Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paviçeviq: Ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk ka vendkalime kufitare

Shko poshtë

Paviçeviq: Ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk ka vendkalime kufitare Empty Paviçeviq: Ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk ka vendkalime kufitare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 08, 2014 12:52 pm

Paviçeviq: Ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk ka vendkalime kufitare
Paviçeviq: Ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk ka vendkalime kufitare D_5819


​Dejan Paviçeviq, oficer për ndërlidhje i Serbisë në Kosovës, ka sqaruar për gazetën serbe, "Novosti“ Marrëveshjen për vendkalimet ndërmjet Serbisë e Kosov


ës.


Marrëveshja e arritur në Bruksel për kalimet kufitare ndërmjet dy vendeve, të cilat Paviçeviq i quan kalime administrative, thotë se në to nuk do të ketë kurrfarë shenjash e simbolesh dhe se ato nuk do të jenë vendkalime kufitare por kalime administrative.
Me këtë deklaratë ai thotë se e përgënjeshtron shefen e delegacionit të Kosovës Edita Tahiri e cila ka thënë se në këto vendkalime do të ndërtohen pikat kufitare.
Paviçeviq ka sqaruar se në “vendkalimet administrative”, sidomos në Merdar e në Jarinë ka nevojë objektive për zgjerim objektesh dhe për korsi të shtuara. Fazën e parë të ndërtimeve, ka thënë ai do ta bëjnë ekspertët serbe me ekspertë të BE-së.
“Ajo me çfarë mburremi, ka thënë ai, është se në këtë proces ia kemi dalë të gjejmë mënyrë për t’i kthyer Kombet e Bashkuara në këtë proces dhe gjithë projektin agjencia e KB-së UNOPS”, ka thënë Paviçeviq.

Zyrtari serb thekson se sikur edhe deri më tash në vendkalime do të kërkohen vetëm letërnjoftimet.  
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi