Eqrem Kryeziu e Naser Rugova- të pakënaqurit e LDK-së…
Eqrem Kryeziu e Naser Rugova- të pakënaqurit e LDK-së…
Ish kryetari i Prizrenit, e zyrtari i lartë i LDK-së, Eqrem Kryeziu ka akuzuar kreun e LDK-së Isa Mustafa se po e shet partinë. Ndërsa Naser Rugova, ka thënë se LDK-së më shumë se kurrë po i duhet urtësia dhe udhëheqja e Ibrahim Rugovës.
Të dy janë shprehur në Facebook.
“Shkqëlqësia e saj ambasadorja e USA, Jacobson, shprehu publikisht shqetësimin se liderët e forcave tona politike kanë hallin e partive të veta. Kam një korrigjim të vogël këtu: Sa i përket Isa Mustafës kjo nuk është e vërtetë, sepse ai po e shet Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Kryeziu.
Ndërsa Rugova është marrë me tjetër gjë. Ai ka thënë se shumë miq dhe përkrahës të tij e kanë pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me zhvillimet e fundit rreth formimit të institucioneve dhe koalicionit, fillimisht me AAK dhe Nismën dhe tani edhe më Vetëvendosjen.
“Si institucionalist dhe anëtar i strukturave të LDK-së, qëndrimi im publik nuk mund të jetë ndryshe pos atij të formuluar nga ana e organeve të partisë, sepse përderisa e kanë legjitimitetin e udhëheqjes duhet që, pavarësisht vërejtjeve personale, të angazhohemi në jetësimin e qëllimeve zyrtarë të partisë”, ka shkruar Rugova, teksa ka shtuar se si njeri dhe si intelektual duhet t’i thotë dy gjëra.
“Sot, më shumë së kurrë, në skenën politike të Kosovës, por edhe në forumet partiake të LDK-së, ndihet mungesa e një lideri gjithëpërfshirës, të urtë dhe vizionar siç ishte Presidenti ynë Dr. Ibrahim Rugova. Nën udhëheqjen e një lideri të tillë, LDK asnjëherë nuk do të binte në pozitën që të mos dilte e para në zgjedhje dhe LDK asnjëherë nuk do të lejonte që vendi të futet në situata potencialisht konfliktuoze. Nuk duhet të harrojmë qëndrimin përtej vetvetes të Presidentit në Rambuje, qëndrimin e Presidentit menjëherë pas luftës si dhe zemërgjerësinë dhe urtësinë e tij që t’i tejkalonte sfidat, gjithnjë duke u kujdesur që të ruhet uniteti, qetësia dhe të mos dëmtohet bërthama e popullit tonë. Sot them me plot gojë – President, na mungon më shumë se kurrë”, ka thënë Rugova.
Rugova ka thënë se ka shumë arsye të jetë skeptik ndaj qëllimeve finale të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, siç ka thënë ai, edhe më tutje vazhdon ta mohoj të gjithë trashëgiminë politike të Presidentit Rugova.
“Të gjithë kolegët ne LDK, duhet t’i përkujtojë për sloganin themeltar të LDK-së: Kosova e integruar në BE dhe NATO si dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të. Ky qëndrim është vlerë e LDK-së dhe nuk duhet të cenohet në asnjë mënyrë, pavarësisht sfidës apo tundimit. Raportet me miqtë tanë ndërkombëtarë i kemi trashëgimi të traditës sonë politike dhe emblemë të shpirtit shtetformues të LDK-së. Nëse nuk e ruajmë këtë atëherë jemi LDK vetëm në emër, por jo edhe në vepër”, ka thënë Rugova.
http://gazetablic.com/eqrem-kryeziu-e-naser-rugova-te-pakenaqurit-e-ldk-se/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Eqrem Kryeziu e Naser Rugova- të pakënaqurit e LDK-së…
» Jep dorëheqje Eqrem Kryeziu
» Eqrem Kryeziu : Ku mbeti besa?!
» Thaçi pohon se më 3 nëntor bashkohet Mitrovica
» Eqrem Kryeziu: Kurvarë e bixhozxhinj, për kryetar të LDK'së
» Jep dorëheqje Eqrem Kryeziu
» Eqrem Kryeziu : Ku mbeti besa?!
» Thaçi pohon se më 3 nëntor bashkohet Mitrovica
» Eqrem Kryeziu: Kurvarë e bixhozxhinj, për kryetar të LDK'së
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi