Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:KRIPTOTHAÇISTAT NË LDK- RRETH DEKLARATËS TË FORTË TË ARMEND ZEMAJT DEPUTET I LDK-SË, ME VËLLAIN ZYRTAR TË LARTË NË ADMINISTRATËN THAÇI

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:KRIPTOTHAÇISTAT NË LDK- RRETH DEKLARATËS TË FORTË TË ARMEND ZEMAJT DEPUTET I LDK-SË, ME VËLLAIN ZYRTAR TË LARTË NË ADMINISTRATËN THAÇI Empty ELIDA BUÇPAPAJ:KRIPTOTHAÇISTAT NË LDK- RRETH DEKLARATËS TË FORTË TË ARMEND ZEMAJT DEPUTET I LDK-SË, ME VËLLAIN ZYRTAR TË LARTË NË ADMINISTRATËN THAÇI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 02, 2014 1:01 pm

KRIPTOTHAÇISTAT NË LDK- RRETH DEKLARATËS TË FORTË TË ARMEND ZEMAJT DEPUTET I LDK-SË, ME VËLLAIN ZYRTAR TË LARTË NË ADMINISTRATËN THAÇI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



ELIDA BUÇPAPAJ:KRIPTOTHAÇISTAT NË LDK- RRETH DEKLARATËS TË FORTË TË ARMEND ZEMAJT DEPUTET I LDK-SË, ME VËLLAIN ZYRTAR TË LARTË NË ADMINISTRATËN THAÇI U2_elida%20bucpapaj%20fotoja

Armend Zemaj, deputet i LDK-së dhe nipi i Kolonel Tahir Zemajt dje lëshoi një deklaratë shumë të fortë ku midis të tjerave tha se nuk voton as për kryeministër Haradinajn dhe as për kryeministër Hashim Thaçin. Në raport me Haradinajn, deklarata e Zemajt, ishte insinuese. Lidhet me vrasjen e Tahir Zemajt.

Ne e nderojmë veprën dhe kujtimin e Tahir Zemajt. E kemi njohur personalisht, kemi biseduar me të, na vinte në redaksinë e Bota Sot në Zyrih, na përshëndeste për guximin tonë. Se si e shqiptonim të vërtetën. Që kur dora kriminale kreu vrasjet makabre, ne kemi kërkuar zbardhjen e krimit të trefishtë. Por kjo vrasje edhe sot e kësaj dite ka mbetur në terr. Institucionet e Kosovës dalë nga PDK dhe LDK e kanë patur kohën e mjaftueshme të hedhin dritë ndaj të gjitha vrasjeve politike. Po asnjëra palë nuk e ka bërë. Tani pritet një gjykatë speciale të hetojë për këto krime, që do të nisë punën vitin që vjen. 

A nuk është e turpshme kjo për pushtatarët e Kosovës? Por më të turpshme dhe më të papranushme janë spekulimet dhe manipulimet me autorësinë e vrasjeve.

Deklarata e deputetit Armend Zemaj, se ai do të votojë kundër Haradinajt, bie ndesh me qëndrimin e partisë, dmth LDK-së, e cila e ka kandiduar Zemajn si deputet. LDK e ka shpallur se e pranon si kryeministër kandidaturën e Ramush Haradinajt. Ky është qëndrim i përbashkët i LAN-it. Edhe i VV.

Ndërkohë deklarata e Armend Zemajt u prit shumë mirë nga kriptothaçistat brenda dhe jashtë LDK-së. Kriptothaçizmi përfaqëson segmentin që mbështet Thaçin. Që prej kohës së Sejdiut. Thaçi i mbështet kriptothaçistat me privilegje dhe ata ia shpërblejnë me mbështetje, por jo nën dritën e diellit, sepse në publik betohen rrejshëm se janë me LDK dhe kundër Thaçit, por si uritha. Në politikën shqiptare klientelizmi dhe nepotizmi janë plagë të sistemit. Kriptothaçizmi është shprehje e klientelizmit.

Disa ditë më parë, LDK-ja doli me deklaratën përgënjeshtruese, ndaj zërave dhe lajmeve se brenda LDK-së ka një „kolonë të pestë“ që të votonte apo kalonte me Hashim Thaçin. 


Tani na doli Armend Zemaj. 

Ai i kundërvihet hapur qëndrimit politik të LDK-së, ndërkohë që pjesa e deklaratës ku Armend Zemaj thotë se do të votonte edhe kundër Thaçit të paktën bie erë demagogji. Sepse vëllai i Armendit, Astrit Zemaj është Këshilltar dhe Drejtues i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main në Gjermani.

Çka do të thotë se Astrit Zemaj është nëpunës i lartë publik i administratës të Hashim Thaçit, ndërsa Armend Zemaj, vëllai i tij është deputet i LDK-së.

Që Astrit Zemaj vazhdon punën e diplomatit të Kosovës nën administratën e Hashim Thaçit, kjo do të thotë se ky zyrtar i lartë ka gëzuar besimin e plotë të ish-kryeministrit të Kosovës. Pa asnjë pikë dyshimi.

Në Konfederatën helvetike, Kosova ka ambasadën dhe dy konsullata, por aty nuk punon asnjë diplomat që të jetë simpatizant i LDK-së. Simpatizantët, përkrahësit dhe anëtarësia e LDK-së janë plotësisht të përjashtuar nga protokolli diplomatik i ambasadës dhe konsullatave të Kosovës. 

Në këtë kontekst, deklarata e Armend Zemajt nuk ka tingull fair. Nga njëra anë Armend Zemaj del kundër qëndrimit të partisë së tij, LDK-së e cila i ka dhënë besimin dhe e ka kandiduar për deputet të saj dhe nga ana tjetër vëllai i tij, është zyrtar i lartë publik i Hashim Thaçit.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi