AGIM GASHI- TI SHQIPTAR!
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI- TI SHQIPTAR!
AGIM GASHI
TI SHQIPTAR!
Ti shqiptar që luen revolen
Mos ngre gisht por shtrije doren,
Shtrije doren se vlla e ke
Ma të mirë se gjen mbi dhe.
Ty të bani e rriti nana
Me u ba trim për atdhe,
Jo me vra ti vllaun tand,
Me lot´ nana me e shti n´dhe.
Merre shpirtin tand me t´mirë
Vishja rrobat e dashunisë,
Një gabim ti falja vllaut
Për hire t´atdheut e Perëndisë.
A po e shef o shqiptar zeza
Që na humbi ndera e nami,
T´u vra vllaun e t´u e vra mikun
Për të keq larg na shkoi zani.
Ngritet shqiptare, ik nga atdheu,
Shkon e bahet terrorist,
Fëmijve t´huej ua pren kokat
Na quejnë serbet njerz me bisht.
Qesh me ne Zoti e qielli
Se shqiptari lufton n´Siri,
Po sa gjaku u derdh n´Kosovë
Në zemër serbi prap ka hi.
Shkojnë e vriten për toka t´Shamit
Shiten e blihen si mercenar,
Vrajnë gra e vrajnë fëmijë
E na quen bota barbar.
II
Janë que peshë e vjedhin shtetin
Po plaçkitet i madh e i vogel,
Luejnë me vorret e dëshmorëve
E kanë ba atdheun loder.
Qeveria e mafisë tradhëtare
Shiti e fali çka pat´ shqiptare,
E la popullin në mshirë t´xhamive
Me edukim të hoxhollarve.
Tash rini e Dardanisë
Nëpër shkolla falë „namazin“,
Në fakultete profesorët
T´u thirr ezan e shkyejnë gërmazin.
Nuk mësohet ma hstoria
Ajo kombëtare e Arbnisë,
Por mësohet çka banë sektet
Në shkretirat e Arabisë.
Nuk mësohet për legjendarët
Për Agronin e Skënderbeun,
Me gjuhë të pista i quajnë tradhëtar,
Pse nga armiku mbrojten atdheun.
Hoxhollarë mjekrra t´çetnikëve
Nanë Terezen e e nënqmojnë,
Duan shamia e mbulesa
Fenë islame e denigrojnë.
Kerkojnë djem e vasha të reja
Me shkue n´luftë atje n´Siri,
Po e shesin gjakun e shqipes
Sepse shtetin e kem mafi.
Se kam ditë n´këtë botë mizore
Se në atdhe e n´popullin shqiptar,
Paska ma shumë kriminela
Ma shumë të shitur e tradhëtar.
III
Populli im o i dashur popull
Po t´bi ngjuj e t´lus me za,
Ta shpëtojmë çka mund t´shpëtohet
Sepse kohë ma shumë nuk ka.
Ta kerkojmë spari udhëheqjen
Që ta bajmë një popullore,
Punët e mira për atdheun
Mos me i dale ma kurr prej dore.
Ka njerz mjaft populli ynë
Të ndershëm e kombëtar,
Që do t´shkrihen për t´mirë t´atdheut
Dhe mendojnë për çdo shqiptar.
Deri tash se patem fatin
Që ta kemi një prijs të mire,
Prej që iku Presidenti
Për Dardani kohë e vështirë.
IV
A po e shifni se çka bahet?
Disa njerz të prishun në zemër,
Kësaj Kosovës ja thejnë lavdinë
Ja përdhosin nder dhe emën.
Një Hasan e një Hashim
Me koleg t´partive tjera,
Peng e mbajnë një popull trim,
Kjo ska ndodhë herave tjera.
Nuk zgjedhin mjete e tradhëti
Me e marrë në dorë pushtetin,
Jo me ba Shqipninë-Shqipni,
Po me vjedhë poullin, me mbush xhepin.
Bari ishin para lufte
Sot t´qendisun me tituj t´naltë,
Këso marrina e hajnia
Sdi a i kishin edhe të partë?
Dikur moti bahej Pashë,
Një bujk që punonte ara,
Ndersa sot analfabetët
Qendisen n´grada e gjenerala.
O hajmedet për shqiptari
Që spo shofin çka shof unë,
Atë lavdi që dikur e kishim
E kërkon por se gjen kund!
01.08.14
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Në vend të komentit Përparim Hysi
Në vend të komentit Përparim Hysi
Hej Agim, o t'u shtoftë jeta! Po bën thirrje e apel
Se ashtu është e vërteta,shkon shqiptari për debel
E vret vëllaun bash si Kajni që në Bibël vrau Abelin
E për keq na doli nami (këto ty ta shtojnë helmin)
I mërzitur çon kushtrimin si njeri e Atdhetar
Tash të plotë e ke urimin nga kushdo si leximtar
E ban zani ti kambanë dhe e tund atë fuqishëm
Për do vllazën sharlatanë sikur janë njëlloj me bishën.
Shkon lufton në Siri si në emër të K'uranit
Ky asht bishë e s'a njeri, shprtin ia ka dhanë shejtanit
Ti poet e kangëtar veç këndon e ban apel
Se ti je Atdhetar e s'duron me shpritn vrerë.
Përparimi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI:ME FAT BAJRAMI O SHQIPTAR!
» AGIM GASHI:ME FAT BAJRAMI O SHQIPTAR!
» AGIM GASHI:JAM I VOGËL E JAM SHQIPTAR
» Agim Gashi:MBLIDHNI MENDJEN O SHQIPTAR
» Agim Gashi:MOS IK MË O SHQIPTAR-Në ditën Botrore të refugjatëve
» AGIM GASHI:ME FAT BAJRAMI O SHQIPTAR!
» AGIM GASHI:JAM I VOGËL E JAM SHQIPTAR
» Agim Gashi:MBLIDHNI MENDJEN O SHQIPTAR
» Agim Gashi:MOS IK MË O SHQIPTAR-Në ditën Botrore të refugjatëve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi