Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shala: BIK-u ka lejua që rrjeti i xhihadistëve të shtrihet në tërë territorin e Kosovës

Shko poshtë

Shala: BIK-u ka lejua që rrjeti i xhihadistëve të shtrihet në tërë territorin e Kosovës Empty Shala: BIK-u ka lejua që rrjeti i xhihadistëve të shtrihet në tërë territorin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 04, 2014 9:25 pm

Shala: BIK-u ka lejua që rrjeti i xhihadistëve të shtrihet në tërë territorin e Kosovës
Shala: BIK-u ka lejua që rrjeti i xhihadistëve të shtrihet në tërë territorin e Kosovës Largea_unnamed1409819550


Ekspert i Sigurisë dhe njohësi i Inteligjencës, Drizan Shala, flet për gazetën “Bota sot” rreth situatës së radikalizmit fetar dhe dhunës ekstremiste në Kosovë, si dhe shqiptarëve që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak. Shala gjithashtu flet edhe për faktorët që po i shtyejnë këta të ri që të marrin rrugën për të shkuar në ato shtete ku po zhvillohet lufta, për imazhin e Kosovës dhe për rreziqet që këta luftëtarë mund të paraqesin për shoqërinë tonë, pasi që të kthehen nga ato luftëra.


Shala thotë se, duke e analizuar sektorin e sigurisë të krijuar pas luftës në Kosovë, dhe elementet përcjellëse të saj, vijmë në një pikë ku në mese viteve 1999-2004 kemi pasur një fokusim ma të theksuar të ndihmave humanitare për Kosovën dhe që këto lëvizje ishin nën kompetencë të veçantë të administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut e cila jo gjithë herë i ka marrë çështjet me seriozitet, e tani jemi duke i bartur pasojat e gjithë atyre investimeve që janë bërë, e që sipas informacioneve nga Agjencitë e ndryshme të Sigurisë llogariten që të jenë dikund rreth 68 milion Dollar nga viti 99 deri në vitin 2004 të Investuar në Kosovë, nga burimet e ndryshme jashtë Kosovës.
“Shumë analist e ekspert po thonë si të parandalohet kjo dukuri apo ky fenomen në shoqëri, por unë po e them që shoqëria e jonë tani me është infektuar nga ky tumor e cili nuk mundet të parandalohet më aksione mediatike, por duhet që zgjedhja e problemit të fiksohet në gjenezë të saj, duke përgatitur tragete operativo-informative siç janë: Arteret organizativ. Financuesit e këtyre lëvizjeve në Kosovë e Ballkan. Kush qëndron mbrapa këtyre veprime? A janë krerët e BIK-ut në një formë apo tjetrën të involvuar apo OJQ-të të dyshimta vendore që merren me veprimtari Islamike? A janë shtetet armike mbrapa këtyre veprimeve kriminale (Agjencitë inteligjente të atyre shteteve)”, thotë Shala.
Shala thekson se, duke e analizuar edhe rolin e medieve, shumë lehtë vijmë në përfundim që këto grupe Islamike kanë arriturte targeti i parë, që është marketingu i sponsorizuar nga vete mediat, dhe kjo rrjedhimisht ndikon në shtimin e numrit të atyre që mendojnë që e vetmja rrugë e drejt janë pikërisht bashkëngjitja në këto grupe terroriste.
“Një grup i vijës së ekstremizmit mysliman ka gati dhjetë vite që është duke investuar në shumë familje të varfra në Kosovë që kryesisht jetojnë në viset rurale apo edhe malore, ku arsimimi nuk është në nivel të duhur dhe ku këtu Ministria e Arsimit dhe ajo për Punë dhe Mirëqenie Sociale janë duke dështuar vazhdimisht , sepse nuk kanë mundur ta krijoj një strategji për të ia mundësua së paku një sensibilizim për ketë çështje”, shton ai.
Ai pohon se, aspekti material që ka të bëjë më investim, bëhet me qëllim për të krijuar terren dhe përkrahës, sepse kjo tani është targeti i dytë, joshja me të holla për të shërbye për një luftë të shenjet siç po e quajnë ata.
“Këto organizata janë duke operuar në ter Ballkanin, por edhe në Kosove me bazat e tyre operative në Shkup, Tetovë, Prizren, Rahovec, Gjakovë, Pejë, Sanxhak, Rozhajë, Bosnjë, Tiranë, të cilët përgatiten njerëzit për t’u integruar në lëvizjen ekstreme myslimane. Njerëzit e inkuadruar në radhët e ekstremizmit mysliman përhapin idetë se bota arabe apo islamizmi në përgjithësi duhet të dominojë mbi ata që janë duke punuar për shkatërrimin e islamizmit, siç është Amerika dhe disa vende te Evropës”, thotë Shala.
Eksperti i sigurisë thekson se, rreziku më veç ka kaluar nga Elevated Condition (Yelloë) në High Condition (Orange), sepse siç thotë ai, duke analizua situatën në të cilën gjendemi tani dhe lëvizjet që priten të ndodhin, mendon se këta luftëtar pasi të kthehen nga Siria edhe Iraku do të kenë një mision të vetëm që është “operim si qendër operative “që pas përfundim të sulmeve nëpër vendet e Evropës e zgjedhin Kosovën si vend të tërheqjes, pasi pozita territoriale e Kosovës është udhëkryq në mese Lindjes edhe Perëndimit.
“Por mos të harrojmë një gjë që, as ne nuk do mbetemi shumë imun ndaj atentateve me karakter terrorist, duke parë që organet e rendit dhe ligjit, nuk kanë kapacitete të mjaftueshme qofshin ato financiare apo edhe kuadrovike për të ju përgjigj këtyre sulmeve eventuale. P.sh. nëse e marrim si pikë referimi Prishtinën si kryeqendër të Kosovës dhe fluksi i madh i qytetareve që është llogarit dikund rreth 100.000 brenda 24 orëve që hyn dhe dalin edhe 400.000 që jetojnë, vijmë në një shifër rreth 500.000 qytetare të cilët punojnë në Institucione të ndryshme Shtetërore dhe Private dhe një pjesë tjetër jetojnë, atëherë ta marrim një kronologji të një skenari që sipas tyre mund të ndodh”, shton njohësi i Inteligjencës.
Ai shton se, duke parë kapacitetet e organeve vendore e duke edhe llogarit ato ndërkombëtare brenda 4 orëve i gjithë shteti i Kosovës bie në kolaps që është edhe pika e tret e tyre. Prandaj apelon se, duhet të gjithë të jemi shumë vigjilent ndaj çdo veprimi eventual. Dhe organet mos të shndërrojnë punën e tyre në komedi mediatike.
“Mund te themi që 2 vite e këndej është bërë temë radikalizmi fetar në sheqerin tonë, e sa i përket procesit është vetëm një numër i vogël i atyre që kanë qasje apo munden ta kuptojnë. Sepse prapë këtu luajnë rol mediat edhe klerikët fetare që janë duke manipulua me opinione të qytetareve. Nga ana e aparaturës shtetërore kërkohet që ti ngris kapacitet edhe gjendjen e gatishmërisë në nivel të tret që ishte niveli i portokalltë, dhe që sektorët e Inteligjencës vendor të bashkëpunojnë me ato ndërkombëtare që janë në kuadër të Misioneve të tyre në Kosovë për të këmbye informacionet me karakter të fushës përkatëse”, vlerëson ai.
Sipas tij, problemi apo gjeneza e këtij problemi qëndron në Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe individëve që janë brenda saj, sepse pikërisht kjo organizatë i ka tolerua që të manipulojnë me xhematin e tyre, por çka është ma e keqja është që BIK-u ka pranua ndihma të ndryshme financiare, duke i përdorur i ikur edhe aparatit shtetëror.
“Dhe qëndrimi zyrtar i BIK-ut për këto ndihma financiare është që do dislokohen gjeja për ndërtim të Xhamive nëpër lokalitete kryesisht rurale a që në fakt individ të ndryshëm kanë përfituar si në aspektin material, edhe tani nëse i analizoni deklaratat e tyre janë sa për të gju hi syve opinionit edhe faktorit ndërkombëtar. BIK-u dhe struktura e saj e kanë lejua që rrjeti i tyre të shtrihet në terr territorin e Kosovës me vetëdije të plotë edhe që në disa raste edhe me ndihmën e tyre”, thotë Drizan Shala.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi