Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ASLLAN DIBRANI:REGJIMI I EGËR SLLAVOMAQEDONAS TË MPOSHTET ME KONFEDERATË OSE SHKËPUTJE

Shko poshtë

ASLLAN DIBRANI:REGJIMI I EGËR SLLAVOMAQEDONAS TË MPOSHTET ME KONFEDERATË OSE SHKËPUTJE Empty ASLLAN DIBRANI:REGJIMI I EGËR SLLAVOMAQEDONAS TË MPOSHTET ME KONFEDERATË OSE SHKËPUTJE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 15, 2014 12:07 pm

ASLLAN DIBRANI:REGJIMI I EGËR SLLAVOMAQEDONAS TË MPOSHTET ME KONFEDERATË OSE SHKËPUTJE


ASLLAN DIBRANI:REGJIMI I EGËR SLLAVOMAQEDONAS TË MPOSHTET ME KONFEDERATË OSE SHKËPUTJE U2_regj
Për ta paralizuar regjimin e egër të sllavo-maqedonasve dhe oportunizmit e politikes qyqare të shqiptareve zyrtare si në Maqedoni nga lidershipi i atjeshëm qe rrinë në heshtje , po ashtu edhe në Tiranë dhe Prishtinën zyrtare. Më së miri,po tregon zëri i qytetarëve më protestat e tyre që nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Struga, Ohri, Dibra,Kërçova,Prishtina,Tirana, dhe qytete tjera përbrenda Shqipërisë dhe Kosovës me protestat kundër rastit të montuar “Monstra”. Protesta të tilla u mbajtën dhe po mbahen në shenjë solidarizimi edhe në mërgatën shqiptare, që nga zullumi dhe terrori sllav u detyruan të emigrojnë në shtete të ndryshme të perëndimit. Si në të kaluarën për rastin e Kosovës mërgata shqiptare ishte prommotorr i lëvizjeve për çlirimin e Kosovës ,po ashtu janë duke e dridhur dhe rikujtuar padrejtësinë ndaj shqiptareve historikisht. Një hise e padrejtësisë po shkallëzohet edhe këto ditë me rastin e fundit që po protestojnë kundër procesit “Monstra”, në kryeqendrat evropiane dhe botërore. U protestua në Bruksel, në Bernë, në Këln, Munih, Berlin, Londër e deri në Nju Jork, Austri , Çikago,Stamboll, Illionis, Nju Xhersi, Dallas, Konektikat, Kalifornia, etj , dhe kryeqytete tjera botërore. Përshkallëzimi i këtyre protestave arriti deri pran selisë së OKB-së në Nju Jork për përkrahjen e shqiptarëve në Maqedoni, e organizuar nga komuniteti Dibran në Nju Jork, në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët e Amerikës, shoqatat dhe organizatat e komunitetit.

- Akti i pasigurisë juridike dhe diskriminimit që u bëhet vazhdimisht vëllezërve tanë nga shteti barbar i Maqedonisë dhe trajtimi i tyre si qytetarë të dorës së dytë, krijon hapësirë dyshimi që mos t'i shpëtoj një lufte të re Maqedonia, nëse vazhdon me një prezencë të reprezaljeve, dhunës dhe terrorit kundër popullatës shqiptare nga shteti shovinist-sllav i Gruevskit i dirigjuar nga caqe tjera antishqiptare?!... 
ASLLAN DIBRANI:REGJIMI I EGËR SLLAVOMAQEDONAS TË MPOSHTET ME KONFEDERATË OSE SHKËPUTJE U2_regj2

Pjekuria e shqiptarëve u pa në protestat e tyre anë e kënd botës që u protestuar dhe po protestohet . Uniteti i tyre po tregohet me pamjen e tyre kuq e zi, me simbole kombëtare me parulla kombëtare, me kulturë dhe dinjitet të civilizuar. Po shihet dita, ditës, që me pjekurinë e tyre , gjunjëzuan politiken e Beogradit të Shkopit zyrtar sllavo-maqedon dhe atë të Moskës qe u munduan t'i diskriminojnë kërkesat e tyre përmes ekstremizmit islamik që në ditët e para filluan të defilojnë vjedhurazi në mesin e protestuesve me parulla , "Allahu ekber" dhe flamujt të Hamasit te qarqeve tjera antishqiptare qe vijnë nga shtet sllave dhe shtetet aziatike. Shpejt u demaskuan dhe u larguan nga populli ynë liridashës , nga qe ishin dorë e huaj dhe shërbëtor të sllavizmit për të vazhduar robërinë e shqiptarëve pa kurrë farë kriteri dhe qëndrimi politik!!!... 
ASLLAN DIBRANI:REGJIMI I EGËR SLLAVOMAQEDONAS TË MPOSHTET ME KONFEDERATË OSE SHKËPUTJE U2_RGJGJ
Pamje e protestave shqiptare kundër regjimit të sllavo-maqedonasve , që dominon stolisja e flamujve kombëtar pa njolla të turpshme të ekstremit islamik duke e injoruar dhe fenë normale që e kanë një pjesë e shqiptarëve.

Politikës shoviniste të Maqedonisë sllave po u shkon për shtati heshtja që po bëhet në Tiranën zyrtare dhe në Prishtinë, po edhe nga lidershipi shqiptar në Maqedoni, që janë treguar shume te pa përgjegjshëm në këto çaste dramatike . Kjo heshtje e liderëve të zgjedhur nga vota e popullit apo me manipulime ,nuk përjashtohet rasti që protestuesit do të gjejnë një rrugëzgjidhje ma të drejtë me kritere të reja dhe parime për zgjedhjen e problemit njëherë e për gjithmonë. Zëri i këtyre shqiptarëve që e duan atdheun e tyre duhet t'a qesin jashtë loje politikën zyrtare të mjerë të Menduh Thaqave , Ali Ahmetave dhe të tjerëve, që e zhgënjyen dhe po e zhgënjejnë popullin e vet me demagogji injorancë dhe mashtrime!!!

-Si kriter , alternativë dhe model aktual i zgjedhjes së problemit në Maqedoninë skandaloze , duhet të jetë rruga e fundit që pakënaqësia e tyre protestuesve të kalojnë nga protesta në rrugë, në institucione zyrtare për shpalljen e pavarësisë se territorit shqiptar në Maqedoni . Proceset politike duhet t'i paraprijnë rrugës së sajë drejt pavarësisë duke i shpallur të gjitha dokumentet e ma parëshme të pa vlefshme që i nënshkruan partitë politike shqiptare në dëmin e popullit shqiptar . Sikur të ishin të ndërgjegjëshem deputetet aktual shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë , kishin për ta thirrur mbledhjen urgjente dhe formimin apo konstituivin e organeve gjegjëse për shpalljen e pavarësisë dhe shpartallimin e Maqedonisë. Zgjedhje tjetër nuk ka , pos konfederatës së përkohshme në Maqedoni ose shkëputje dhe bashkim me Shqipërinë që do të përfshinte edhe territore që ndodhen sot në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi. 

ASLLAN DIBRANI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi