Rasti i hoxhallarëve merr kahje të re
Rasti i hoxhallarëve merr kahje të re
Rasti i hoxhallarëve merr kahje të re
Vendimi i Gjykatës së Apelit në Kosovë e cila ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore për paraburgimin e 11 imamëve kosovarë që dyshohen për vepra terroriste, duket se i jep një kthesë të re çështjes së bujshme të arrestimeve.
Dosjet e tyre janë kthyer në Gjykatën Themelore, për mungesën e arsyetimit të dyshimeve, për të cilat janë arrestuar.Top News ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit përmes së cilit vërtetohet se aksioni i Policisë dhe parashkrimi i lëndës ndaj të pandehurve nga ana e prokurorit nuk është shoqëruar me asnjë fakt apo provë që vërteton dyshimet se imamët kanë rekrutuar njerëz për të quar në Siri apo vepra tjera terroriste.
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, kur një prokuror beson se duhet caktuar masa e paraburgimit ndaj një personi, ai i paraqet gjykatës së procedurës paraprake kërkesë e cila përfshin përshkrimin e provova që mbështesin dyshimin e bazuar se personi i arrestuar ka kryer veprën penale.
“Pra sipas kësaj dispozite, kushti elementar që duhet të përmbushet për ta caktuar apo vazhduar gjykata ndaj një personi paraburgimin është dyshimi i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale, kusht ky që në rastin konkret Prokurori as Gjykata nuk ka arritur ta vërtetojnë, ashtu siç me të drejtë pretendohet në ankesa”, thuhet në vendim të Gjykatës së Apelit.
Gjykata e Apelit në vendimin e saj ka thënë se dyshimet e ngritura për të dyshuarit se kanë kryer vepra terroriste, apo se nxitur njerëz të shkojnë në luftime në Siri, nuk bazohen askund dhe nuk përmbajnë fakte.
“Në dispozitivin e aktvendimit në përgjithësi për të gjithë të pandehurit që dyshohen për këto vepra penale vetëm thuhet se përmes ligjëratave apo predikimeve të tyre kanë mbështetur luftën në Siri, kanë përcjellë mesazhe për të shtytur persona që tu bashkëngjiten grupeve terroriste apo kanë nxitur urrejtje ndërmjet grupeve fetare, kanë rekrutuar persona për të marrë pjesë në grupet terroriste apo përmes thirrjeve kanë bërë ftesë personave për të marrë pjesë në grupe terroriste. Por nuk theksohet në cilin vend, në ç’kohë dhe në ç’mënyrë të pandehurit kanë shtyrë, kanë bërë thirrje apo kanë dërguar mesazh. Aq më tepër nuk përshkruhet asnjë provë që vërteton dyshimin e bazuar përkitazi me këto veprime”, thuhet më tutje në vendim të Gjykatës.
Gjykata e Apelit ka shprehur habinë se si prokurori i kësaj çështje nuk ka paraqitur asnjë lloj prove derisa ka kërkuar paraburgim për imamët.
Kjo Gjykatë pasi ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Themelore për paraburgimin e imamëve kosovarë, ka kërkuar nga ajo që gjatë rishikimit të vendimit të kërkojë nga prokurori i rastit prova për të gjitha dyshimet e ngritura, e pasi t’i shoh dhe vërtetoj ato, të marr vendim për masën e mëtejme ndaj imamëve të arrestuar.
Tani Gjykata Themelore pritet që të marrë një vendim të ri për rastin e 11 imamëve të arrestuar, ndërsa një ditë më parë e njëjta Gjykatë ia ka vazhduar hoxhës Shefqet Krasniqi paraburgimin deri më 17 tetor.
Sipas Bajram Tmavës. Avokat i Shefqet Krasniqit, veprimet e prokurorëve dhe gjykatësve në Gjykatën Themelore lidhur me rastet e imamëve janë veprime qesharake, të pa bazuara dhe pa asnjë fakt.
Nga 15 imamë që u arrestuan në muajin shtator, 2 imamët e Mitrovicës Enis Rama dhe Ekrem Avdiu po mbrohen në liri, ndërsa imami i Pejës Enes Goga eshte liruar nga tw gjitha akuzat. Ai u lirua te enjten, pas kthimit te vendimit nga gjykata e apelit. /Top News
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fotografitë e hoxhallarëve të liruar sot (Foto)
» Lidhja e Hoxhallarëve: Dënojmë filmin anti-islam dhe dhunën ndaj SHBA
» RASTI I HELMIMEVE
» Enciklopedia problemATIKE.SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritëse
» Rasti ”Asanaj”, FBI është në Kosovë
» Lidhja e Hoxhallarëve: Dënojmë filmin anti-islam dhe dhunën ndaj SHBA
» RASTI I HELMIMEVE
» Enciklopedia problemATIKE.SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritëse
» Rasti ”Asanaj”, FBI është në Kosovë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi