esad Toptani, i cili vepronte
për interesa të veta. Kjo lëvizje rebelësh udhëhiqej nga myftiu i Tiranës, Musa
Qazimi, nga Mustafa Ndroqi si dhe nga një fanatik injorant, Haxhi Qamili i cili
ishte edhe komandant i forcave të armatosura.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Agjentura e turko/serbe dhe bashkimi kombëtar
» Baki Ymeri: Tendencat islamiste të Fuad Ramiqit për t’u mbyllur gojën institucioneve të Kosovës, me theks te veçantë Presidentes Jahjaga
» Baki Ymeri: Arti dhe kultura në funksion të identitetit kombëtar
» Xhemail Peci: Baki Ymeri - Kampion kombëtar dhe maraton i mërgatës shqiptare
» Donika Gërvalla:Në vend të koalicioneve me kriminelë dhe lojërave taktike, na nevojitet një koalicion kombëtar kundër krimit dhe korrupsionit, dhe pa kriminelët e të korruptuarit.
» Baki Ymeri: Tendencat islamiste të Fuad Ramiqit për t’u mbyllur gojën institucioneve të Kosovës, me theks te veçantë Presidentes Jahjaga
» Baki Ymeri: Arti dhe kultura në funksion të identitetit kombëtar
» Xhemail Peci: Baki Ymeri - Kampion kombëtar dhe maraton i mërgatës shqiptare
» Donika Gërvalla:Në vend të koalicioneve me kriminelë dhe lojërave taktike, na nevojitet një koalicion kombëtar kundër krimit dhe korrupsionit, dhe pa kriminelët e të korruptuarit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi