Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:SHKONI VLLA NË PRIZEREN

Shko poshtë

AGIM GASHI:SHKONI VLLA NË PRIZEREN Empty AGIM GASHI:SHKONI VLLA NË PRIZEREN

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 15, 2014 8:25 pm

AGIM GASHI:SHKONI VLLA NË PRIZEREN

O ju burra që spo zini vend
Natë e ditë rrini n´kuvend
Nëpër kafene e çajtore t´Prishtinës
Spo ka kush me ju rrehë shpinës

Deri tash harxhuet pare
Populli mendon se është hajgare
Me kanë burra edhe t´pykës
Do t´ja lidhnit tojen grykës

Leni çajtoret e Prishtinës
E me pshtu pa u rreh shpinës
Shkoni vlla në Prizeren
Lidhni besë bani kuvend

Me mujt me kthy kohen mbrapa
E me i mbush mend po këta trapa
Porse ktyre u ka ikë treni
Tjerë burra pat Prizreni

Ata kishin nder e besë
N´lufta t´rrepta ishin ndeshë
Kur lypte puna për atdhe
Banin vdekjen si me le

Ndersa sot bahen pazare 
Si me nda këtë tokë dardane
E pushtetin e bnë bisnes
N´qafë kanë marrë popullin e shkretë

15.07.14
Düren



AGIM GASHI:SHKONI VLLA NË PRIZEREN 10527526_10152252782344077_8229728763429378246_n


AGIM GASHI:SHKONI VLLA NË PRIZEREN 10547615_10152252804559077_7854547042712975452_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi