Pranvera, Arbenit: Bëhu burrë dhe kthema Erionin
Faqja 1 e 1

“Sot Erioni do të duhej të vazhdonte klasën e III; Në cilën shkollë shkon tash Erioni, Arben?”, pyet Pranvera në letën e hapur për Arbenin.
Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, Pranvera Abazi Zena ka bërë një thirrje publike burrit të saj Arbenit, që djalin Erinonin ta kthej nga Siria, aty ku e ka vendin tek ajo, tek familja, në shkollë tek shoqet dhe shokët e klasës.
Në një bisedë ekskluzivisht për Radio Kosovën, Pranvera Abazi Zena, risjell çdo minutë ankthin e këtyre ditëve pa djalin në shtëpi.
Që nga 10 korriku, kur Pranvera Abazi Zena, mori një SMS se djali i saj gjendej në Siri bashkë me babanë, ajo ka mbetur të jetoj vetëm me kujtimet që Erioni i ka lënë. Ajo rrëfen çastet që nga ai moment, kur kuptoi për të vërtetën dhe dhimbjen që i kishte shkaktuar burri i saj.
Atë ditë thotë Pranvera, kishte lajmëruar menjëherë në polici por, si duket tanimë ishte vonë. Në pasdite, ajo kishte shkuar në shtëpinë ku për vite me radhë kishe kaluar dhe ndarë momente të paharruara me të birin e saj Erionin.
Nëpërmjet Radio Kosovës, ajo rrëfen emocionet dhe dhimbjen e asaj dite të 10 korrikut, pa të birin në shtëpi.
“Ai moment në shpi pa të, ka qenë shumë i vështirë, çdo gjë dhe kado që shikoja shihja teshat e Jonit, kam pa lodrat një shtëpi dhe ambient që kam qëndruar me të, nuk kam qëndrua shumë sepse çdo gjë ishte e tij, pasditen gjithmonë e kemi kaluar në shtëpi bashkë dhe kjo më ka munguar shumë dhe po më mungon shumë. E kërkoja nëpër shtëpi më dukej se po e shihja, por jo është ëndërr e ankth që po më përcjell kudo”, thekson ajo.
Kanë kaluar pothuajse dy muaj, por sa një shekull për Pranverën e cila çdo ditë zgjohet me shpresën se Erioni është kthyer. Këtë dhimbje e bënë edhe më të madhe sot 1 shtatori, kur Erioni do të duhej të ishte në banka, mes librave, shokëve e shoqeve që i donte shumë. Pranvera me lot në sy, rrëfen përgatitjet që gjithmonë i ka bërë me Erionin për procesin e fillimit të vitit shkollor.
“Vitin e kaluar ja kam ble fletoret kur ka fillu klasën e dytë, e në këtë vit jo se mendoj që vjen kthehet dhe del i zgjedh vet qysh i ka zgjedh gjithmonë. Librat ja kanë dhënë në shkollë, dhe shtatori për mu sot është shumë i vështirë, sepse gjithmonë kemi dal me të dhe pas pushimeve 2 mujore gjithçka i pëlqente po e marrë atë edhe këtë, dhe i zgjidhte me shumë dëshirë krejt fletoret dhe gjithmonë ja kam ble për një vit që t’i ketë rezerva. Dita e parë e shkollës shumë e vështirë, sigurisht që krejt nxënësit shkojnë në shkollë e ai nuk di. Unë mendoj që çdo minutë që vjen, vështirë është krejt shokët e tij nesër shkojnë në shkollë janë përgatit, e ai nuk dihet”, tha ajo.
E lodhur dhe e dërrmuar mundohet të bëjë çdo gjë që të kthej birin e saj aty ku e ka vendin, tek ajo, tek nëna. Sot ajo ka bërë një letër publike drejtuar burrit të saj Arbenit, ku ndër të tjera shkruan:
“Sot Erioni do të duhej të vazhdonte klasën e III; të takohej me të gjithë shokët e shoqet që jam e bindur se i kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe e i mungojnë edhe sot. Në cilën shkollë shkon tash Erioni, Arben? Në ndonjë shkollë të improvizuar, shkollë të ndonjë kampi refugjatësh, apo nuk do të shkoj fare në shkollë. Si është e mundur që lojërat dhe fotografit mbi tanke të jenë më të mira se lojërat dhe fotografitë në shkollë, pyet ajo duke për të shtuar: në traditën tonë burrëri është edhe pendimi, siç është edhe në fenë islame. Prandaj, bëhu burrë dhe kthema Erionin", thuhet ndër të tjera në letrën publike drejtuar burrit të saj Arbenit, nga Pranvera.
Letër e hapur Arbenit,
Po të drejtohem ty dhe askujt tjetër me këtë letër të hapur. Arben sot është 1 Shtatori, ditë e Hënë, ora 8 në mëngjes, sot këtu është dita e parë e shkollës. E sot Erioni do të duhej të vazhdonte klasën e lll. Të takohej me të gjithë shokët e shoqet që jam e bindur se i kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe e i mungojnë edhe sot.
Me çantën e mbushur plotë me libra e fletore të reja, sot unë apo edhe ti do të duhej ta dërgonim Erionin në Shkollë, duke parë fytyrën e tij të gëzuar dhe plotë hare se do ta takoj shoqërinë e klasës pas disa muajve të pushimit. Në cilën shkollë shkon tash Erioni, Arben?
Në ndonjë shkollë të improvizuar, shkollë të ndonjë kampi refugjatësh, apo nuk do të shkoj fare në shkollë. Edhe nëse shkon çka do të mësoj aty, për luftërat, për armët, për tanket si në atë fotografi, për fenë islame, për zotin, për xhihad.......mendon se Erioni do ti kuptoj të gjitha këto! Si është e mundur Arben, lojrat dhe fotografit mbi tanke të jenë më të mira se lojërat dhe fotografitë në Shkollë?
Si është e mundur Arben, mësimet për luftëra, tanke dhe xhihad, të jenë më të mira se mësimet për kafshët, natyrën, për sport e për art, çka do të mësojnë shokët dhe shoqet e Erionit në klasën e lll! Erioni në ditën e parë të shkollës do ti gëzohej shumë edhe teshave të reja që do t’ia blinim. Në bazë të fotografive Erioni kishte veshur një bluzë ushtarake. E din Erioni se kush i vesh bluzat dhe uniformat ushtarake, Arben?
Po, po e dinë, me zgjuarsinë e tij dhe inteligjencën po, por a do ta arrijë ta kuptoj ndonjëherë. E di se jeta e jonë së bashku ka pasur ditë të mira dhe jo aq të mira. Sidomos nga ajo kohë kur ti fillove ta praktikosh fenë dhe u përkushtove në fe. E di se tentimet e tua që të më bindësh të i përkushtohem fesë dhe të mbulohem ishin të panumërta me arsyetimin se kjo është e vetmja rrugë drejt zotit.
Por, ja që unë nuk munda të dal nga kjo që jam, të dua njerëzit, të dua familjen, të punoj pa u ndalur që nga mosha 18 vjeçare, të mundohem mos të bëj keq dhe të besoj në zot, po Arben unë besoj në zot. Unë prapë pas gjithë kësaj nuk hoqa dorë as nga ti. Pas gjithë këtyre unë prapë të besoja, siç të besova edhe atë ditë kur u nise për “Rugovë” me Erionin.
Më gënjeve Arben. Me gënjeve edhe kur më thoje se një mysliman nuk ikën nga kjo jetë me borxhe e me kredi. Më gënjeve Arben edhe kur më the se unë nuk do të iki për Siri pa iu rehatuar mirë ty dhe Erionin, pa i larë kreditë në bankë, si kredinë tënde ashtu edhe timen. Më mashtrove Arben. Më mashtrove keq. E unë nga sinqeriteti i madh të besova, të besova edhe atëherë kur të thirra sa ishe larguar me Erionin dhe më the se nuk ke shumë bateri. Por, nuk do ta besoja dhe mendoja kurrë se do të marrë një SMS nga ty se së bashku me Erionin ke merri në Siri.
Për një moment e tërë bota ishte mbi kokën time dhe çdo lëvizje më dukej se do të ishte fatale. Nuk doja ta besoja dhe i thirrja vetes të qetësohem se kjo mund të jetë vetëm një shaka nga ti. Një shaka e hidhur. Por, ja që ishte e vërtetë. Dhe nuk mund ta kuptoja siç nuk po mundet ta kuptoj as edhe një njeri i vetëm këtu.
Po më fajësojnë se unë nuk kam bërë aq sa duhet të ta ndaloj Erionin, por si ta ndaloj unë kur asnjëherë nuk do ta mendoja se një prind mund ta bëjë këtë kudo në botë e aq më pakë ti. Ti e doje Erionin si gjithë prindërit e tjerë fëmijët e tyre, por asnjëherë nuk do ta arrij ta kuptoj pse u dashtë ta merrje edhe Erionin me vete, në luftë, po po në luftë! Athu a do ta arrij ta kuptoj një ditë edhe Erioni këtë, athu a do të arrij të ta fal......
Po e di se ke folur për të shkuar atje muajve të fundit dhe me ke kërkuar që edhe unë të vijë. Më ke folur për jetën e mirë atje, për shtëpinë që do ta kemi, se atje do të jemi më afër zotit. Por, unë tani nuk po e shoh këtë, po shoh tanke, po shoh fëmijë të leckosur, të palarë, po shoh.......a thu po i sheh edhe ti këto tani Arben!
Nga 7 Korriku janë bërë 7 javë pa e parë Erionin dhe dëgjuar zërin vetëm njëherë për pakë sekonda. Janë këto plotë 7 javë ankth, Arben. Zgjohem në ankth e “flejë” me ankth. Athu si flenë Erioni, Arben. Apo ndoshta ai nuk është fare me ty, se ti je ende në ushtrime ushtarake atje. Me cilën familje shqiptare ndodhet Erioni atje? Kush është ajo nënë që ma ka zënë vendin këto ditë. A mundet ajo të kujdeset më mirë se sa unë për Erionin, Arben?
E pastron dikush Erionin atje? A ka ushqim të mjaftueshëm? A kërkon ndonjëherë Erioni të më dëgjojë zërin, apo të kthehet tek unë. Është vetëm 8 vjeç Erioni, Arben, mos më thuaj se jo! Thonë se tragjeditë janë të vështira, e sidomos kur janë fëmijët në pyetje, por kjo qenka edhe më e vështirë se një tragjedi!
Arben, tani e dinë të gjithë siç po e sheh se Erioni gjendet në luftë, pa dëshirën e tij dhe pa lejen time. Po e sheh se po të fajësojnë për këtë dhe shumë prej tyre të mllefosur edhe po i shprehin ndjenjat e tyre me mllef. Assesi s’po arrijnë ta kuptojnë pse?
Arben, kur dëgjoje hoxhallarët sa ishe këtu për luftën atje, për arsyet pse duhet shkuar, për arsyet se pse duhet me e marrë familjen dhe fëmijët, a i ke pyetur ndonjëherë, ku i kanë fëmijët e tyre këta, ku i kanë nipat e mbesat e tyre, në luftë?
Nuk e besoj.......Po Arben, jam gati të bëjë gjithçka nëse është e nevojshme, për ta kthyer djalin, vetëm më thuaj? Por, nëse vetëm pakë, të kujtohen ato ditët tona të mira, nëse vetëm pakë ia donë të mirën Erionit, që të ketë një të ardhme normale, ti kthehet shkollës, shoqërisë, gjyshit e gjyshes, familjes së ngushtë e të gjerë që po jetojnë edhe këta në ankth sikurse unë, kthema djalin Arben!
Në traditën tonë burrëri është edhe pendimi, siç është edhe në fenë islame.
Prandaj, bëhu burrë Arben, kthema Erionin!
E përlotur, por asnjëherë e dorëzuar!
Pranvera

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi - Pse qanë nënë Pranvera
Agim Gashi - Pse qanë nënë Pranvera
PSE PO QANË
MOJ NANË PRANVERË?
(Inspiruar nga vaji i nënës Pranvera Abazit së cilë
burri ia rrëmbeu djalin Erionin për ta derguar në Siri
me e ushtrue për të prerë koka njerzish)
Cila nënë po e derdh lotin
Dhe kërkon birin e saj?
Kush ja mori e ku ja quen
Atë pjesë shpirti ku ja lanë?
A mos vallë kështu tha Zoti
Që Pranvera n´pranverë me qa?
Fotot e t´birit 8 vjeçar
Me lotë nane me i la.
Jo o njerz kështu s´thotë Zoti
Por thonë “hoxhët” kriminela,
Me na e prish Arbëninë e dashtun
Anmik ma të madh skishim te dera.
Qan e qanë nana n´derë t´shpisë
Ja merr çantën me libra plot,
Në klasë të tretë ish Erioni
Në toka t´Shamit ai gjendet sot.
E derdh lotin ia thotë vajtimit
Për t´vetmin djal që ja fali Zoti,
Ku u tret ngrohtësi e t´birit
Sa me tmerr po i shkon moti!
Kush ja prishi shpirtin babit
Me marr´ t´birin me que n´Siri?
Tetë vjeçar me ja msue zanatin
Kasap me e ba me pre fëmi?
A kemi shtet ne a kemi zemra
Ku ashtë vyrtyti i shqiptarit,
Ku janë traditat tona kombëtare
Ku amaneti i të parit?
II
Qan dhe qanë nana Prenverë
Duhet të qan edhe tanë atdheu,
Kur pren koka nji shqiptar
Me gjak krimi ulet dheu.
Po ku jeni ju luftëtar
Që kunder serbit mbrojtët atdheun?
Ju t´vërtetit ngrituni n´kambë
Se prap ndihmë kërkon atdheu.
Unë e di që mbetët pak,
Shumë na dolen kriminela,
Që e shiten tanë atdheun
E na prunë terrorist te dera.
Sa shumë shokë më nuk i keni
Varen edhe e vranë veten,
Kur tradhëtarët e moren shtetin
Ma të zezë se t´shkaut na e banë jeten.
U sulen të poshtrit si hijenat
Me plaçkitë çdo gja kombëtare,
Me i vra ma t´mirtë e kombit
T´u shkelë gjakun e t´u shkel varre.
E ndanë atdheun në teritore
Si Al Kaponet haraç me qitë,
I vraftë mallkimi i këtij populli
Mos e pafshin të bardhen dritë.
Terroristët ardhë nga lindja
Shkollun e blenë hoxhollar,
U ndertuen plot xhamia
Me e fshi trunin kombëtar.
Paguen mirë edhe pushtetarët
Me parat ardhë nga Serbia,
U la atdheu n´mëshirë të krimit
Në krye të ligjit udhëheq mafia.
III
Sa shumë nana sot vajtojnë
N´toka t´Shamit djemt po vdesin,
I lanë motrat pa vllazni
Ato nuse kot po presin.
Ti Nanë Pranverë po ndale vajin
Miliona nana në krah i ke,
Sot me Ty po e ndajnë dhimbjen
Edhe luten për atdhe.
Dil një ditë oj Nanë Prenverë
Në Prishtinë ti rroke vallen,
Të gjitha nanat në demostrata
Zotit e Botes me ja qa hallet.
Me i thane ndal terrorizmit
Fëmijt i kemi vetë me i rritë,
Jo me i ba kriminela
E me pre n´fyt fmijë me thikë.
Dhe ti o populli im i dashur
Pse tu mbyllen syt e tu?
Qohu n´kambë ndrysho atdheun
Se ma nuk mundemi me e shpëtu.
Unë po pres me ma que lajmin
Me këndu fitoren në tel t´sharkisë,
Se jemë sternipat e Kastriotit
Jo të Shamit, as të Turqisë.
Kur të ndrrohet kjo gardë e hajnave
Do t´lëshon rreze atëherë Kosova,
Bashkë me popull n´varre këndojnë
Adem Jashari e Ibrahim Rugova.
26.08.14
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Aksion i jashtëzakonshëm i AKI'së, kthehet në shtëpi i mituri nga Siria
» Drita Fejza:KTHEMA DASHURINË NJERËZORE...
» VIKTORIA XHAKO – KTHEMA SHIKIMIN - Poezi
» Miranda Haxhia: Behu i mire, Edi Rama!
» Sylejman Aliu:Besnik bëhu e besë mos prit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi