Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KA

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KA Empty ELIDA BUÇPAPAJ:ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 19, 2014 2:31 pm

ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



ELIDA BUÇPAPAJ:ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KA U2_elida%20bucpapaj%20fotoja

E ndoqa mbrëmë kryeministrin Rama tek Opinion. 

Do të ndalem tek qëndrimi i zotit kryeministër midis dy ngjarjeve, njëra në Tiranë dhe tjetra në Gjirokastër: ndërsa në Tiranë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë të varura fotot e viktimat e diktaturës, në Gjirokastër, nën praninë e anëtarëve të qeverisë Rama, festohet 70 vjetori i çlirimit të qytetit duke panegjeruar diktatorin, vrasësin e viktimave, që kryeministri i ka shpalosur në Bulevard. Sikur Edi Rama të jetë Mbreti i Republikës të Absurdit.

Edi Rama tha tek Opinion se nuk e çon në mendje të ndryshojë pensionistët enveristë, duke marrë në mbrojtje tre ministrat e tij Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, dhe Bledi Çuçin që, sipas tij, i dëgjonin me indiferentizëm brohorimat „Lavdi Enver Hoxha“ dhe bënin shurdh-memecët, sikur me trup ishin aty, por me mendje e shpirt pranë Edi Ramës.

Qeveria Rama ka bërë përgatitje shumë serioze për pritjen e Papa Françeskut. Ke dëshirë ta shohësh Sheshin që do të presë Shefin e Vatikanit dhe Tirana ngazëllen prej ngjarjes së madhe. Por e gjithë kjo përgatitje tingëllon demagogji e pastër, kur ekranët e televizioneve të Tiranës – japin paralelisht - këndej kronikën e Bulevardit Dëshmorët e Kombit me fotografitë e viktimave të diktaturës, ndërsa në anën tjetër kronikën ku anëtarët e qeverisë Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Bledi Çuçi marrin pjesë në festimet ku brohoritet diktatori që ishte vrasësi i viktimave, fotot e të cilave Rama tha se janë vendosur me vendimin e tij në Bulevard.
Fotot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me fotot e Enver Hoxhës në Gjirokastër, janë dy ngjarje me sens diametralisht të kundërt, që e përjashtojnë njëra-tjetrën, që do të thotë se mund të jetë ose njëra ose tjetra, por kurrë bashkë dhe njëkohësisht. Dhe kryeministri Rama nuk mund të gjejë asnjë argument për t’u justifikuar. Nuk ka argumenta. Nuk ekzistojnë në këtë rruzull argumenta që të justifikojnë këtë makabritet figurativ dhe shpirtëror.

Edi Rama nuk mund të jetë njëkohshëm edhe kryeministri i atyre që kujtojnë xhelatin edhe kryeministri i atyre që kujtojnë viktimat e xhelatit.

Një lider dhe një politikan i kalibrit Perëndimor nuk mund të hajë me disa lugë, edhe me lugën e lugatit, edhe me lugën e shenjtorit. Sepse parimet e lirisë janë një.

Po e jap edhe një herë shembullin me Angela Merkel. Angela Merkel dhe shteti gjerman nuk do të pranonte kurrë që në fitoren e çlirimit të Berlinit, të kujtohej Hitleri, apo në festimet e bashkimit të Gjermanisë të glorifikohej nazizmi apo Erich Honecker dhe Egon Krenz. Nuk mund të ndodh që ministra të Angela Merkel të marrin pjesë në një aktivitet ku veteranë të luftës të brohorasin për Hitlerin. Gjermania kërkon ndjesë për viktimat edhe sot e kësaj dite, ndërsa viktimat e regjimit komunist në Shqipëri as nuk kujtohen dhe as nuk dënohen krimet monstruoze të diktaturës.

Pra kryeministri Rama është i pajustifikuar në këtë pikë. Ai duhet të jetë i qartë. Ai nuk mund të jetë aleat me Partinë e Punës dhe Partinë Komuniste e ndërkohë të jetë aleat edhe me Perëndimin, Angela Merkel dhe Obamën. Ky është pragmatizëm vulgar, ky është si të shkelësh mbi parimet Perëndimore.


Edi Rama nuk mund të luajë kështu, sepse Perëndimi nuk do ta pranojë. 


Le të kujtojmë motivacionin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, i cili është shfaqur në të gjitha mediat shqiptare, ku ai thotë në mënyrë të thjeshtë dhe pa asnjë ekuivok arsyen e ardhjes në Shqipëri: “Të dielën e ardhshme, me ndihmën e Hyjit, do të shkoj në Shqipëri. Vendosa ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë, për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist“. Regjimi ateist është regjimi i Enver Hoxhës, i cili pavarësisht fjalëve të Papës, u kujtua në Gjirokastër, në mënyrë glorifikuese nën praninë e ministrave të kabinetit Rama. Ministrat e Ramës ishin duke blasfemuar në atë ceremoni të mjerë. Edhe kryeministri Rama blasfemon, nëse thotë se nuk ua prish qejfin veteranëve të luftës të kujtojnë diktatorin. 
Jo, nuk mund të luajë kështu Rama. Rama duhet të luajë pastër, qartë dhe pa qëndrime ambige. Perëndimi është duke e pritur që ai të vejë në jetë premtimet. Edi Rama nuk mund t'ia lejojë vetes që të ketë dy personalitete paralele. Duhet të ketë vetëm një. Duhet të ketë vetëm personalitetin që organizoi mikpritjen e Papës, që organizoi vendosjen e fotove të martirëve në Bulevardin „Dëshmorët e Kombit“, atë personalitet që i ka premtuar Angela Merkelit dhe Perëndimit reforma.

Këtyre kohëve në Shqipëri kanë ndodhur mjaft ngjarje dhe Edi Rama duhet të mbajë qëndrime të prera. Nëse nuk i mban, i bën keq kryeministrit. Në rastin konkret, Edi Rama duhet të ngrejë në qiell Luftën Antifashiste, por duhet të dënojë enverizmin dhe enveristët, përfshirë edhe ata që demonstruan në qytetin e Gjirokastrës. Dhe po të isha unë në vend të tij, të tre ministrat e kabinetit që morën pjesë në manifestime që ringjallin diktatorin, do t‘i kisha përjashtuar pa u lodhur fare, me një të rënë të lapsit. Sepse unë do të mbroja faqen dhe integritetin e kryeministrit.

Por nëse kryeministri Rama do të vazhdojë të tolerojë skandale të dimensioneve të tilla, të gjitha do të kalojnë në llogari të tij dhe po kalojnë në llogari të tij.. 


ELIDA BUÇPAPAJ:ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KA U2_19-09-2014%2009-59-05
ELIDA BUÇPAPAJ:ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KA U2_19-09-2014%2010-09-35
ELIDA BUÇPAPAJ:ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KA U2_19-09-2014%2010-53-49
Veliu, Çuci, Moisiu dhe Ahmetaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi