Hoxhë Osman Musliu:Reagim kundër atyre që nuk reagojnë; Pushtetarët dhe Kreu i BIK-ut

Këto ditët e fundit jemi duke i kaluar në një zhurmë të zjarrtë, ngase kane ndodhur disa ngjarje të cilat na kanë bërë që të gjithë ta zhvendosim vëmendjen në to. Kënga e këngëtarit Gold AG erdhi në një kohë ku u arrit një marrëveshje pas shumë muajve të ngërçit politikë në vend. Gjithashtu një ngjarje që na bëri të tronditemi të gjithë ne si banorë të këtij ishin pamjet në media se si rinia e këtij shteti po mundohet ta gjejë çdo rrugë të mundur të largohet nga ky vend për të cilin baballarët dhe gjyshërit e tyre kishin luftuar një shekull që ta kenë të lirë.
Ndoshta mund të thonë se çka kanë lidhje këto ngjarje me njëra-tjetrën?! Të gjitha janë ngjarje në vete dhe nuk janë të një sfere ku njëra ka të bëjë me politikë, tjetra me probleme sociale ndërsa tjetra për një këngë të thjeshtë… Por sipas meje këto janë tri ngjarje të cilat e pasqyrojnë gjendjen e Kosovës në mënyrë shume interesante dhe të përpiktë! Të fillojmë t’i sqarojmë një nga një këto tri ngjarje dhe çka pasqyrojnë për gjendjen tonë në të cilën gjendemi…
Se pari dua të theksoj se jemi duke jetuar në një shtet ku pushtetarët tanë politike dhe ata fetarë nuk e kanë dert popullin dhe problemet e tyre, por jetojnë e veprojnë vetëm për t’u pasuruar dhe plotësuar dëshirat e epsheve të tyre. Duke filluar nga korrupsioni, vjedhjet, parregullsitë, nepotizmi etj. Të gjitha këto janë faktorë që na tregojnë se në çfarë gjendjeje është udhëheqësia jonë. Ndërsa pasqyra më e mirë e asaj që po them se politikanët tanë e kanë dertin vetëm te karriges dhe interesit të tyre është edhe fakti se qe 6 muaj ende nuk kemi qeveri. Ndërsa një fakt që ka të bëjë më shumë në lidhje me temën rreth këngës së këngëtarit është një fatkeqësi tjetër për ne.
Pse?
Për arsye se këta politikane dhe Kreu i BIK-ut, të cilët, në vend se të kryejnë punën e tyre në rregullimin e shtetit dhe jetës fetare, mundohen që përmes disa debateve, të cilat i ngritin vetë, ta zhvendosin vëmendjen nga problemet dhe të vazhdojnë të jenë në pushtet. Po ashtu ata përveç se nuk punojnë atë që duhet nganjëherë dinë edhe të jenë agresivë dhe fyes ndaj ndjenjave të shumë besimtarëve myslimanë të cilët e përbëjnë shumicën e këtij populli. Sot deputetët të cilët reagojnë ndaj këngës se një këngëtari të cilin nuk e përkrah në shprehjet dhe mënyrën sesi ai flet, pse nuk reagojnë kur diskriminohet femra në Kosovë? Pse nuk e ngritin zërin kur femrat tona me shamia përjashtohen nga shkollat vetëm pse e shfrytëzojnë një liri fetare e cila respektohet edhe në Londër, Paris, Berlin etj. A duhet të reagojmë për hir të demokracisë edhe kur nuk na pëlqen një diçka apo vetëm kur të na preket interesi ynë?! Populli përpara thoshte për këta se “gjarpri që nuk më ha mua le të jetojë 1000 vjet”.
A duhet të mundohemi të parandalojmë demet e gjarprit pa marrë parasysh se kujt i bën apo vetëm kur na dëmton neve? Gjithashtu çdo ditë shohim politikanë madje edhe në qeveri që flasin për fenë dhe problemet fetare në Kosove, por asnjëherë nuk i shoh se janë te zellshëm për rregullimin e problemeve fetare. Sot jetojmë në një shtet ku ende nuk kemi ligj për fetë. Unë çdo ditë e ngre zërin kundër parregullsive që ndodhin në Bashkësi Islame që është e uzurpuar nga një grup i caktuar njerëzish, por shteti ende vazhdon të hesht! E kam ngritur zërin për shumë vite për ekstremizmin fetar që po mundohet të instalohet në Kosovë qoftë ai islam apo i krishterë, por prapë nuk e kanë ngritur zërin derisa iu preku hunda në mur.
Të gjitha këto probleme edhe politike edhe ekonomike, por edhe sociale kanë bërë që populli të lodhet nga kjo gjendje. Papunësia dhe problemet e mëdha ekonomike kanë bërë që populli të kërkojë zgjidhje nga më të ndryshmet. Edhe te rinjtë tanë sot kërkojnë që ta gjejnë veten e tyre në ndonjë formë. Sot në vend se në vendin tonë të flisnim për përmirësimin e arsimit dhe edukimit apo të debatonim se si mund t’ju japim hapësirë rinisë tonë në mënyrë që të avancojnë përpara në shkencë dhe dituri, ne ende nuk po mund t’ua ngopin barkun me bukë! Kjo ka bërë që të shohim skena që na bëjnë të qajmë se si rinia jonë largohet çdo ditë nga ky vend. Për njerëzit e gjeneratës sime kjo është një pamje shumë me tronditëse dhe e dhembshme. Për arsye se jam gjenerate e cila me dekada ka vuajtur dhe ka duruar vuajtjet e armikut vetëm që të mos e lëshojmë vendin tonë dhe të jemi në vendin tonë. Ndërsa sot të shohim këto skena të bën të vdesësh para vdekjes.
Nëse i kemi parasysh të gjitha këto probleme, atëherë mund ta kuptojmë më mirë edhe këngën e këngëtarit. Për arsye se nëse dëshirojmë t’i zgjidhim problemet duhet të merremi me shkaqet që na çojnë deri aty jo më frytet. Ngase kjo këngë është produkt i keq i këtyre problemeve dhe jo shkak i tyre. Ajo që i bën njerëzit të lodhur nga kjo gjendje në të cilën gjendemi nuk është një kënge e një këngëtari, por të gjitha ato probleme që i përmenda me lart. Edhe ata të rinj që po ikin nga Kosova nuk po ikin për shkak se u irrituan nga ajo këngë, por për shkak të problemeve të lartpërmendura e që janë vetëm një përqindja e vogël e gjithë atyre problemeve që kemi. Në anën tjetër assesi nuk dua që t’i justifikoj fyerjet dhe formën të cilën ky këngëtar e përdor në këngën e tij. Ngase Islami është fe e paqes dhe nuk lejon që të përdoren metoda të ndyta për të arritur një qellim sado i pastër që të jetë. Por e kam një porosi edhe për politikanët tanë por edhe për popullin: të merremi më shumë me shkaqet që na kanë sjellë këtu ku jemi dhe jo të merremi me produktet. Nuk zgjidhen problemet nëse e padit apo e fiton në gjykatë lëndën, por problemet zgjidhen duke punuar për popullin dhe të mirën e tij.
P.S.
Kështu e kishin rrahur ekstremistët vehabistë Hoxhen e nderuar, që i pari ishte gjendë bashkë me prof. Zekiria Canen te kufomat e masakruara të familjes Jashari nga Çetnikët serbë.
BIK-u sot deklason çdo patriot kombëtar!
Tri ngjarje që pasqyrojnë gjendjen e Kosovës në mënyrë shumë interesante dhe të përpiktë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI
» Rrezart Kalaja:Hoxhë Shefqet Krasniqi si peshkopi grek Anastas Janullatos dhe prifti serb Artemije Radosavljeviq shprehin racizëm kundër shqiptarëve!
» Asllan Dibrani:Reagim kundër Olsi Jazexhi, përse sulmohet Fuad Ramiqi?
» Asllan Dibrani:Reagim kundër konfuzitetit hipokrit dhe tendencioz të një far Isuf Urith Bytyçi
» Kalon Projektligji kundër pjesëmarrjes në luftëra terroriste, Vetëvendosje voton kundër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi