Prof. Sami Repishti:Vizita e Papës në Shqipëri , mirënjohje edhe shpresë për njerëzit e vuajtur
Faqja 1 e 1
Prof. Sami Repishti:Vizita e Papës në Shqipëri , mirënjohje edhe shpresë për njerëzit e vuajtur
Prof. Sami Repishti:Vizita e Papës në Shqipëri , mirënjohje edhe shpresë për njerëzit e vuajtur
Kanë mbetur vetëm pak dite para vizitës së Atit të Shenjtë në tokën tonë arbënore, vizitë që unë përshëndes: “Shenjtënia e Juej: Mirësevini në atdheun tonë!”. Vizita konsakron randësine e së kaluemes sonë tragjike, dhe synon, njikohësisht, përkrahjen e Selisë së Shenjtë për klerin katolik shqiptar në përpjekjet e tia me forcue sa ma shumë veprimtarinë e tij në shërbim të grigjës shqiptare, me ringjalle “Nji Shqipëri me Zotin, dhe për njeriun!”
Jeta më dha mundësi me dëshmue periudhën e letargjisë dhe vorfënisë në vitet e Monarkisë, okupacionin ushtarak fashist, vitin kalimtar të ordive shkatërruese naziste në vendin tonë, 15 vjet të regjimit komunist, dhe sot periudhën e nji tranzicioni anemik e të pa planifikuem, kaosi i të cilit mundon qindra mijëra shqiptarë, dhe shkakton nji konfuzion të gjithëmbarshëm në mendjet e individëve dhe të kolektivit shqiptar. Sot, Shqipëria, ende e pashërueme nga plagët e murtajës komuniste, ende e trazueme nga meturinat helmuese të saj në jetën e përditëshme e në ndërgjegjen e seicilit, mban të gjallë nji të kalueme monstruoze që refuzon me vdekë, dhe nuk gjen fuqi të mjaftueshme me ushqye të renë e lirë e demokratike që duhet të lindë…!
Në këtë mes të padëshirueshëm, unë shoh veten si dëshmitar okular i epokave që kam jetue. Si i këtill duhet të flas, sepse heshtja ashtë e papranueshme. Me folë don të thotë me thanë të vërtetën që, pa qenë absolute për arsye të kontekstit që e përmban, ashtë shprehja e nji dëshmitari me të gjithë vlerën që kjo mund të ketë. Ky qëndrim më ka detyrue moralisht me tregue ngjarje të jetueme, sidomos gjatë viteve të diktaturës së proletariatit, dhe me theksue atë që quej ”esenciale” në jetën e popullit tonë: vuejtjen e pameritueme, dhe forcën e karakterit me i qëndrue besnik vetes para kërcënimeve, tue përshi edhe atë të jetës. Sot përsëris, se në katastrofën tonë komuniste, ka pasë nji element që ka mbajtë nji qëndrim frymëzues për ne e për brezënitë e ardhme. Ky element ka qenë popullsia katolike shqiptare, dhe udhëheqsit e saj shpirtënor, kleri katolik apostolik roman shqiptar. Binomi “Fe e Atdhe” gjatë viteve të diktaturës së kuqe, u tregue nji fortesë e pathyeshme, dhe e papërkuleshme!
Kjo ashtë nji e vërtetë, që unë përsëris: Të akuzuem pa faj, të arrestuem pa faj, të torturuem pa faj, të dënuem pa faj dhe të pushkatuem pa faj, ata i qëndruen besnikë fesë dhe Kishës, ata nuk harruen asnjiherë Nanën Shqipëri. Para skuadrave të ekzekutimit, thirrjet ma të shpeshta kanë qenë: “Rroftë Krishti-Mbret, Rroftë Papa, Rroftë Shqipnia!”. Dhe kanë ra në heshtjen e përherëshme, kanë fitue lavdinë e përherëshme, dhe mirënjohjen e përhershme të mbar nji populli!
Shoqënia shqiptare nuk do të shërohet kurrë nga rrjedhimet e murtajës komuniste, përsa kohë që nuk del në shesh e vërteta. Martirizimi i klerit katolik shqiptar, dhe persekutimi i veçantë i besimtarëve katolikë shqiptarë janë dy “fakte” që duhen theksue, dhe duhen studjue si manifestime monstruoze të diskriminimit fetar dhe politik në Shqipëri. Ky ashtë nji proces. Hapi i parë ashte zbulimi i së vërtetës, dokumentimi dhe popullarizimi i saj. Asgjasimi fizik i klerit katolik shqiptar ka qenë nji fenomen unik, në kohën tonë e në hapësinën shqiptare. Prandej, duhet studjue sistematikisht që të kuptohet e të mos përsëritet. Pse ngjau kjo katastrofë për katolikët shqiptarë? Cilët janë faktorët që e prodhuen? Cilat janë forcat shoqënore që e ushtruen, dhe cila ishte fryma që ushqeu këto forca? Pse “Lleshrat dhe Markrat e Veriut u vranë faj e pa faj”, siç pohonte krimineli Pandi Kristo në Burgun e Burrelit?
Shqipëria pret nji përgjigje!
Pak randësi ka pasë për xhelatët ekzekutues “fakti” që ky grup i veçantë përbante kolonën vertebrore të nji shoqënie shqiptare të organizueme për qëndresë në kryengritjet kombëtare, që nga Skënderbeu deri në Ditën e Pavarësisë; që ky grup i veçantë mbajti të gjallë shqiptarizmin për pesë shekuj të gjatë robënie otomane; që ky grup i veçantë lavroi gjuhën shqipe dhe e mësoi atë në shkolla, që hapi spitale e shtëpia për pleqtë, që u kujdesue për të vorfënit, dhe me shumë randësi, zbuti atmosferën e ashpër të hakmarrjes në malësite tona, tue ofrue frymën e faljes së fajit dhe pajtimin. Ashtë ky grup i veçantë që dha fretnit me zhgunin e vorfënise në katundet ma të vorfëna, dhe murgeshat e përvuejtuna në shërbim të lagjeve ma të mjerueme në qytetet tona….dhe ashtë ky grup i veçantë që vazhdon me predikue, ashtu si në të kaluemen,”…për të krishterët…dashuria shkon deri në dashuri për armikun”.
Madhështi shpirtënore!
Pak randësi ka pasë për xhelatët ekzekutues “fakti” se historia e popullit shqiptar nuk njeh nji rast të vetëm kur kleri dhe besimtarët katolikë të mos kenë qenë pjesëmarrës, e në shumë raste udhëheqës, në kalvarin shumë shekullor të vendit tonë, e në luftat kundër anmiqve kërcënues; dhe tashti vonë, në forcimin e nji Shqipërie të lirë që përpiqet me qenë europiane. Me këtë, katolikët shqiptarë ritheksojnë randësinë e “atdheut” shqiptar. Ata këshillojnë se “…detyra e qytetarëve është t’i japin ndihmën e tyne pushtetit civil e shoqënisë me shpirtin e së vërtetës, drejtësisë, solidaritetit, dhe lirisë. Dashuria dhe shërbimi ndaj atdheut rrjedhin nga detyra e mirënjohjes, dhe nga rendi i dashurisë,” Detyrë qytetare e vërtetë!
Kjo “detyrë” nuk ashtë bindje e verbët, as rrjedhimi i nji frikësimi, sepse “…qytetarët janë të detyruar në ndërgjegje, e të mos i ndjekin ato ligje të autoriteteve civile që janë në kundërshtim me kërkesat e rendit moral, me të drejtat themelore të personit dhe me mësimet e Ungjillit”, nji pozicionim që Imzot Desmond Tutu i Afrikës Jugore, në ditët e “apartheid”-it e quente “e drejta kristiane me u revoltue!” Çdo akt ligjor, çdo veprim i pushtetit civil që kufizon lirinë e të drejtat e qytetarit të lirë ashtë moralisht i gabueshem, dhe ligjërisht i pa vlerë. Në këtë deklaratë unë shoh edhe thelbin e rezistencës anti-komuniste të vëllazënve dhe motrave tona katolike: nji revoltë kundër shtypjes së fesë, kundër asgjasimit fizik të klerit katolik shqiptar- dhe e përshëndes! Për Kishën katolike shqiptare “…mosbindja civile…përbën një të drejtë të pacënueshme, e të patjetërsueshme të personit, një të drejtë që ne, ipeshkvinjtë, bëjmë thirrje që ta ushtrojnë të gjithë”.
Sot, andrra e keqe ka përfundue! Por ne gjindemi para nji procesi shërimi në vendin tonë, para detyrës së randë të rindërtimit moral për të gjithë ne. Jo vetëm ata që janë përgjegjës direkt për krimet e kryeme, por edhe ata që margjinalisht ndiehen fajtorë, – sepse kanë heshte dhe këtu ka nji numër të madh!- duhet të kalojnë nëpër procesin e rivlerësimit të përgjegjsisë së tyne, të qendrimit të tyne imoral ose amoral në ditët e vështira, kundrejt grupit shoqënor numerikisht ma të vogël, por ma të persekutuem se të tjerët, popullsisë katolike shqiptare.
Pavarësisht nga rruga që secili nga ne do të zgjedhë në vetëvlerësimin si qenie njerëzore me dinjitet, statusi i katolikëve në ish-Shqipërinë komuniste na paraqitet si nji rast unik i viktimës së persekutueme pa mëshirë e pa pushim, në nji botë shqiptare të shurdhët, të verbët, memece, që lejoi humbjen e mijëra viktimave të pafajshme. Dhe, ashtu si do të përpiqemi me lehtësue shpirtët tonë, me pastrue zemrat tona, na duhet të dalim me nji angazhim solemn, dhe me deklarue se tragjedia e kalueme e katolikëve shqiptarë nuk duhet të përsëritet kurrë! Kurrë ma! Çdo qendrim tjetër do të sanksiononte kalbëzimin tonë moral!
Më 4 maj 1991, u përkujtue katastrofa e klerit katolik shqiptar në Qendrën Jezuite të Universitetit të San Francisco-s (SHBA). Me ftesën e të ndjerit xhakonit Gjon Sinishta, mora pjesë. Dom Simon Jubani u nderue me nji diplomë “Honoris Causa”. Si folës i ftuem, unë theksova faktet si nji dëshmitar okular, “…si nji dëshmitar i breznisë sime të konsumueme nga errësina, i zemruem e i përbuzun”; unë fola si “dëshmitar i persekutimit të bashkëkombësve të mi të izoluem, që përballuen nji fat nga i cili nuk mund të shkëputen, dhe njikohësisht si nji dëshmitar i shpirtmadhësisë së tyne që u ngrit nga zjarri infernal që përpiqej me asgjasue viktimën…”. Fola si dëshmitar i fisnikërisë shpirtënore të gjithë atyne që, duer-thatë, përballojshin tiraninë komuniste që ushtroi ma shumë dhunë se nevojitej me na asgjasue…! Atë ditë në San Francisco shumë pyetje u sollën në kokën time. Shumë viktima nuk e humbën besimin në Zotin edhe kur shpata varej mbi koket e tyne. Por, a kemi zbulue kuptimin e thelle të vuejtjes pa faj? A kemi krijue “kulturën e vuejtjes” së qëllimshme e thellësisht të pranueme? Sepse vuejtja pa qëllim ashtë idiotike. Çfarë duhet të baj nji i pafajshëm, i dëshpruem e i përbuzun në jetë? Vetëvrasje? Këto pyetje me mundojshin në atë ditë përkujtimi…dhe vazhdojnë edhe sot!
Për fat të mirë, erdhi zhvillimi i ngjarjeve në Shqipëri: shpresa e ushqyeme me besim. Tashti ndigjohet kumbona e kishës përsëri; dhe përsëri muezini thrret besimtarët për adhurim të Zotit. Sot, shqiptarët luten, meditojnë, shpresojnë përsëri. Sot, po zbret vala e vuejtjeve që urrejtja krijoi në marrëzinë e vet, dhe shpresojmë se do të zëvendësohet me nji frymë të re, të heshtun por plot gjallëni, me mirëkuptim, por pa harrue të kaluemen. Sot, ish të persekutuemet kanë përbuzë hakmarrjen, nji fitore morale shqiptare me përpjestime historike, e që këput zinxhirin e hakmarrjes. Sepse falja e fajit ka zanafillë hyjnore, ashtë karakteristike e shpirtmadhësisë, dhe ky ashte nji ogur i mirë, nji shpresë e re që shoqenia shqiptare ka vendos mospërsëritjen e tragjedisë së kalueme. Sot, Kisha Katolike shqiptare, viktima kryesore, deklaron: “Ne, nuk gjykojmë!”
Nga qelitë e errëta të torturës, dhe nga kampet e vdekjes ish-komuniste të Shqipërisë sime të martirizueme, nji botë e re përpiqet me lindë, nji shoqëni e re po ngrihet, nji brezni e re po rritet me i dhanë formë nji të ardhmeje ma të mirë për vete dhe për prindët e tyne që sot vuejnë nga pesha e fajit të heshtjes. Feja tradicionale po tregon se nuk ashte vjetrue, dhe se mendimi shkencor nuk ka pasë sukses me na kurue nga dëshprimi ekzistencial. Nji hap cilësor ashtë hedhë…!
Nga forma fëminore e besimit, nëpërmjet vuejtjes, shqiptarët po hyjnë në burrënimin shpirtnor. Shqipëria duhet të jetë e gatshme për nji eksperiencë, fetare ndoshta, por kuptimplote që, unë shpresoj, do të jetë nji element dominues, e do t’i japë formën ma njerëzore shoqënisë sonë shqiptare. Martirizimi i klerit shqiptar, dhe sidomos i klerit katolik, nuk mund të jetë i paqëllimshëm. Por, sakrificat e tyne do të njohin vlerësimin e tyne të plotë, dhe mirënjohjen e përhershme vetëm atëherë kur parimet që ata mbrojtën me çmimin e jetës së tyne do të pasunojnë mendimin tonë, dhe do të udhëheqin veprat e bashkatdhetarëve të tyne në të ardhmen.
Kështu mendova unë në vitin 1991 në San Francisco, me hapjen e Shqipërisë për botën e jashtme. Kështu mendoj edhe sot….por me nji siguri ma të vogël. Indiferenca për të kaluemen tonë tragjike që unë dëshmoj, burim kryesor i heshtjes para krimit të kryer, ….më frikëson! /Mapo
*Sami Repishti, ish i burgosun politik në Shqipërinë komuniste dhe në Jugosllavinë komuniste. Fjalimi i është dërguar konferencës “Kisha Katolike dhe shqiptarët presin Atin e Shenjtë”, zhvilluar më 15 shtator në Tiranë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI
» Prof. Sami Repishti:Kosova nuk ka vend për 'talibanë'
» SAMI REPISHTI:NË PRITJE TË KRYEMINISTRIT EDVIN RAMA
» Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË
» Sami Repishti: Kosova nuk ka vend për ''talibanë''
» Prof. Sami Repishti:Kosova nuk ka vend për 'talibanë'
» SAMI REPISHTI:NË PRITJE TË KRYEMINISTRIT EDVIN RAMA
» Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË
» Sami Repishti: Kosova nuk ka vend për ''talibanë''
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi