ISIS – Arratisje nga ideologjia e terrorit
Faqja 1 e 1

Fushata luftarake e milicisë së terrorit të Shtetit Islamik IS ose ISIS, siç vijon të njihet nga shumëkush, nuk njeh asnjë dallim, nuk njeh kurrfarë tërheqjeje – as ndaj civilëve e madje as ndaj vetë shokëve të vet ideologjikë e ekstremistë. Sirianët vendas i kanë kthyer krahët e nuk po munden dot t’i durojnë më, duke luftuar me aq sa munden. Kjo dëshmohet me një fakt simbolik, por shumë domethënës: Luftëtarët e tyre të mbushur me brutalitetin më të egër mesjetar, vijnë kryesisht nga jashtë.
Shumë militantëve të orës së parë të IS-it, tashmë vetë milicia e Shtetit Islamik, kudo që ajo operon, u ngjan më se brutale – e para së gjithash, për shkak të të huajve që i janë bashkuar luftës në Siri e Irak. Në gazetën franceze, “Le Monde”, dy ish-anëtarë të IS-it raportojnë nën kushte anonimiteti për arsye që merren me mend, për përjetimet e tyre: dy burrat vijnë nga provinca siriane e Deir Essor dhe u rekrutuan dikur në radhët e Shtetit Islamik, por hoqën dorë më vonë prej tyre, kur panë tmerret e masakrat e paimagjinueshme e antinjerëzore që ata kryenin.
Ahmed, 28 vjeç dhe Maher 24, nuk njihen bashkë, por rrëfejnë thuajse të njejtat histori: të dy janë sirianë që kanë luftuar për llogari të Shtetit Islamik. E të dy i kanë kthyer shpinën IS-it për të njejtën arsye: sepse të huajt po i bashkëngjiten çdo ditë IS-it. “Xhihadistët e huaj janë shpesh më shumë konservatorë se sa sirianët”, ankohet Ahmedi. “Ky është një invazion”, thotë Maher, “ata po e shkatërrojnë Islamin e vërtetë”. Gazetarët e të përditshmes franceze, “Le Monde” i kanë intervistuar të dy luftëtarët ndarazi për të pasur një ide më të qartë e të pavarur për atë çka ndodh brenda IS-it. Ahmed dhe Maher rrëfejnë se kishin hyrë relativisht herët në kontakt me islamikët e IS-it. “Një burrë në fshatin tonë kishte luftuar në Irak “, tregon Ahmedi. “Kur ishim fëmijë, ai na mësoi fshehtazi mësime religjioze”. Me fillimin e kryengritjeve në Siri, mësuesi salafist i Ahmedit iu bashkangjit fraksionit sirian të Al-Kaidës, Frontit Al-Nusra, e u bë kësisoj njëri ndër liderët e tij. Ahmedi e ndoqi atë pas e prej andej kaloi më pas tek IS-I. Kështu filloi gjithçka.
Të dy përjetuan masakra gjakësore, si ndaj civilëve, ashtu dhe ndaj grupimeve rivale siriane në terren, thuhet më tej në “Le Monde”. Qindra gra e fëmijë – sipas tyre – vriteshin, masakroheshihn e dhunoheshin masivisht, dhe kritika kundër këtyre akteve çnjerëzore, ishte e padëshirueshme. “Kur ne po vrasim civilë, atëherë çfarë ndryshimi paska mes nesh dhe regjimit të Asadit?”, i kishte thënë dikur dikush prej burrave Emirit, d.m.th liderit të vet. Nuk vonoi dhe ai u arrestua.
Brutaliteti më gjakatar kryhet jo nga sirianët, por nga luftëtarët e huaj ekstremistë që vijnë kryesisht nga Europa dhe rekrutët nga Kaukazi e rajoni i Magrebit. Njëri ndër dy burrat e pyetur nga “Le Monde”, pohoi se kishte përjetuar një masakër në të cilën kishin marrë pjesë luftëtarë të IS-it nga Çeçenia, Tunizia e Franca, duke vrarë pa dallim fëmijë e civilë. Disa bashkëluftëtarë, në atë moment u ishin vënë kundër këtyre vrasësve, duke humbur dhe vetë më pas jetën në përpjekje me ta.
Përballë tmerreve e krimeve të përditshme, shumë sirianë tashmë sipas gazetës në fjalë, i kanë varur shpresat e tyre në grupe të tjera radikale, duke i parë si alternativë më pak brutale, siç janë Fronti Al-Nusra, dega e rrjetit terrorist të Al-Kaedës në Siri. Milicia e tyre, në një aspekt ideologjik ndan të njëjtën vijë e frymë me ata të IS-it, por të dyja grupet janë ndërkohë armiq të njëri-tjetrit dhe Al-Nusra lufton njëkohësisht si kundër IS-it, ashtu dhe kundër regjimit të Asad-it. Që sulmet ajrore amerikane nuk kanë kursyer edhe objektivat e Frontit Al-Nusra, kjo i ka irrituar paksa dëshmitarët e pyetur nga “Le Monde”, të cilët duket se ishin tashmë ithtarë të tij, duke e konsideruar me distancë, më të moderuar sesa IS.
Kjo shfaqet edhe në raportin e “Le Monde”: njëri ndër dy burrat e pyetur tashmë, ka bërë divorc me Islamizmin radikal. Ndërkohë që tjetri, i mbahet akoma besimit të vet në të. Sigurisht, se ai kishte mundur të arratisej me ndihmën e shokëve të vet drejt Turqisë e atje të riaktivizohej sërish, në një mendësi tashmë disi të ndryshme. Mirëpo, Kalifati Islamik, gjithsesi do vijonte të mbetej “ëndrra e madhe e tij”, siç pohoi ai për gazetën e mirënjohur franceze. Ai mendon tashmë të rikthehet në Siri e t’u bashkëngjitet grupeve të tjera terroriste.
Expres
Për shumë anëtarë e ish-anëtarë të milicisë së Shtetit Islamik në Siri e Irak, metodat e mënyrat që ai përdor, janë bërë tashmë të padurueshme e të urryera për shumë prej tyre. Dy ish-militantë rrëfejnë për “Le Monde” tmerret që kanë përjetuar
Fushata luftarake e milicisë së terrorit të Shtetit Islamik IS ose ISIS, siç vijon të njihet nga shumëkush, nuk njeh asnjë dallim, nuk njeh kurrfarë tërheqjeje – as ndaj civilëve e madje as ndaj vetë shokëve të vet ideologjikë e ekstremistë. Sirianët vendas i kanë kthyer krahët e nuk po munden dot t’i durojnë më, duke luftuar me aq sa munden. Kjo dëshmohet me një fakt simbolik, por shumë domethënës: Luftëtarët e tyre të mbushur me brutalitetin më të egër mesjetar, vijnë kryesisht nga jashtë.
Shumë militantëve të orës së parë të IS-it, tashmë vetë milicia e Shtetit Islamik, kudo që ajo operon, u ngjan më se brutale – e para së gjithash, për shkak të të huajve që i janë bashkuar luftës në Siri e Irak. Në gazetën franceze, “Le Monde”, dy ish-anëtarë të IS-it raportojnë nën kushte anonimiteti për arsye që merren me mend, për përjetimet e tyre: dy burrat vijnë nga provinca siriane e Deir Essor dhe u rekrutuan dikur në radhët e Shtetit Islamik, por hoqën dorë më vonë prej tyre, kur panë tmerret e masakrat e paimagjinueshme e antinjerëzore që ata kryenin.
Luftëtarët nga jashtë, më brutalët
Ahmed, 28 vjeç dhe Maher 24, nuk njihen bashkë, por rrëfejnë thuajse të njejtat histori: të dy janë sirianë që kanë luftuar për llogari të Shtetit Islamik. E të dy i kanë kthyer shpinën IS-it për të njejtën arsye: sepse të huajt po i bashkëngjiten çdo ditë IS-it. “Xhihadistët e huaj janë shpesh më shumë konservatorë se sa sirianët”, ankohet Ahmedi. “Ky është një invazion”, thotë Maher, “ata po e shkatërrojnë Islamin e vërtetë”. Gazetarët e të përditshmes franceze, “Le Monde” i kanë intervistuar të dy luftëtarët ndarazi për të pasur një ide më të qartë e të pavarur për atë çka ndodh brenda IS-it. Ahmed dhe Maher rrëfejnë se kishin hyrë relativisht herët në kontakt me islamikët e IS-it. “Një burrë në fshatin tonë kishte luftuar në Irak “, tregon Ahmedi. “Kur ishim fëmijë, ai na mësoi fshehtazi mësime religjioze”. Me fillimin e kryengritjeve në Siri, mësuesi salafist i Ahmedit iu bashkangjit fraksionit sirian të Al-Kaidës, Frontit Al-Nusra, e u bë kësisoj njëri ndër liderët e tij. Ahmedi e ndoqi atë pas e prej andej kaloi më pas tek IS-I. Kështu filloi gjithçka.
Të dy përjetuan masakra gjakësore, si ndaj civilëve, ashtu dhe ndaj grupimeve rivale siriane në terren, thuhet më tej në “Le Monde”. Qindra gra e fëmijë – sipas tyre – vriteshin, masakroheshihn e dhunoheshin masivisht, dhe kritika kundër këtyre akteve çnjerëzore, ishte e padëshirueshme. “Kur ne po vrasim civilë, atëherë çfarë ndryshimi paska mes nesh dhe regjimit të Asadit?”, i kishte thënë dikur dikush prej burrave Emirit, d.m.th liderit të vet. Nuk vonoi dhe ai u arrestua.
Brutaliteti më gjakatar kryhet jo nga sirianët, por nga luftëtarët e huaj ekstremistë që vijnë kryesisht nga Europa dhe rekrutët nga Kaukazi e rajoni i Magrebit. Njëri ndër dy burrat e pyetur nga “Le Monde”, pohoi se kishte përjetuar një masakër në të cilën kishin marrë pjesë luftëtarë të IS-it nga Çeçenia, Tunizia e Franca, duke vrarë pa dallim fëmijë e civilë. Disa bashkëluftëtarë, në atë moment u ishin vënë kundër këtyre vrasësve, duke humbur dhe vetë më pas jetën në përpjekje me ta.
Përballë tmerreve e krimeve të përditshme, shumë sirianë tashmë sipas gazetës në fjalë, i kanë varur shpresat e tyre në grupe të tjera radikale, duke i parë si alternativë më pak brutale, siç janë Fronti Al-Nusra, dega e rrjetit terrorist të Al-Kaedës në Siri. Milicia e tyre, në një aspekt ideologjik ndan të njëjtën vijë e frymë me ata të IS-it, por të dyja grupet janë ndërkohë armiq të njëri-tjetrit dhe Al-Nusra lufton njëkohësisht si kundër IS-it, ashtu dhe kundër regjimit të Asad-it. Që sulmet ajrore amerikane nuk kanë kursyer edhe objektivat e Frontit Al-Nusra, kjo i ka irrituar paksa dëshmitarët e pyetur nga “Le Monde”, të cilët duket se ishin tashmë ithtarë të tij, duke e konsideruar me distancë, më të moderuar sesa IS.
Të zhgënjyer nga IS – por jo nga Islami
Kjo shfaqet edhe në raportin e “Le Monde”: njëri ndër dy burrat e pyetur tashmë, ka bërë divorc me Islamizmin radikal. Ndërkohë që tjetri, i mbahet akoma besimit të vet në të. Sigurisht, se ai kishte mundur të arratisej me ndihmën e shokëve të vet drejt Turqisë e atje të riaktivizohej sërish, në një mendësi tashmë disi të ndryshme. Mirëpo, Kalifati Islamik, gjithsesi do vijonte të mbetej “ëndrra e madhe e tij”, siç pohoi ai për gazetën e mirënjohur franceze. Ai mendon tashmë të rikthehet në Siri e t’u bashkëngjitet grupeve të tjera terroriste.
Expres
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dezertorët e ISIS-it: Ja pse e braktisëm ushtrinë e terrorit
» Erdogan’s Daughter Joins ISIS - Vajza e Erdoganit në ISIS
» Leonora Buçinca:DESHIRE ARRATISJE
» Ideologjia ekstreme mund të shpërndahet nëpër burgje
» “Donald Trump do t’i japë fund terrorit të Shtetit Islamik”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi