Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahë Sadrija: Lum ata që jetojnë pas vdekjes

Shko poshtë

Jahë Sadrija: Lum ata që jetojnë pas vdekjes Empty Jahë Sadrija: Lum ata që jetojnë pas vdekjes

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 18, 2009 7:46 am

Jahë Sadrija: Lum ata që jetojnë pas vdekjes U1_JaheSadrija
Përkujtojmë dëshmorët, Sejdi e Sefedin Tahiraj në 16-vjetorin e rënies së tyre
Lum ata që jetojnë pas vdekjes
Nga Jahë Sadrija

Më 4 maj 2009, në Pallatin e Kultures “Asim Vokshi”, në Gjakovë, u mbajt Akademi Përkujtimore në shënje të përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët e kombit të rënë, sot e 16 vite më parë.
Fillimisht në fshatin Rrypaj të Gjakovës, u benë homazhe dhe u vunë kurora lulesh mbi varrezat e dëshmorëve, Sefedin Tahiraj i lindur në vitin 1975 dhe Sejdi Tahiraj i lindur në vitin 1967, që të dy nga ky fshat.
Sejdi dhe Sefedin Tahiraj bënë rezistencë të armatosur kundër forcave policore e ushtarake serbo-malaziase në lagjen Brekoc të Gjakovës, më 04 maj 1993.
Akademinë Përkujtimore për të nderuar dëshmorët e lirisë, e organizuan, KO I i fshatit Rrypaj dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së- Gjakovë.
Himni Kombetar i percjellë me një minutë heshtje, shënuan fillimin e kësaj Akademie.
Populli shqiptar është nga popujt më të vjeter të ballkanit, pasardhës i Ilirëve, gjurmët e kulturës së të cilëve futen në thëllesi të shekujve, u tha që në fillim të fjales hyrëse.
Gjatë gjithë procesit të zhvillimit historik, ky popull ka ruajtur karakterin e veçantë etnik të tij.
Jahë Sadrija: Lum ata që jetojnë pas vdekjes U1_SefedinTahiraj-SejdiTahirajKa jetuar në trojet e veta brez pas brezi, përmes betejash, ka krijuar historinë të tij të lashtë dhe legjendare. Kjo histori është shkruar më gjakun e bijave dhe bijve më të mirë në luftrat e vazhdushme kundër armiqve të shumtë që u përpoqen ta shtypin, ta robërojnë, ta asimilojnë e ta bëjnë fare të paqenë. Duke e çarë më pushkë rrrugën e historisë, populli shqiptar e mbrojti të gjallë, zhvillioi më tej gjuhën, kulturën, traditat dhe zakonet e mira kombëtare, e zuri vendin që i takon në historinë e njërëzimit si shtet i pavarur.
Burrat, trimat si Sejdi Tahiraj se bashku me nipin Sefedinin, në kushte të rënda të robërisë, kur Kosova dridhej nga çizmet serbo-maliziase, luftuan dhe punuan me kokën në torbë.
Këtë e bënë për liri dhe dritë, me pushkë në dorë, derisa u vranë më 04 maj 1993 në Brekoc, u tha, pos tjerash, në këtë Akademi Përkujtimore.
Sejdi Tahiraj është i njohur për veprimtari atdhetare që nga vitet e ‘90-ta të shekullit të kaluar. Për shkak të bindjeve të tija politike, vihet në shënjestër të sherbimit serbo-malazias dhe detyrohet të mergojë në Zvicer. Atje i bashkangjitet lëvizjes për çlirim kombëtar dhe dallon si aktivist në themelimin e LDK-së për mërgatë. Shokët që e kishin njohur mirë, flasin fjalë miradije, duke e quajtur djalë të besë, atdhetar, liridashës, të guximshëm dhe mbi të gjitha trim dhe i pamposhtur, në shumë aksione kunder protestave serbe që mbaheshin në mërgatë, duke u përballë edhe fizikisht më qelbësirat serbe.
Në maj të vitit 1993, familja e ftojnë që të vijë në Kosovë për martesë. Më të arritur, Sejdia vihet në përgjim të ashpër të shërbimit sekret serb, kuçedrat serbe kishin vendosur që ta shkatërronin Sejdiun dhe të mos e linin as të martohej. Ishte kjo një formë e luftës psikologjike për ta shkatërruar atdhetarin, dhe që të most ta lënë të gëzohej as familja e tij, ta bëjnë të paqenë për në ditën e marteses; lëvizjet e Sejdiut përcilleshin çdo ditë, aktivitetin e tij antiserb nuk e ndaloi për asnjë moment, nuk ndjente siguri dhe si tillë për herë i armatosur lëvizte kahdo, shumë shpejt i erdhi edhe dita e fundit, ishtë kjo dita më e kobshme për të dhe familjen e tij, dita e 04 majit 1993.
I rrethuar nga numri i madh forcash të armatosura ushtarake e policore serbe, në lagjen Brekoc, nuk pranon të dorzohet i gjallë, sëbashku me nipin e tij, Sefedinin, vendosi të hap zjarr mbi rrethimin e eger. Mirë Sejdiu i njihte rrugët dhe shtigjet e Brekocit, nga një shtëpi në tjetrën bënë një luftë dhe një rezistencë të ashpër në shkëmbim plumbash.
Në këtë sulm në saje të rezistencës së Sejdiut dhe Sefedinit, u vranë disa policë serbë. Për këtë guxim luftarak, ishin habitur e gjithë popullata e kësaj lagje, po çka ishte më e keqja, nuk kishte mundësi që t’i dalë në ndihmë askush.
Ekspeditat policore serbe të shashtisura nga kjo rezistencë, të vetmen zgjidhje e gjejnë në organizimin e ndërhyrjes me helikopter. Lufta disa orëshe, përfundon më rënien dëshmorë të këtyre 2 trimave të lirisë, vetëm nga ndërhyrja ajrore.
Lavdi dëshmorëve, Sejdi e Sefedin Tahiraj, që vdiqën për të jetuar emrat e tyre në Kosovën e pavarur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi