SHEJH IZZUDDIN IBRAHIM (1908-1984)
Faqja 1 e 1
SHEJH IZZUDDIN IBRAHIM (1908-1984)
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Akademik, filozof, në Perendim-kurse në Lindje: Shejh Ibrahim...
Në 100 vjetorin e lindjes: Titus Carl Burckhardt - (Shejh Ibrahim Izzuddin)(1908-1984)
Viti 2008 ishte përvjetori i 100-të i lindjes së dijetarit të madh Titus Carl Burckhardt, një autoritet i Perëndimit, një studiues i Lindjes, por që përket gjithë njerëzimit.
Kush ishte Titus Carl Burckhardt?
Në kohën e shkencës e teknologjisë moderne, në një botë të ekzistencializmit, psikoanalizës, Titus Carl Burckhardt ishte një autoritet, një eksponent i të Vërtetës Univerzale, i Urtësisë Tradicionale...Ishte një studiues, hulumtues, gjurmues, udhëpërshkrues, dijetar, shkrimtar, fetar, historian, filozof, akademik, mistik…
Prejardhja familjare e kombëtare:
Titus C. Burckhardt lindi në vitin 1908, në Firencë, Itali, nuk ishte Italian, por ishte gjerman, me prejardhje nga Bazeli, Zvicër. Rrjedh prej një familje të famëshme gjermane, me një mbiemër pak të vështirë, por të njohur mirë, Burckhardt, familje e cila është e përhapur nëpër Europë, madje edhe në Amerikë...
Babai i tij, Carl Burckhardt, ishte një skulptor i njohur, kurse gjyshi, Jakob Burckhardt, ishte historian i artit, të cilët u kujdesën shumë për nipin, djalin e tyre, i cili arriti të bëhet, filozof, akademik...
Burckhardt, filozof, akademik e kishte një mik...
Ky filozof, ky akademik, e kishte një mik, një bashkohanik, artistin, poetin, shkrimtarin, filozofin e njohur gjerman, Frithjof Schuon (1907-1988) autor i dhjetra librave, i cili e pranoj Islamin nga Shejh Ahmed el-Alevi dhe më vonë edhe vetë arriti të bëhet shejh, shejh i tarikatit Shazeli, i cili njihet tashmë me emër të ri: Shejh Isa Nur ed-Din Ahmed esh-Shazeli…
Shejh Isa Nur ed-Din Ahmed dhe Titus Carl Burckhardt që nga nga vitet shkollore, studimet në Bazel të Zvicrrës, deri në fund të jetës, nuk u ndanë, por bashkëpunuan dhe iu përkushtuan të Vërtetës…
Në jetën tokësore kishin edhe lidhje shpirtërore, sepse edhe Titus Carl Burckhardt e përqafoj Islamin dhe arriti të bëhet edhe Shejh, tani, me emrin e ri: Shejh Ibrahim Izzuddin…
Shejh Ibrahim Izzuddin dhe Shejh Isa Nur ed-Din ndoqën rrugën jetësore dhe shpirtërore të filozofit francez, Rene Guenon, (1886-1951), i cili e kishte pranuar Islamin në vitin 1912 dhe arriti të bëhet Shejh, tashmë me emrin e ri: Shejh Abdul Vahid Jahja…
Shejh Abdul Vahid Jahja e kishte pranuar Islamin nën ndikimin e mendimtarit, piktorit, francez Gustav Ageli, i cili e kishte përqafuar Islamin që në vitin 1897 dhe kishte arritur të bëhet Shejh, me emrin e ri njihet si Shejh Abdul Hadi…
Të gjithë këta filozofë, studiues, dijetarë, shkrimtarë ishin fetarë, por e pranuan Islamin përmes Sufizmit...
Sufizmi është zemra e gjallë e Islamit, është gjallëria shpirtërore e tij...Me këtë gjallëri, ata i shërbyen Islamit me shumë devotshmëri, siç i kishin shërbye edhe Filozofisë Pereniale, të cilën e kishin formalizuar për t’mirën univerzale...
Ç’është Filozofia Pereniale?
Filozofia Pereniale është një term latin. Për herë të parë është përdorur në Evropë nga Agostino Steuco, qysh në shekullin XVI-të, e ka zhvillue matematicienti dhe filozofi gjerman Gottfried Leibniz, kurse e ka popullarizuar Aldous Huxley me librin e tij: ”The Perennial Philosophy” botuar në New York, 1945…
Sipas studiuesit Aldous Huxley, Filozofia Pereniale është: ”Metafizika e cila e pranon të Vërtetën Hyjnore, psikologjia e cila e gjen, e zbulon në shpirt diçka të ngjajshme me të Vërtetën Hyjnore…”
Veprat e Titus C. Burckhardt(Shejh Ibrahim Izzuddin) Shejh Ibrahim Izzuddin gjithë jetën tokësore ia përkushtoj të Vërtetës Hyjnore, duke shkruar mbi 30 libra për t’mirën njerëzore…
Librat e tij janë dijamante që ndriçojnë në çdo anë, janë ushqim për mendjen, zemrën dhe shpirtin e njeriut, në gjithë dynjanë…
Veprat e tij kryesore janë botuar, ribotuar, në të gjitha gjuhët e botës Perendimore, janë botuar, ribotuar, në gjuhët kryesore të botës Lindore…
Ka shkruar në gjuhë gjermane dhe frenge...
Për të pas pak njohuri, po shënojmë disa titujt nga disa prej veprave të tij:
1. Alchemy: Science of the Cosmos, Science of the Soul. (Shkenca e Kosmosit, Shkenca e Shpirtit, 206 faqe.)
2. Murish Culture in Spain ,(Një studim unikat rreth zhvillimit, lulëzimit, kulturor, artistik, shpirtëror të muslimanëve në Spanjë për 800 vjetë.)
3. Mirror of the Intelect: Essays on Traditional Science and Sacred Art.Pasqyra e Intelektit: Ese rreth Shkencës Tradicionale dhe Artit të Shenjtë.)
4. Fez : City of Islam(Fesi:Qyteti Islam) Një vepër, kryevepër, për qytetin historik dhe regjionin e tij, një libër mësimi, udhëzimi, ndriçimi me shembuj dhe ”mrekulli” keramete të besimtarëve sufi, të përshpirtshëm, evlijave, ndër shekuj..., faqe176.
5. Art of Islam Language and Meaning. Arti i Islamit - Gjuha dhe Kuptimi, 204 faqe 6. An Introduction to Sufi Doctrine. Një Paraqitje e Doktrinës Sufiste...156 faqe
7. Mystical Astrology According to Ibn,Arabi. Miistika Astrologjike sipas Ibn Arabiut 64 faqe..
Të gjitha librat e dijetarit Shejh Ibrahim Izzuddin janë një burim i pashtershëm për frymëzim, janë një udhë për mësim. Udha e mësimit, siç thoshte mendimtari Menciues, nuk është gjë tjetër, veçse gjetja e zemrës së humbur...
Para disa ditëve, kardinali Jean Louis Tauron, kryetar i Këshillit Papnor për dialog ndërfetar, falënderoi muslimanët për faktin që e kanë kthyer konceptin e Zotit në sferën publike në Europë...
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, një mirënjohje, një falënderim e meriton, pa dyshim, edhe Shejhu, Ibrahim Izzuddin...
Amin!
(Autori është studiues i religjioneve)

Mexhid Yvejsi- Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009
Similar topics
» Përkujtim:Zana Aliu(24.12.1984 – 16.8.2006)
» Sabit Rrustemi:ISHTE 13 GUSHTI 1984(sime bijë, Gresës, si një urim për ditëlindjen e saj)
» SHEJH DHU'NUN EL-MISRI (796-859)
» SHEJH SA'ADI SHIRAZI (1203-1291)
» SHEJH AHMED SHKODRA (1881-1927)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi