Dezertorët e ISIS-it: Ja pse e braktisëm ushtrinë e terrorit
Faqja 1 e 1

Çmimet – Për femrat nga 1 deri në 9 vjeçe, çmimi ishte 172 dollarë, nga 10 deri në 20 vjeçe, 130 dollarë, nga 20 deri 30 vjeçe, 86 dollarë dhe 40-50 vjeçe shiten me 75 dollarë
Indoktrinimi – Një shtetas sirian që ishte bashkuar me grupin radikal për të luftuar regjimin e Assad-it tha se, faza e parë e indoktrinimit të IS-it ishte kursi mbi Sharian
Shihet si një risi, megjithëse fenomeni duket se ka kohë që ka nisur. Të paktën 60 dezertorë të Shtetit Islamik kanë folur për herë të parë kundër Kalifatit dhe kanë deklaruar se qeveritë perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të nxitur luftëtarët që të tregojnë realitetin.
Sipas “New York Times”, rreth 20 mijë luftëtarë i janë bashkuar grupit xhihadist në Lindjen e Mesme në dy vitet e fundit. Thuajse çereku i tyre janë europianë dhe vlerësohet se nga 25 deri në 40 për qind e tyre janë kthyer në Europë. Një raport i Qendrës së Studimeve Ndërkombëtare mbi Radikalizmin thotë se shumica e dezertorëve jetojnë në fshehtësi për t’i shpëtuar ndëshkimit nga IS-i, por edhe për të shmangur burgosjen në vendet ku ata janë kthyer. Por, sipas raportit, 58 dezertorë nga Europa dhe Australia kanë folur për herë të parë publikisht mbi eksperiencën etyre.
Arsye, dhuna ndaj vetë myslimanëve
Në listën e arsyeve për të cilat ata thonë se kanë lënë grupin, përmendin edhe dhunën ndaj myslimanëve të tjerë. Dy dezertorë, që zgjodhën të braktisnin IS-in, pasi mësuan se ishin zgjedhur për t’u bërë kamikazë, thanë për BBC-në se brutaliteti i Shtetit Islamik tmerron këdo. Një shtetas sirian që ishte bashkuar me grupin radikal për të luftuar regjimin e Assad-it tha se, faza e parë e indoktrinimit të IS-it ishte kursi mbi Sharian, siç njihet ndryshe kodi i ligjeve islamike. “Por aty nuk ishin parimet e Islamit, aty ishin parimet e Shtetit Islamik. Ata të mësojnë atë që duan ata”, ka thënë ish-luftëtari. Ai ka treguar gjithashtu se, taktikat e IS-it ishin të tilla: “Nëse je kundër nesh, atëherë do të vritesh. Nëse je me ne, atëherë do të punosh me ne. Ti do t’i nënshtrohesh vullnetit tim dhe do të më bindesh mua në çdo rrethanë”, ka treguar më tej ish-luftëtari.
Lista e çmimeve të “xhihadit” seksual
Por, veç makabriteteve të natyrave të ndryshme, duket se edhe “xhihadi seksual” është njëra nga arsyet që i ka çuar shumë ish-anëtarë të IS-it ta braktisin atë. Kështu, e dërguara e posaçme e OKB-së, Zainab Bangura, tha për dhunën seksuale në konflikt se “ndonjëherë këta luftëtarë shesin vajzat që kthehen te familjet e tyre për mijëra dollarë shpërblim”. Tashmë është konfirmuar lista e publikuar kohë më parë e shitjes së grave dhe fëmijëve të komunitetit jezid, duke sjellë detaje, sipas të cilave, për femrat nga 1 deri në 9 vjeçe, çmimi ishte 172 dollarë, nga 10 deri në 20 vjeçe, 130 dollarë, nga 20 deri 30 vjeçe, 86 dollarë dhe 40 deri në 50 vjeçe shiten me 75 dollarë.
Konsumatorëve u lejohej të blinin vetëm tri “artikuj”. E dërguara e posaçme e OKB-së, Zainab Bangura, tha se “vajzat shiten si fuçi nafte”. Ndërkaq, studiuesja e “Amnesty International”, Donatella Rovera, tha se më shumë se 40 gra ishin me fat që i shpëtuan IS-it. Tri prej tyre, Bushra, 21 vjeçe, Munira, 17 vjeçe dhe Noor, 22 vjeçe, u dogjën me cigare dhe u detyruan të martoheshin me luftëtarët e IS-it. Emrat e tyre janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin.
Të dhënat nga mediat ndërkombëtare dhe burime të pakonfirmuara thanë se edhe një grua nga një vend ballkanik me shumicë myslimane, e marrë nga bashkëshorti në Siri, ka rënë pre e përdhunimit, çfarë ka sjellë indinjatë mes shumë luftëtarëve dhe ka shfaqur natyrën e vërtetë të akteve të IS-it, duke i bërë të marrin vendimin për ta braktisur ushtrinë e terrorit.
Ekspertët e OKB-së pohojnë “xhihadin seksual” që ka përçarë edhe vetë anëtarët e IS-it

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ISIS – Arratisje nga ideologjia e terrorit
» Luksemburgu ndihmon ushtrinë e Kosovës
» NESËR PROTESTË GJITHPOPULLORE NË LUGINË KUNDËR TERRORIT SERBË
» “Donald Trump do t’i japë fund terrorit të Shtetit Islamik”
» Per ushtrine e tradhetareve te Atdheut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi