Kush janë 12 imamët e BIK'ut që u arrestuan sot
Kush janë 12 imamët e BIK'ut që u arrestuan sot
Kush janë 12 imamët e BIK'ut që u arrestuan sot
Të arrestuarit, Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi, po intervistohen
Shefqet KrasniqiFuad Ramiqi
Enes Goga
Ekrem Avdiu
Enis Rama
Sabahudin Selimi
Bedri Robaj
Leonard Ruli
Eroll Nesimi
Idriz Bilibani
Mazllam Mazllami
(E plotësuar) Policia e Kosovës ka kryer të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit një aksion policor në tërë vendin, në ndjekje të personave të dyshuar për nxitje të urrejtjes ndërfetare dhe përçarjes kombëtare, që bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Derisa vazhdon aksioni policor, lajmi.net mëson se deri më tani janë arrestuar 13 persona, prej tyre përveç liderit të partisë islamike LISBA, Fuad Ramiqit, të tjerët janë hoxhallarë nëpër rajone të ndryshme të Kosovës.
Më poshtë lexoni emrat e të gjithë të arrestuarve deri në këto momente, të sjel nga lajmi.net, të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar dhe shkuarjes të të rinjve nga Kosova për të luftuar “në emër të Zotit” përkrahë organizatave terroriste ISIL dhe Al Nusra.
1. Sabahudin Selimi,
hoxhë nga Vitia.
2. Enes Goga,
kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë.
3. Eroll Nesimi,
hoxhë dhe administrues i poratalit perkujtimi.net
4. Idriz Bilibani,
hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com
5. Leonard Ruli,
i vetëquajturi Ebu beker Ruli, hoxhë nga Prizreni.
6. Dardan Gjuka,
imam nga Peja, ligjërues në radio radio-udhezimi.com
7. Shefqet Krasniqi,
i lindur më 20.6.1966, në fshatin Sibovc të Obiliqit, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë, njëherësh edhe imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
8. Shefki Koraçi,
imam në Kaçanik.
9. Mazllam Mazllami,
jeton në Prizren, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës”.
10. Bedri Robaj,
imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardani të Prishtinës.
Ajo është jashtë juridiksionit të BIK-ut. Xhamia pa emër e vetëm me mbi shkrimin “XHAMI”, gjendet në lokalet e Ndërmarrjes Shoqërore (NSh) “Auto-Prishtina”, ndërsa qiraja e hapësirës financohet nga Fatos Rizvanolli, biznesmen nga Peja.
11. Ekrem Avdiu,
i lindur më 18 Korrik të vitit 1971, në qytetin e Mitrovicës, aktualisht imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.
12. Enis Rama,
i lindur më 12 Qershor 1976, në qytetin e Mitrovicës, jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku mban edhe ligjërata të rregullta javore si imam në xhaminë 'Isa Beg' në Mitrovicë, si dhe është kryeredaktor në televizionin Peace TV Shqip.
13.Fuad Ramiqi,
i linduar më 26 mars 1960, në Pozharan komuna e Vitisë. Aktualisht kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit njësiti antiterrorist ka filluar operacione policore në tërë Kosovën, dhe se ka arrestuar disa persona të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar dhe përçarjes kombëtare – vepra penale që bien ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për lajmi.net se operacioni policor po ndodh në disa rajone të Kosovës, dhe se janë arrestuar disa të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar. Ai ka thënë se derisa operacioni është ende duke vazhduar, Policia nuk mund të jep detaje të tjera rreth këtyre arrestimeve.
====
Të arrestuarit, Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi, po intervistohen
Burime të Policisë së Kosovës, kanë konfirmuar arrestimin e Shefqet Krasniqit dhe Fuad Ramiqit.
Poashtu, të njëjtat burime, pohojnë se Krasniqi dhe Ramiqi, janë duke u intervistuar.
====
Përpos imamit Shefqet Krasniqi nga Prishtina e Enes Goga nga Peja, arrestime imamësh ka pasur sot edhe në Mitrovicë. Siç konfirmoi Policia e Kosovës, operacioni policor përfshin disa rajone në Kosovë.
Mësohet se arrestime të imamëve ka pasur mëngjesin e së mërkurës edhe në Mitrovicë.
Policia në këtë rajon ka arrestuar imamin Enis Rama, imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqip.
Një tjetër emër i njohur pos tij është edhe Ekrem Avdiu, që, aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik njëkohësisht është anëtar i BIK-ut në Mitrovicë.
====
Sot në mengjes është arrestuar në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, hoxha Ekrem Avdiu.
Këto burime kanë treguar se arrestimi është bërë në shtepinë e tij.
Policia e Kosovës në aksionin e saj ka arrestuar edhe imamin e Pejës Enes Goga
Burime të lajmi.net nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, kanë bërë të ditur se të mërkurën në mëngjes është arrestuar krye-imami i Pejës, Enes Goga.
Motivet e këtij arrestimi janë të njëjta me të Krasniqit; nxitja e urrejtjes ndërfetare dhe ekstremizmi Islam.
====
Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është arrestuar të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës. Ndër të arrestuarit mësohet se është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi.
Sipas burimeve të lajmi.net, sot (e mërkure) para pak çastesh Policia e Kosovës ka vënën nën arrest imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.
Motivet e këtij arrestimi nga policia, kanë qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi Islam.
Ndryshe, para një muaji, janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre
» Spahiç: Janë kush janë kroatët me origjinë të pastër shqiptare në Kroaci
» Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?
» Nëse Agim Ramadani, Sali Çekaj... nuk janë heronj, atëherë kush janë?
» Driton Tali: Ja kush janë “Rugovistët” e kush “Isaistët” e LDK-së!
» Spahiç: Janë kush janë kroatët me origjinë të pastër shqiptare në Kroaci
» Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?
» Nëse Agim Ramadani, Sali Çekaj... nuk janë heronj, atëherë kush janë?
» Driton Tali: Ja kush janë “Rugovistët” e kush “Isaistët” e LDK-së!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi