Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Terroristët i presin kokën pengut të tretë - Cameron mbledh shtabin Cobra

Shko poshtë

Terroristët i presin kokën pengut të tretë - Cameron mbledh shtabin Cobra Empty Terroristët i presin kokën pengut të tretë - Cameron mbledh shtabin Cobra

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 14, 2014 3:27 pm

Terroristët i presin kokën pengut të tretë - Cameron mbledh shtabin Cobra


Barbarizmi nuk po ndalet. Milicia terroriste IS përhapi sërish në internet një video ku shihet se i pritet koka e një pengu tjetër, britanikut David Haines.
Terroristët i presin kokën pengut të tretë - Cameron mbledh shtabin Cobra 0,,17676715_303,00


Vrasja mizore prej terroristëve e pengut të tretë shkatoi kudo tronditje dhe zemërim. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa Londra zyrtare tha se pas gjithë gjasash videoja është autentike.

Cameron: Vrasësit do të ndiqen


Kryeministri britanik David Cameron e quajti vrasjen "një veprim absolutisht të ulët". Ai tha se është me mendje tek familja e Haines, e cila megjithë torturën prej muajsh të tërë tregoi guxim dhe forcë të madhe. "Ne do të bëjmë do të bëjë gjithçka kemi në dorë për t'i gjetur këta vrasës dhe për t'i nxjerrë përpara drejtësisë - sado që të zgjasë kjo."- tha Cameron.
Kryeministri britanik Cameron thirri shtabin e emergjencës Cobra për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas vrasjes.
Presidenti i SHBA-së Barack Obama e quajti vrasjen e Haines një akt barbar. Në të njëjtën kohë ai përsëriti vendosmërinë e tij për ta shkatërruar organizatën xhihadiste në bashkëpunim me partnerët e SHBA-së gjithë bota.


Punonjës humanitar në Siri
Terroristët i presin kokën pengut të tretë - Cameron mbledh shtabin Cobra 0,,17920517_404,00
David Haines

44-vjeçari Haines u rrëmbye në mars 2013 në Siri. Ai punonte atje për organizatën humanitare Acted dhe koordinonte shpërndarjen e ndihmave në një kamp refugjatësh pranë Atmehut. Para britanikut S-i u preu kokën para kamerve dy gazetarëve të rrëmbyer nga SHBA-ja. Më 19 gusht IS-i përhapi në internet një video për vrasjen e gazetarit amerikan James Foley. Në fillim të shtatorit pasoi një video me vrasjen reporterit Steven Sotloff, që ishte rrëmbyer një vit më parë në veri të Sirisë.

Në fund të videos pesëminutëshe të IS-it ku shihet vrasja e Sotloff-it shihej edhe Haines. Ekzekutuesi i Sotloff-it fliste me theks britanik dhe kërcënoi edhe me ekzekutimin e tij bashkëardhetarit të tij, nëqoftëse Londra nuk i jepte fund mbështetjes për operacionin ushtarak të SHBA-së në Irak. Sipas një raporti të BBC-së xhelati në të tri videot është i njëjti person.
Kërcënim për vrasje të tjera
Sipas firmës amerikane SITE e cila është e specializuar për analizimin e faqeve të internetit të islamistëve mënyra e përgatitjes së video përkon me atë të dy videove të tjera. Sipas SITE kjo vrasje quhet si hakmarrje për pjesëmarrjen britanike në koalicionin anti-terror të Obamës. Po ashtu sipas SITE milicët terroristë kërcënojnë edhe me vrasjen e një britaniku tjetër që kanë marrë peng.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi