Haxhi Muhaxheri:Shaban Cakolli, burrë fisnik i shqiptarisë.
Faqja 1 e 1
Haxhi Muhaxheri:Shaban Cakolli, burrë fisnik i shqiptarisë.
Haxhi Muhaxheri:Shaban Cakolli, burrë fisnik i shqiptarisë.
Në vend të In Memoriamit
Shaban Cakolli, u lind në Krilevë të Dardanës në vitin 1958. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Univerzitetin e Prishtinës. Shkruante poezi e proze dhe ishte shume aktiv edhe në gazetari. Njëherit është përfshirë në 18 antologji në gjuhën shqipe, një gjermane në mërgim dhe Kosovë.
Shaban Cakolli ishte veprimtar i shquar i mërgatës dhe bënte punë shumë të madhe në prezantimin e krijuesve letrar dhe të veprimarive kulturore e shoqerore. Ishte mik i mirë, njeri shumë i afërt dhe komunikastiv. I donte dhe i respektonte kolkeget letrar, miqte dhe farefisin. Ishte bashkëpunëtorë i shumë gazetave, revistave dhe mediave dhe portaleve elektronike. Të gjitha reaksite e respoektonin, sepse ai ishte punetor i palodhshëm dhe i furnizonte ato me shkrime që bartnin vlera të pamohueshme.
Shabani, që nga fillimi ishte bashkepunëtorë edhe i Portalit tonë "Ora shqiptare" dhe i Revistës ekektronike "AlbPlanet". Ai e jepte kontributin e tij duke na dërguar shkrime të ndryshme për vepritaritë kulturore të mërgatës shqiptare, prezantonte krijues dhe artiste të ndryshem nga e gjithë hapsira shqiptare, prezantonte librat e kolegeve të tij, shkruante recensione dhe vlersime letrare, jepte mendime për ngjarje të ndryshme politike dhe trajtonte tema nga jeta e përdishme. Me nje fjalë, Shabani ishte i papritueshëm dhe i pandalshëm. Por mbi të gjitha, ishte njeri fisnik dhe e donte njësoj çdo pëllëmbë të atdheut.
Shaban Cakolli, ndrroj jetë më 27.07.2014 në Gjermani.
Me ikjen e Shabanit, ne humbëm një mik të mirë dhe bashkëpunëtorë të zellshëm, mërgata humbi një veprimtarë dhe intelektual të shquar, njerzit e letrave e humben një kolege që e shkruante bukur dhe më shumë dashuri poezinë...
Qofte i përjetshëm kujtimi për këtë burrë fisnik të shqiptarisë !
Haxhi Muhaxheri
Thanë për Shabanin:
Agim Gashi: Me vdekjën e Shaban Cakollit, humbëm një njeri të ndritshëm, një mërgimtar plot dhimbje e mall për atdheun, një poet me plot vargje të dala nga shpirti i tij njerzor, një pishtar të dijes që ndriqoi atdheun e kombin deri në frymën e fundit.
Agim Metbala: Shaban Cakolli ishte një njeri fenomenal me shpirt manar, një poet i sinqert pa asnjë kalkulim që vargjet i nxjerrte nga thellësia e shpirtit e të qiltërt ashtu si e kishte ai zemrën dhe shpirtin e pastër, një poet që i respektonte dhe i donte të të gjithë poetë të tjerë, një poetë që ndjente kënaqësi t'i prezentonte të tjerë e të shkruante vështrimet goxha të gjata e profesionale, një atdhetar i devotshëm.
Ismet Jonuzaj: Shabani ishte një shembull se si duhet me qenë bashkëkombasi e intelektuali dhe miku!
Poezi nga Shaban Cakolli
KA KOHË
Ka kohë
që jam duke u ngjitur
Lugut të Blertë
të Gërmisë.
ka kohë që ujë pi
në krojet e fëminisë.
Ka kohë
që më janë ngatërruar kohët
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron
Ëndrra.
ZHGËNJIME
Evropën e krijuan së pari
me mite e legjenda.
Erdhi nga antika
në katër këmbë
në përrallat moderne
me urinë e Kronosit.
Djepi i saj
ku i dhamë qumësht legjendash
ende përkundet bosh
në gërmadhat e Ballkanit.
LEGJENDA E ROZAFATIT
Një fëmijë
kërkon gji
nga guri.
Nëna e murosur
me qumështin e saj
ruan qytetin e Shkodrës
nga ushtat e helmuara
të legjioneve romake.
Më kot babai
fëmijës së vet
i rrëfen rrugën e përgjakur
deri te kënga e lahutarit.
Ai s'do të kthehet
pa i pirë dy-tri pika qumësht
nga legjenda
e këtij shekulli.
DUKE SHIKUAR ORËN
Një shekull iku
duke shikuar
diellin me zenit.
Ku mbet ora jonë
që mat rrjedhën e gjakut
në histori?….
Pena ime gërryen mbi letër
hieroglifet
me të cilat kam shënuar
kronologjinë
e lindjes
deri në perendim
të epokës së gjakut.
DRURI I JETËS
Liliane Perrin-it
Ajo vdiq në nëntor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritëm në gjysmështizë.
Liliane Perrini-i,
medalon i përjetshëm
ne do ta mbajmë të varur
në kujtimet tona.
Ajo iku në nëntor
dhe vjeshta hyri me verdhësi
në visoret e ëndrrave
duke shkundur gjethet
në Drurin e Jetës.
ËNDRRAT
Na mbytën ëndrrat
e dheut të huaj
Edhe netëve të pagjumë
bredhim të përhanshëm
hapësirave të bleruara
të vendlindjes.
zgjohemi
me ëndërr në qepallë,
dhe ngrysemi mbi pjalm gjumi
në bebëzen e lulëzuar.
Vetëm një grusht
dhe Kosovë
do të na sjellë
pushimin e trupit
dhe qetësinë e shqisave tona.
ROJA E TUFËS
Kur këndon Baca Nazif
fotografitë në mur lotojnë
nga malli:
"Ngjitet tufa me këmborë,
u prinë dashi me kurorë…"
Në karrige ahu
që ka lëshuar gjethe
rri ulur duke i rënë kavallit
i zgjon bylbylat e mallit
në kopshtet e largëta
nëpër këngë.
Nëpër mure zhagitet
hija e dashit të therrur kurban
për festën tonë të motmotit.
MALLI PËR FSHATIN E LINDJES
Arën me grurë e solli
në dhomën e stolisur
me kallij të vendlindjes.
Këtu në këtë qytet të huaj
as gruri se ka ngjyrën
e bebëzave tona:
është jeshil si zhapini
tek rrezitet mbi shkëmbij.
U poqën kallijtë në dhomë
nga malli ynë
ngjyrë bakri.
PLAGA E KURBETÇARIT
Është plagë
e nuk mbyllet kurrë
as nëzemër,
as në shpirt.
Stinët ndërrojnë,
datat në kalendar,
akrepat qarkojnë
rrathët e ferrit.
koha rri e ngrirë
në kujtime.
Plaga ime kullon
gjak
pika-pika
mbi kujtime….
SHAMIJA
Ma dha shaminë
që pat fshirë
lotin që ia shkrumoi faqet.
Kur u zgjova nga gjumi
me të i fshiva kujtimet
e lëndimet e zhubrosura…
Po njelmësinë e mërgimit,
me se do ta fshija,
me se do ta hiqja?
RASAT E MËRGIMTARIT
Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.
Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!
Thirrorja është zhdukur
se nëna s'na dëgjon.
Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.
NË KUJTESË
Dikush qan
mos po qaj unë?
Me ninullat të bukura
mí ndizte nëna
dhe qirijtë qiellorë
mbi kokë.
Mbi kokë,
pleqëria se ç'm'i shkundi
borërat e Sharrit
e duke bredhur meridianeve
ninullat e nënës s'mú ndanë.
Dikush qan
mos po qaj unë?
MALLI
Kur e lash shtëpinë
dhe ika nëpër botë
nëna deri te pragu i shtëpisë
më përcolli me lotë.
Ika unë i mjeri
nëpër baltë e terr,
nëpër shteg ylberi
vajta drejt në ferr.
Dielli rri i ngrirë
në qiellin e huaj
duke ma ngrohë jetën
me javë e me muaj.
Rrudhat e pleqërisë
s'ma shuajnë atë zjarr
që në vendin tim
të kem një copë varr.
REFREN KURBETÇARI
Kafka të ngjitura për lëkurë
që jetën s'e shijojnë kurrë
duke kujtuar lodrat e fëminisë
vrapin e bagëtisë në fushë
mallin që është përzier në këtë tymnajë.
Kush do túa ushqejë shpresën
ata që kurrë s í sheh të qeshur,
Rini e mbështetur për mur
deri kur?
KROI I AHUT
Nën shiun plak
diku në mal
buron me currila
uji kristal.
Rrjedh uji ngadalë
malit tatëpjetë,
siç rrjedh nëpër vite
malli im për jetë.
Një ylber kujtimi
rrjedh nëpër mote
prej zemrës sime
deri te zemra jote.
BYLBYL I LUMTUR
Ti në kafaz
unë mes natyre
ti këndej
e unë
matanë pasqyre
Ti lart në qiell
e unë poshtë në tokë,
as për një shekull
s'bëhemi shokë.
Eja të ndërrohemi
për shekullin e ri.:
unë pëllumb
ti bëhu njeri.
DITË E VONUAR
Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t'i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.
Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha!
NËNA
Fjalë e qëndisur
me shkronja ari
te kokat e shqiponjës
në flamur.
U rritëm nëpër shekuj
në prehrin e saj,
me bazybenë
që na e lidhi për qafe
bredhim nëpër histori.
Edhe sot në kurbet
në ëndërr netëve dimërore
më flet.
DALLËNDYSHES
Shko në kopshtin tim
këput veç një mollë
ma sill t'i marr erë
të bëhem erë e saj.
Ma sill një lulëkuqe
me ngjyrë të flamurit
t'ma zdriti udhën
e shtegun nëpër terr.
KËNGË QYQESH
Në pullazin e shtëpisë
tubohen qyqet.
Netve me hënë
majë oxhaku
heshtjen mortore
vetëm kënga e tyre
e prish.
Mbështjell me ëndrra kobzeza
nëna mallkon
këngën e tyre mortore.
PARA XHAMISË SË MADHE
NË PRISHTINË
Në Prishtinë
para kafenesë"Besa"
bërlyket shpresa për çdo ditë.
Para Xhamisë së Madhe
tubohet mëngjeseve rinia
për të shitur rininë e vet.
As me pishë as me qiri
kurkund s'gjen
mall më të lirë në treg.
BOTA E TJETËRSUAR
Shekuj me radhë
po lind
engjëj dhe tiranë.
Rruga ku takohen
shtruar me të zeza,
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.
DHEMBJE
Ngricë përjashta e ngricë përbrenda
ku të gjejnë zemrat pak ngrohtësi
dashuria ku do të shkrijë?!
Duke pritur ata që ikin
duke pritur ata që s'vijnë
më të vocërr po bëhen fëmijtë.
Po Gjeto Basho Muji kur do ta kapë thikën
për ta mbytur frikën?
NETËT PA GJUMË
Dhoma fle
po shtati im sé ndjen qetësinë:
mendimet bredhin nëpër visore,
qelizat ëndërrojnë sferat e dritës
ndërsa eshtrat parandjenë se do të bjerë shi.
Në mua s'ka qetësi:
zemra troket në një portë
ku e dashura ime qëndis
pajën e fëmijëve tanë të palindur.
Në një ëndërr hap një dritare:
fluturat e dritës vërshojnë nëpër perde
dhe shëndrrohen në fluska drite.
Zgjohem dhe shënoj në ditar:
notat e një kënge të harruar
në një legjendë.
PËLLUMB I HUAJ
Ai nuk e njeh
qiellin tim
që e ruaj në bebëz.
Di të fluturojë
vetëm mes reve me tym
që na i ngulfasin
mushkëritë tona fshatare.
Më kot shikojmë nga qielli
ai asnjë lajm nuk do t'na e sjellë
nga shtëpitë tona mbuluar me mall.
Edhe gugatjen
e ka në gjuhë të huaj
As dreqi s'i merr vesh
figurat që bën
tek fluturon nëpër qiell.
Më mirë është t'ia vënë
një degë dafine në sqep
dhe të lutemi të na sjell paqe
në këtë globin tonë
gjysmë tokë
e gjysmë ujë loti.
NË PRITJE
A do të kthehet ndonjëherë
si zog shtegëtar
për të marrë vezën e harruar
në pullazin tonë.
si stalagmit mijëvjeçar
pres i shtangur
fluturimin e tij nga vendlindja
unë Ago Ymeri vetë.
VENDI IM
Natë për natë
shëtis visoreve me hënë
buzë lumit,
fushave me grunaja,
pyjeve të gjelbëruara.
Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës
bari pëshpërit
baladën për Rrushen e Rexhës,
era zgjon mallin
e fjetur në zemër.
Natë për natë
bredh bulevardeve të ëndrrës
dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.
RRUGËT E MIA
Jam udhëtar
që kërkon Itakën e vet.
Meridianeve të Europës
shetita,
nëpër hotele luksoze
kam fjetur
dhe asnjë çast pushimi
nuk pata
As buka s'pat shije
as uji i kroit,
pa i prekur nëna ime.
Shesheve të qyteteve
u mungonte aroma e blirëve
të buzërrugëve të mia.
Dhe vazhdoj rrugën
dhe s'di kush më shtyn
e në Itakën time s'arrij kurrë.
BOTA E MASKAVE
Është bërë bota si laraska
krijon fytyra me dy maska,
një dje,
tjetër sot,
nesër duket si robot.
NË BRENDI
E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshën,
unë mes tyre përpiqem
të arrij triumfin.
PISHTAR DRITE
Fadil Sylejmanit
Pishtar drite
në qiellin e shqipeve:
e sjell pranverën në stinët tona,
ngrohtësinë në kujtime,
shënon vitet e dritës,
që arrijnë nga stërgjyshërit tanë.
Meshtar i të dielave tona
kur besimtarët
bien në gjunjë
tek predikon të ardhmen.
Qiri i Naimit
që shuhet për të bërë dritë
për poetin e tretur
në bardhësinë e letrës.
I HUMBURI
Kur deshi të kalojë
nëpër pragun e dy stinëve
u rrëzua në gurin e moshës.
Buza i rrodhi qumësht
se ende dhëmbët e qumështit
s'i ishin ndërruar çunit.
Tashti ndjek gjurmët e stinës
duke ëndërruar mustaqet e misrit
t'i rritën nën hundë.
USHTRIMI I DURIMIT
Digjet si Ago Ymeri
për fjalën e dhënë:
besë sot
a ka ndër burra?
Thinjat e durimit iu nxinë
dhe rishtas iu zbardhën
nën flakën e ftohtë
që digjet nëpër fjalë.
S'ka zjarr që ia pjek
kulaçin
që ia gatuan e bija e mbretit.
Ai do të kthehet
pas nëntë vjetëve
te nusja e vet.
MALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.
Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.
Motra iku!
Ç'zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e saj?
ELDORADO
Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
në bebëz
ku bën vapë tropikale.
Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t'mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.
Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.
El Dorado është
ëndrra jonë shekullore.
__________
Poezitë janë marrë nga përmbledhja poetike "Tokë Dardane"
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» Shaban Cakolli:EMËR I NEMUAR
» Një poezi e pabotuar e poetit Shaban Cakolli
» Shaban Cakolli:NDARJE QË DHEMB
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» Shaban Cakolli:EMËR I NEMUAR
» Një poezi e pabotuar e poetit Shaban Cakolli
» Shaban Cakolli:NDARJE QË DHEMB
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi