Ballsor Hoxha:Prej aty ku nis politika - qentë
Faqja 1 e 1

Në vendet si Prishtina, ndarja e qytetit - sidomos në lagje periferike ku jetoj unë - në mes të qenve dhe njerëzve, është gati se me marrëveshje: gjatë ditës, derisa njerëzit luajnë me gjëra siç janë politika dhe kultura, natën, kur errësira përmbys lirinë shpirtërore dhe fizike të qytetarit, Prishtina u takon qenve!
Jam i fascinuar nga shoqëritë e qenve dhe mënyra si qarkullojnë nëpër lagjen time. Shpesh dal në ballkon dhe i vëzhgoj deri herët në mëngjes kur edhe iu kthehen strehëve të tyre, për të na e liruar ne, njerëzve, qytetin. Për çdo natë pavarësisht orëve që kontrollojnë jetët tona, momentin kur jeta njerëzore përfundon, përhapen shoqëritë e qenve në lagjen time.
Nëse i shikon tej shpjegimit tonë të përditshëm, ata ngjajnë si një thikë e shthurur nga mirësia kolektive (përfshirë të gjitha krijesat që jetojnë në qytet) me vetëm një kah - tulit. Shpjegohet psikologjikisht, duke qenë se janë të humbur, të lënë nën mëshirën e kaosit, të vetmin kërkim/kah e kanë në zbutjen e ankthit të të qenit i humbur. Dhe – tuli – herë është një kudër, herë një strehë/territor, apo pushtet ndaj shoqërisë së tyre. Më duket se kjo është krejtësisht e ngjashme me - tulin - gjatë ditës, i vetmi dallim është se ne zgjedhim, zgjedhim atë që mendojmë se është e bukur: femra, streha, shoqëria.
Mirëpo, qentë janë viktima të instinktit, pra nuk mund të lirohen nga nevoja e tyre dhe nuk e kanë kulturën, si ne njerëzit, për të “pranuar” kompromisin, p.sh: në luftën për territor, luftën për kudrën e shoqërisë, etj. Kur vijnë tek ushqimi, gjërat janë shumë të qarta: ha më shumë ai që ka më shumë forcë - është ligj. Dhe është edhe një karakteristikë tjetër e tyre: ai që është vetëm e hanë shoqëritë e qenve tjerë, ose ai/ajo shndërrohet në luftëtar të territorit të vet.
Por të gjithë këta qenë, shumica e tyre kanë qenë të dashur nga pronarët e tyre një kohë dhe kanë përjetuar mirëqenien, qoftë edhe atë qençe; kosovare. Dhe duke qenë ndërmjet kësaj “kulture” dhe instinkteve të tyre, krejt më duket sikur besojnë që ne do t’ua përmbushim premtimin që u kemi dhënë: një mirëqenie për të gjithë, një botë të lumtur për të gjithë dhe një ngadhënjim të të mirës ndaj të keqes. Ka qenë, që i vëzhgoj gjatë natës, që u sjellin ushqim të tjerëve netëve të ftohta të dimrit, ka qenë lozonjarë që ngritin moralin e shoqërive të tyre kur mungon kudra apo kur ajo është me barrë, apo edhe kur është tepër ftohtë. Ç’i shtynë ta bëjnë këtë përderisa asnjëri prej tyre nuk është i kërcënuar nga ferri apo korrupsioni? Ç’i bën të jenë të mirë ndaj të tjerëve, përndryshe kërcënimit të tyre në netët e ftohta, kur nuk e kanë policinë dhe gjyqet ku do të dënoheshin për çfarëdo që do të bënin.
Besoj nuk është diçka e re kur them që çdo mëngjes kur myezini thërret “sabahun”, qenë të rrugës këndojnë bashkë me të, mundohen ta përcjellin dhe e imitojnë. Por, që qeni ta mallkojë ezanin, kjo është diçka absurde dhe zhgënjyese, dhe, megjithatë, mund të betohem se kam qenë dëshmitar i kësaj ndodhie: mallkimi që e kam dëgjuar ka ndodhur një natë pasi që një qen e kishte “dhunuar” një kudër. Megjithëse ishin qenë, ishte gjëja më e tmerrshme ta shihje. Ishte fundi i verës dhe koha kur fillojnë katrahurat e qenve të rrugës. Tmerri vinte nga dihatja e qenit, nga kënaqësia dhe pashpirtësia, pandjeshmëria e tij ndaj kudrës që e dhunonte. Dhe, edhe më shumë nga ikja e tij pas aktit, pa pasur as më të voglën lidhje me kudrën, pa asnjë arsye (sado paradoksale tingëllon) dhe pa asnjë kuptim.
Ishte kryer shumë shpejtë dhe nuk do ta kisha ndjerë tërë tmerrin po të mos kishte filluar ezani, dhe në të njëjtin moment reagimi i kudrës ndaj ezanit. Mund të betohem që e mallkonte. Dhe krejt çka asoconte ajo thirrje e ezanit ishte pushteti i premtimit të tij. Në kuisjen e saj ishte tërë mallkimi për barrën që do ta bartte, me të cilën kishte mbetur, kërkonte kuptim qoftë kafshëror, jam i sigurt se qante se nuk kishte një strehë, një burim ushqimi për barrën e saj. Kur kishte përfunduar ezani, ajo kishte ikur, e çalë, duke kuisur, në natë, e vetme.
Që nga kjo natë i shikoj qentë disi më ndryshe, si krijesa shumë më të vetëdijshme për botën tonë, më të vetëdijshme për premtimin tonë, si ndaj tyre si ndaj universit: për të ngritur vetëdijen, për të përmirësuar mirëqenien, për të arritur një botë tjetër.
Kur i shoh gjatë ditës politikanët tanë, lehtë mund të shoh dhe njoh sjelljen e tyre, qoftë edhe si ndikim i vëzhgimeve të mia të natës, lehtë mund të perceptoj shkallën e politikës, kulturës dhe jetës ku kemi rënë. Fytyrat e tyre më ngjajnë herë në qenë të çartur dhe të uritur, dhe herë në kudra të pushtetshme, por të gjithë në kërkim të pronarit të tyre që e kanë humbur një kohë.
Kur i shoh gjatë ditës politikanët tanë, lehtë mund të shoh dhe njoh sjelljen e tyre, qoftë edhe si ndikim i vëzhgimeve të mia të natës, lehtë mund të perceptoj shkallën e politikës, kulturës dhe jetës ku kemi rënë. Fytyrat e tyre më ngjajnë herë në qenë të çartur dhe të uritur, dhe herë në kudra të pushtetshme, por të gjithë në kërkim të pronarit të tyre që e kanë humbur një kohë
Besoj që qyteti më së miri kuptohet nga nata. Besoj edhe se mund të mësojmë shumë nga mbretërit e natës – qentë. Nga sjellja e tyre, mbijetesa e tyre në të njëjtin qytet ku jetojmë ne dhe ata; dhe politikanët; dhe macet e kërmijtë, etj. Ndoshta me pak imagjinatë do të mund të shihnim tërë atë që po na masakron shpirtërisht, pa mundur të dalim tej saj, pra politika, nga perspektiva zero e saj, pra nga shoqëritë e qenve dhe ngjashmërinë e sjelljes së tyre me tonën.Në vendet si Prishtina, ndarja e qytetit - sidomos në lagje periferike ku jetoj unë - në mes të qenve dhe njerëzve, është gati se me marrëveshje: gjatë ditës, derisa njerëzit luajnë me gjëra siç janë politika dhe kultura, natën, kur errësira përmbys lirinë shpirtërore dhe fizike të qytetarit, Prishtina u takon qenve!
Jam i fascinuar nga shoqëritë e qenve dhe mënyra si qarkullojnë nëpër lagjen time. Shpesh dal në ballkon dhe i vëzhgoj deri herët në mëngjes kur edhe iu kthehen strehëve të tyre, për të na e liruar ne, njerëzve, qytetin. Për çdo natë pavarësisht orëve që kontrollojnë jetët tona, momentin kur jeta njerëzore përfundon, përhapen shoqëritë e qenve në lagjen time.
Nëse i shikon tej shpjegimit tonë të përditshëm, ata ngjajnë si një thikë e shthurur nga mirësia kolektive (përfshirë të gjitha krijesat që jetojnë në qytet) me vetëm një kah - tulit. Shpjegohet psikologjikisht, duke qenë se janë të humbur, të lënë nën mëshirën e kaosit, të vetmin kërkim/kah e kanë në zbutjen e ankthit të të qenit i humbur. Dhe – tuli – herë është një kudër, herë një strehë/territor, apo pushtet ndaj shoqërisë së tyre. Më duket se kjo është krejtësisht e ngjashme me - tulin - gjatë ditës, i vetmi dallim është se ne zgjedhim, zgjedhim atë që mendojmë se është e bukur: femra, streha, shoqëria.
Mirëpo, qentë janë viktima të instinktit, pra nuk mund të lirohen nga nevoja e tyre dhe nuk e kanë kulturën, si ne njerëzit, për të “pranuar” kompromisin, p.sh: në luftën për territor, luftën për kudrën e shoqërisë, etj. Kur vijnë tek ushqimi, gjërat janë shumë të qarta: ha më shumë ai që ka më shumë forcë - është ligj. Dhe është edhe një karakteristikë tjetër e tyre: ai që është vetëm e hanë shoqëritë e qenve tjerë, ose ai/ajo shndërrohet në luftëtar të territorit të vet.
Por të gjithë këta qenë, shumica e tyre kanë qenë të dashur nga pronarët e tyre një kohë dhe kanë përjetuar mirëqenien, qoftë edhe atë qençe; kosovare. Dhe duke qenë ndërmjet kësaj “kulture” dhe instinkteve të tyre, krejt më duket sikur besojnë që ne do t’ua përmbushim premtimin që u kemi dhënë: një mirëqenie për të gjithë, një botë të lumtur për të gjithë dhe një ngadhënjim të të mirës ndaj të keqes. Ka qenë, që i vëzhgoj gjatë natës, që u sjellin ushqim të tjerëve netëve të ftohta të dimrit, ka qenë lozonjarë që ngritin moralin e shoqërive të tyre kur mungon kudra apo kur ajo është me barrë, apo edhe kur është tepër ftohtë. Ç’i shtynë ta bëjnë këtë përderisa asnjëri prej tyre nuk është i kërcënuar nga ferri apo korrupsioni? Ç’i bën të jenë të mirë ndaj të tjerëve, përndryshe kërcënimit të tyre në netët e ftohta, kur nuk e kanë policinë dhe gjyqet ku do të dënoheshin për çfarëdo që do të bënin.
Besoj nuk është diçka e re kur them që çdo mëngjes kur myezini thërret “sabahun”, qenë të rrugës këndojnë bashkë me të, mundohen ta përcjellin dhe e imitojnë. Por, që qeni ta mallkojë ezanin, kjo është diçka absurde dhe zhgënjyese, dhe, megjithatë, mund të betohem se kam qenë dëshmitar i kësaj ndodhie: mallkimi që e kam dëgjuar ka ndodhur një natë pasi që një qen e kishte “dhunuar” një kudër. Megjithëse ishin qenë, ishte gjëja më e tmerrshme ta shihje. Ishte fundi i verës dhe koha kur fillojnë katrahurat e qenve të rrugës. Tmerri vinte nga dihatja e qenit, nga kënaqësia dhe pashpirtësia, pandjeshmëria e tij ndaj kudrës që e dhunonte. Dhe, edhe më shumë nga ikja e tij pas aktit, pa pasur as më të voglën lidhje me kudrën, pa asnjë arsye (sado paradoksale tingëllon) dhe pa asnjë kuptim.
Ishte kryer shumë shpejtë dhe nuk do ta kisha ndjerë tërë tmerrin po të mos kishte filluar ezani, dhe në të njëjtin moment reagimi i kudrës ndaj ezanit. Mund të betohem që e mallkonte. Dhe krejt çka asoconte ajo thirrje e ezanit ishte pushteti i premtimit të tij. Në kuisjen e saj ishte tërë mallkimi për barrën që do ta bartte, me të cilën kishte mbetur, kërkonte kuptim qoftë kafshëror, jam i sigurt se qante se nuk kishte një strehë, një burim ushqimi për barrën e saj. Kur kishte përfunduar ezani, ajo kishte ikur, e çalë, duke kuisur, në natë, e vetme.
Që nga kjo natë i shikoj qentë disi më ndryshe, si krijesa shumë më të vetëdijshme për botën tonë, më të vetëdijshme për premtimin tonë, si ndaj tyre si ndaj universit: për të ngritur vetëdijen, për të përmirësuar mirëqenien, për të arritur një botë tjetër.
Kur i shoh gjatë ditës politikanët tanë, lehtë mund të shoh dhe njoh sjelljen e tyre, qoftë edhe si ndikim i vëzhgimeve të mia të natës, lehtë mund të perceptoj shkallën e politikës, kulturës dhe jetës ku kemi rënë. Fytyrat e tyre më ngjajnë herë në qenë të çartur dhe të uritur, dhe herë në kudra të pushtetshme, por të gjithë në kërkim të pronarit të tyre që e kanë humbur një kohë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ballsor Hoxha:Kosova - kjo prodhuese gjigante e tradhtarëve dhe luftëtarëve
» Ibrahim D. Hoxha: Kryeheroi i Çamërisë - Daut Hoxha
» PREJ ARKIVIT T’AMBASHATES SE SPAJES PERANE SELIS SHEJTE E PREJ ARKIVIT TE MBESHEHET VATIKAN
» Çlirim Uça: Po grindën qentë
» Mustafa: Qentë le të lehin…Kosova të ecë përpara

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi