Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI

Shko poshtë

REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI Empty REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 30, 2014 11:34 pm

REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI


Reagon Gëzim Kelmendi: Lavdrim Muhaxheri është vrasës dhe armik i Islamit
REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI Kel1

Edhe deputeti Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj veprimeve terroriste të Lavdrim Muhaxherit, duke thënë se ai është vrasës dhe armik i Islamit.
Lexojeni të plotë reagimin e tij:

Islami dhe Shqipëtarët janë të pastër nga kjo vepër kriminale e Lavdrim Muhaxherit.
Ai me këtë krim ka dëshmuar se përveç injorancës që posedon, është një vrasës dhe armik i madh i Islamit, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Me respekt,Gëzim Kelmendi.


Shefqet Krasniqi i tmerruar me Lavdrim Muhaxherin

REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI Largea_645-dr-hoxha1406747361

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është tmerruar kur ka parë fotografitë në mediat kosovare, në të cilat shihet Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës ISIS, duke ia prerë kokën një të riu që besohet se i takon sektit Shiit.
Thotë se nuk mund ta besojë atë që ka parë, ndërsa konstaton se një akt të tillë çnjerëzor mund ta bëjë vetëm një njeri i çmendur.
Duke folur për Politiko.net, Imami Shefqet Krasniqi pohon se e keqja bëhet më e madhe kur këto veprime kryhen në emër të fesë, e aq më tepër kur ata janë pjesëtarë të kombit shqiptar.
“Unë dje e kam parë në gjysmë të natës. Vetëm e lexova për çfarë bëhet fjalë, por nuk munda të bej ballë ta shikoj videon. U tmerrova. Ruana Zot prej njerëzve të tillë”.
“Nuk mund të besoj dhe ende nuk dua të besoj që një gjë e tillë është e vërtetë. Njeriu ta marrë thikën dhe ta presë njeriun, e ta postojë në rrjete sociale, La Ilaha IllAllah, kjo është tmerr. Kjo, nëse ka ndodhur, nëse nuk është ndonjë montim, është pa koment, çmenduri, çmenduri”.
“Nuk di njeriu çka thotë. Njeriu kur luan në kokë, çka nuk bën. Përndryshe, pa luajtur njeriu në kokë,një gjë të tillë nuk e bën, Eudhubillah”.
“Zoti na ruajt. Të bëhet një gjë e tillë edhe në emër të fesë, aq më keq që janë fëmijë të kombit tonë, në emër të fesë sonë, La Ilaha IllAllah”.
Krasniqi thotë se krimi është krim. Ai nuk njeh as ngjyrë, as racë, as fe.
“E keqja tek çdo njeri në botë që e bën atë, është e keqe, është mëkat. Krimi është krim, nga kushdoqoftë që veprohet. Krimi nuk njeh racë, gjini, ose fe, ai është krim, ta bëjë atë evropiani, aziatiku, afrikani, ai është krim,por, në këtë rast, neve që na dhemb edhe më shumë kur është i bijve tanë, kur është i kombit tonë, kur është i fesë sonë.”.
“Kjo është qysh ka thënë populli ynë: “Një budalla e gjuan gurin një vend dhe 99 tjerë nuk mund ta nxjerrin”.
“Shyqyr që secili e ka për vete. Fundi i fundit, secili e ka për veten e vet, e ka përgjegjësinë për vete në Dynja dhe në Ahiret”.
Në media gjatë ditës së djeshme janë botuar fotografi me pamje të tmerrshme, në të cilat Lavdrim Muhaxhiri, pjesë e organizatës ISIS, i cili për një kohë të gjatë po merr pjesë në luftërat në Siri, shihet duke e prerë në fyt një të ri i cili besohet se i takon sektit Shiit.
Shefqet Krasniqi mendon se pamje të tilla nuk është mirë të publikohen. Ndërsa, është lutur që personat e tillë si Lavdrim Muhaxheri të mos kthehen kurrë në Kosovë.
“Mesazhi im pikë së pari është që ato sende mos t’i publikojnë mediat hiç. Sepse, nuk ka nevojë që të përhapet gjuhë e urrejtjes, gjuhë e cila mund t’i trishtojë njerëzit dhe mos të flenë tërë natën”.
“Nën dy, nëse është e vërtetë, nuk është realiteti që përfaqëson një shoqëri kosovare, por as 1% e as 0.01% të shoqërisë kosovare. Por, janë njerëz të shpërlarë në tru totalisht. Shyqyr që nuk janë këtu e inshallah kurrë në Kosovë nuk kthehen”. ka deklaruar Shefqet Krasniqi.



Bota sot


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Wed Jul 30, 2014 11:48 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI Empty Re: REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 30, 2014 11:52 pm

REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI 10494677_10152281269539077_5200531654285859909_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi