Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tronditëse: Arsimtari rrah brutalisht nxënësin e tij në Drenas (FOTO

Shko poshtë

Tronditëse: Arsimtari rrah brutalisht nxënësin e tij në Drenas (FOTO Empty Tronditëse: Arsimtari rrah brutalisht nxënësin e tij në Drenas (FOTO

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 30, 2014 9:25 pm

Tronditëse: Arsimtari rrah brutalisht nxënësin e tij në Drenas (FOTO)
Tronditëse: Arsimtari rrah brutalisht nxënësin e tij në Drenas (FOTO Djali1



(I plotësuar)  Rastin e rrahjes të nxënësit e ka konfirmuar edhe drejtori i Shkollës Fillore “Migjeni”, Tafil Halilaj.

Ai ka paralajmëruar se do të ndërmerren masa ndaj arsimtarit i cili ka ushtruar dhunë ndaj M.L.
“Po, është e vërtetuar rasti dhe është konfirmuar që është përdorur dhuna ndaj nxënësit. Drejtoria e Arsimit në komunën e Drenasit shumë shpejt do të dal me një qëndrim ku do të ndërmerren masa ndaj arsimtarit I.D.”, ka thënë drejtori Tafil Halilaj për Indeksonline.

-----

Një ngjarje e tronditëse ka ndodhur dje në shkollën fillore “Migjeni”
të fshatit Baincë të komunës së Drenasit, ku me ç ‘rast është rrahur brutalisht një nxënës i kësaj shkolle.
Indeksonline mëson se nxënësi M.L. në klasën e 6-të është rrahur nga arsimtari i tij, I.D. (emër i njohur për redaksinë) për gjëra tejet banale.
Në foton e siguruar nga Indeksonline shihen qart goditjet e rënda që janë shkaktuar nxënësit M.L.
Njëri prej dëshmitarëve i cili nuk deshi t’i përmendet emri ka treguar arsyen se pse arsimtari ka rrahur nxënësin.
“Veç pse e ka pyet arsimtarin se pse ia qiti 2-sh dhe ai nuk ka qenë i kënaqur, arsimtari menjëherë e ka rrahur atë”, ka thënë ky dëshmitar.
Nga ana tjetër, kryetari i këshillit të prindërve të SH.F “Migjeni”, Fatmir Kiqina në një prononcim për portalin tonë tha se gjesti i arsimtarit ka qenë tejet i paparanueshëm për banorët e fshatit të tyre.
“Ky rast është krim, me rreh fëmijën me i bë shenja është krim”, është shprehur ai.

Tronditëse: Arsimtari rrah brutalisht nxënësin e tij në Drenas (FOTO Djali2(3)

Tronditëse: Arsimtari rrah brutalisht nxënësin e tij në Drenas (FOTO Djali1(1)
 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi