Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - TY BARBAR NUK TË KAM VLLA

Shko poshtë

AGIM GASHI - TY BARBAR NUK TË KAM VLLA Empty AGIM GASHI - TY BARBAR NUK TË KAM VLLA

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 11, 2015 1:45 am

AGIM GASHI - TY BARBAR NUK TË KAM VLLA 10402402_10152308951364077_5862470472742135895_n



AGIM GASHI

TY BARBAR NUK TË KAM VLLA



AGIM GASHI - TY BARBAR NUK TË KAM VLLA 11027452_10152854987049077_7907202793735719111_n


*Nuk t´kam vlla 
As vlla s´më ke, 
Unë derdh gjak
Ti shit atdhe.*

Ishin disa kohna t´arta
Kur shqiptari bante be, 
Pa u faru me shpi e plang
Nuk e lshoj t´shtrejtin atdhe.

Këndej kaluen shumë hordhi
Dridhej toka prej tërmetit, 
Kurr skan mujt me na e ba kështu
Si ia bamë ne sot vetëvetit.

Ka do muej e disa vjet
Në emen t´luftes e lirisë, 
Krejt na e moren çka patëm t´gjallë
T`u ja ndal rriten fmisë.

Shpejt kaluen kohrat e arta
Kur të gjithë n´luftë për atdhe, 
Të vllaznuem i thonim mikut
Vlla të kam e vlla më ke.

Mbaroj lufta e lirisë
Qiti n´dritë shumë atdhetar, 
U çudit toka e dheu
Sa shumë kishim pas tradhtar.

Karagjozët binë nga dheu
Vishen n´rroba të ushtrisë, 
T´kamufluem në patriota
I zunë rrezet e lirisë.

Zunen vendet dhe pozitat
T´u ja shtri rranjët mafisë, 
I largonin dhe injoronin
Të gjithë luftarët e lirisë.

Nisen vendin me e plaçkitë
Njerz ma t´mirë t´u i vra, 
Këso marre e këso krimesh
Dardania skishte pa.

Vranin naten e vranin diten
Minahedhës e me tritole, 
Për çdo ditë nanat tona
T´u i përcjell djemt nër vorre.

Rri kokë ulun sot Dardania
Këso krimesh skishim pa, 
Kurr ska qenë traditë n´kto troje
Me vra burri fmi e gra.

Kurr shqiptari nuk vente maska
Traditë sllavi ish për ne, 
Imitimi të serb karpateve
Ska ma marre për atdhe.

Deri kur kështu t´durohet
T´u qajtë plaku e t´u qajtë fmija, 
E kan rrokë shtetin në dorë
Kriminelët dhe mafia.

Moren ushtrinë dhe policinë
Moren ligjin, moren gazetat,
Moren bukën e moren token,
Sa e vështirë na u ba jeta.

Kështu sishim as n´kohë të turkut
As n´kohë t´shkaut si thontë plaku, 
Të vidhet shpia, t´grabitet gruja, 
Siguri ma ska te pragu.

Dhunues të regjun e vrastar
Sillen pshtillen kudo i ke, 
N´qeveri e n´parlament
Iu ndal fryma t´lumit atdhe.

Ta ka „ble“ Turqia token
Aeroportin dhe elektrana, 
Ia shiten me u pasunue
Sa të ligj i kish lindë nana.

Na shesin krunet e Serbisë
Për miell t´bardh ta ha shqiptari, 
Miser t´vjeter e kanceroz
Jam patriot, na thotë tradhëtari.

Në emer t´luftës e UÇK-së
Të vrasin naten e t´vrasin diten, 
Po kundershtove e kritikove
Kriminelat ta zanë priten.

Veteranë të kësaj lufte
Edhe gjyshet i emnunë
Edhe tezet veshë n´dimia
Gjenerale i graduen.

Luftëtarët e vërtetë 
I lane anash, i përjashtojnë, 
Të shkretit skanë kah me ja mbajtë
N´konop jetën e shkurtojnë.

Ose marrin rrugë t´gurbetit
N´tokë t´armikut ndihmë kerkon,
Nuk kan thanë kot të vjetrit
N´derë të hasmit buka t´qon.

Karaxhoza, begler susllova, 
Kapen shtetin, spo e lshojnë, 
Sna ka mbetë ma asgja tjeter
Veç mjerimit kangë ti knojmë.

Se këtë gjendje plot mjerim
Vështirë njeriu e ndryshue, 
Porse popullu duhet t´mendohet
Karaxhozët mos ti voton.

Vuaj, vuaj o populli im
Tu ka ba shprehi robnia, 
Sdo me e ditë as me provue
Se çfarë shije ka liria.

24.04.2015
Düren

 — 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi