Ndër vite me Ernest Koliqin
Faqja 1 e 1
Ndër vite me Ernest Koliqin
Ndër vite me Ernest Koliqin
pergaditi: Arjeta Ferlushkaj
v 1903- Shqipëri.
Në një familje të madhe tregtarësh me origjinë nga Shiroka, me datën 20 maj lind Ernesti, një emër me mbiemër gjurmëlënës... Shkollën fillore e kryen në Kolegjin Saverian të Jezuitëve të Shkodrës
v 1918-Itali.
Është 15 vjeç. I ati, Shan Koliqi, e dërgon për të studjuar në Itali. Studion në Kolegjin Jezuit Arici në Breshia. Në gazetën “Noi giovani” (“Ne të rinjtë”) , të cilën e themelon vetë me disa bashkënxënës, boton poezitë e tij të para në italisht
v 1921-Shqipëri.
Është 18 vjeç. Kthehet nga Italia dhe i vihet punës për të mësuar gjuhën shqipe, pasi qe larguar i ri nga vendlindja dhe kish nisur të harronte gjuhën amë.
Në një konkurs për himnin kombëtar, mes krijuesve te rinj e jo të rinj, merr pjesë edhe Ernesti i cili vlerësohet me çmim të parë nga një juri e përbërë prej emrash të shquar si: Gj.Fishta, F.Noli, M.Frashëri, L.Gurakuqi.
v 1923-Shqipëri.
Mungon në Shqipëri një shtyp serioz. Ernesti e ndjen nevojën e tij ndaj, bashkë me At A.Harapin, N.Topallin etj, themelon fletoren “Ora e Maleve” në Shkodër. Shkrimet e saj patën një ndikim të madh në jetën politike e letrare të vendit. Këtu bëri edhe hapat e parë ne krijimtarinë letrare, i drejtuar nga L.Gurakuqi dhe Gj.Fishta.
v 1924-Shqipëri- Jugosllavi.
E thërret L.Gurakuqi në Tiranë si sekretar personal. Më vonë bëhet sekretar i Ministrisë së Brendshme. I nxitur nga L.Gurakuqi dhe miqtë e tij, dërgon në shtyp poemthin dramatik “Kushtrimi i Skëndërbeut”. Kjo vepër i dha shpresën për të hyrë përgjithmonë në botën e letrave shqipe dhe mund të themi se “ka vlerën e një uverture me tone epike”(Fatbardha Hoxha). Po këtë vit bëhet anëtar i lëvizjes “Bashkimi”, krijuar nga A.Rustemi. Mirëpo, me dështimin e programit të saj, Koliqi detyrohet te largohet nga atdheu dhe vendoset në Tuzla (Bosnje). Jetoi gjithsej pesë vjet në mërgim në Jugosllavi. Gjatë kësaj kohe, mëson serbo-kroatishten për të studjuar veprat e autorëve sllavë të jugut. Pjesën më të madhe të kohës e kaloi me krerë të fiseve të malësisë shqiptare të veriut, që edhe ata ishin në mërgim. Prej tyre mësoi për zakonet e lashta, letërsinë gojore dhe tiparet heroike të mënyrës së tyre të jetesës.
v 1929-Jugosllavi(Zare).
I ndikuar nga ky rreth shqiptarësh, Koliqi shkruan vëllimin me tregime “Hija e maleve”, vëllim i cili e pagëzon edhe si krijuesin e prozës moderne shqiptare. Me një stil të mrekullueshëm narrativ, ai arrin të paraqesë në këtë botim një sërë episodesh të jetës malësore nën ndikimin e rregullave të ashpra të Lekë Dukagjinit por pa munguar edhe skenat e jetës qytetare shkodrane.
Me këtë vëllim ai mirëpritet të kthehet në qarqet letrare në Shqipëri.
v 1930-Shqipëri.
Mbretëria shqiptare e fal Koliqin dhe e emëron mësues të thjeshtë gjmnazi. Nga viti 1930 ishte mësues në një shkollë tregtare në Vlorë dhe në gjimnazin e shtetit në Shkodër, derisa shtrëngohet, sërish për arsye politike, të largohet në Itali. Në vitin 1932 botoi vëllimin e parë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” (me një parathënie nga Fishta), një antologji me 280 faqe që u përdor menjëherë si tekst letërsie në gjimnazin klerik të Shkodrës dhe përmban katër poetët më të mëdhenj të Italisë: Aligierin, Petrarkën, Arioston, Tasson.
v 1933-‘34-Shqipëri-Itali.
Është 30 vjeç. Jep dorëheqjen nga arsimi dhe regjistrohet në Universitetin e Padovës për të vazhduar studimet. Edhe pse me punë në Padova, Koliqi nuk i shkëput lidhjet me Shqipërinë. Bashkëpunon me redaksinë e të përjavshmes kulturore “Illyria”. Gjitha vjershat e veta i përmbledh në vëllimin “Gjurmat e stinëve” ku paraqiten me një frymë krejt të re skenat e jetës shkodrane dhe gjejmë të pasqyruar shpirtin e poetit të ndjeshëm me ndjesina atdhedashurore. Ndërsa, autodafeja e vendosur në krye të këtij libri vlerësohet si një ndër aktet më të rëndësishme në fushë të mendimit estetik shqiptar.
v 1935-Itali.
Pas suksesit të vëllimit të parë me tregime, boton një libër me 16 novela me titull “Tregtar flamujsh” me lëndë të nxjerrë nga mënyra e jetesës së popullit tonë, sidomos të atij të qytetit të Shkodrës. Ngjarjet dhe problematikat sociale që prekin veprën gjithnjë i nënshtrohen një analize të thellë psikologjike. Ky vëllim novelash, siç vëren Miaser Dibra, i përket një shkalle pjekurie më të madhe të autorit.
Po këtë vit boton edhe poemthin në prozë “Quattuor”.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ndër vite me Ernest Koliqin
v 1936-Itali.
Emërohet Lektor i Shqipes pranë Universitetit të Padovës që drejtohej nga K.Taliavini. Boton vëllimin e dytë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” (me parathënie nga Karlo Taliavini). Ky vëllim përfshin vjersha të përkthyera të katër poetëve italianë: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Edhe vëllimi i tretë ishte i përgatitur por nuk u botua.
v 1937-Itali.
Në moshën 34 vjeçare kryen studimet (5 vjeçare) në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqiptare”), tezë doktorate e cila u vlerësua nga shumë albanologë si N.Jokli, M.Lambertz etj.
v 1939-Itali-Shqipëri.
Emërohet titullar i Katedrës së Gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Universitetin “La Sapienza” në Romë por nuk do të rrijë gjatë pasi po këtë vit nis punën si ministër arsimi në qeverinë shqiptare. Me të marrë në dorë ministrinë e arsimit, ai mblodhi rreth vetes njerëzit e kulturës, shkrimtarët më të shquar dhe i vihet përpilimit e botimit të teksteve shkollore. Sa qe Koliqi ministër u arrit :
●botimi i historisë së letërsisë , me kritere të shëndosha, në dyvëllimshin “Shkrimtarët shqiptarë”(1941).
●botimi i të parës antologji në shqip: “Bota shqiptare”(1943).
●mbledhja e folklorit për të plotësuar veprën “Visaret e kombit”(vëllim me materiale nga folklori ynë)
●thirrja në Tiranë e Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare në vitin 1940(Instituti i Studimeve Shqiptare me qendër në Tiranë, pararendës i Akademisë së Shkencave).
● botimi i vëllimeve “Rreze dritë”, “Te pragu i jetës”, “Studime e tekste”.
● themeloi e drejtoi të përkohshmen “Shkëndija”.
●hapja e shkollave shqipe në Kosovë; hapi edhe një shkollë të mesme në Prishtinë dhe mundësoi dërgimin e studentëve nga Kosova me bursë në Itali dhe Austri.
Duhet thënë se produktiviteti në kohën e Ernestit mbetet punë e pamohueshme.
Në këtë periudhë ai ka bashkëpunuar me revistat “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Përpjekja shqiptare”, “Minerva”, “Besa” etj.
v 1942-1943-Shqipëri.
Nga 1942-43 ishte kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe largohet nga Ministria e Arsimit. Martohet me arsimtaren Vangjelije Vuçani dhe patën dy fëmijë: Markun dhe Elizabetën.
v 1947-Itali.
Koliqi është larguar përgjithnjë nga atdheu i tij.
“L’Albanie Libre” është një e përkohshme e sapo dalë në Romë me të cilën Koliqi fillon bashkëpunimin. Ndër të shumtat shkrime, këtu nis të botojë, nga viti 1954 deri më 1961, studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane-e Etënve jezuitë dhe e Etënve françeskanë”. Në këtë studim të tij vërehet përpjekja për të hartuar një histori të mirëfilltë të letërsisë shqiptare, jashtë ngjyrimeve ideologjike.
v 1957-Itali.
Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare.
Në Firenze boton vëllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia popullore shqiptare”) ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike të atdheut të tij Shqipërisë. Vëllimi ka tekste shqip e përkthime në italisht.
Themelon të përkohshmen “Shêjzat”(“Le Pleiadi”)që e drejtoi për 18 vjet. “Shêjzat shërbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare”.( Martin Camaj)
v 1959-Itali.
Boton vëllimin “Kangjellat e Rilindjes”(“I canti della Rinascita”) me përkthimin në italisht, kushtuar arbëreshëve të Italisë, ku i nxit ata të ruajnë gjuhën e zakonet e të kenë besim në pavdekësinë e fisit.
v 1960-Itali.
Boton romanin “Shija e bukës së mbrûme” për të cilin Koliqi vetë shprehet: “Ky tregim parashtron edhe përpiqet imtësisht të hulumtojë dramin shpirtnuer të nji të riut shqiptar flakrue jashta atdheut nga pasojat e së dytës luftë botnore.”(Paraqitje në “Shija e bukës
së mbrûme”, Shkodër, 1996) Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi”(“Gabriel D’Anuncio dhe Shqiptarët”).
v 1963-Itali.
Boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikës shqiptare”) ku për herë të parë paraqiten në një gjuhë europiane përkthimet e lirikat më të mira të autorëve shqiptarë të vjetër e të rinj ku theksohen autorët kosovarë me qëllim që të njihen më mirë. Riboton “Shtatë Pasqyrat e Narçizit” (që e kishte botuar së pari në fletoren Gazeta Shqiptare të Bari-t më 1936) ku paraqiten shtatë copa proze poetike që përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shkrimtarit.
v 1965-Itali.
Del në dritë “Albania”, një monografi italisht, botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Milano ku paraqet një pasqyrë të gjërë mbi Shqipërinë si në pikëpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike.
v 1969-Itali.
Më 4 Maj i vdes bashkëshortja Vangjelija. Zhdukja e saj i shkaktoi një mungesë të pazëvëndësueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij.
v 1970-Itali.
Riboton poemthin “Simfonia e Shqipeve” (që e kishte botuar për herë të parë në fletoren Gazeta Shqiptare të Bari-t më 1936),që është si një testament poetik që nënvizon trashëgiminë kombëtare, lashtësinë dhe traditat e popullit. Kjo vepër ka për argument lartësimin e kohës së kaluar të fisit tonë.
v 1972-Itali.
Botohet vëllimi “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze.Është një përmbledhje e mirë shkrimesh e konferencash përpunuar gjatë disa vjetëve.
v 1973-Itali.
Vazhdon të përkthejë në italisht pjesë nga Lahuta e Malësisë, këngët II-III-IV-V (punë kjo e nisur që në vitin 1961 kur përktheu këngën XXVI; më 1971 këngët XII-XIII-XIV dhe XV).
v 1975-Itali.
Vdes në Romë me 15 Janar dhe u varros po në këtë qytet me datën 18. Në ceremoninë e asaj dite kishin ardhur personalitete të ndryshëm, kolegë, shqiptarë, arbëreshë, miq të ardhur nga vende të ndryshme.
Dekorata dhe tituj akademikë.
v Medalje arit e Shoqnis “Dante Aligheri”.
v Ylli i artë për Meritë të Shkollës.
v Akademik ordinar i Akademisë Tiberiane.
v Akademik Nderi i Akademisë Teatine të Kietit për Shkencat.
v Antar i Akademisë së Abrucit për Shkencat dhe Artet
v Antar efektiv i Akademisë së Mesdheut.
Antar Nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet shqiptare

Similar topics
» Gjelosh Gjoka: Miqësia ime me Ernest Koliqin e Ibrahim Kodrën
» ME SPORTIN NDËR VITE
» Kryeministrat shqiptare nder vite
» Buqe Berisha:-NDËR VITE-
» Kështu u prit ndër vite Obama në Keni (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi