Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:MALLKIMI I ATDHEUT

Shko poshtë

AGIM GASHI:MALLKIMI I ATDHEUT Empty AGIM GASHI:MALLKIMI I ATDHEUT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 11, 2014 2:23 pm

AGIM GASHI:MALLKIMI I ATDHEUT 581964_3114408422539_190793388_n


AGIM GASHI

MALLKIMI I ATDHEUT

Kosovë, ti je dashunia dhe jeta ime, 
Herë më helmon e herë me pak gëzime, 
Sot për ty kamë t´madhe dhimbsuni
Kur të shof kështu t´molisun në vetërobni.


O moj toka jonë e madhe shqiptare
Oj e coptuemja e dashtuna Arbëni, 
Kush të vjedh e kush po ti shet tokat tua,
Ah ! i shkofte jeta  helm prej durve te vet tuj pi.

Kush moj Ty ta tkurrën përsëri kufinin?
E kush mojTy po ta shetë bahqen e token?
Ja mbuloftë fisin marrzia e poshtërsia,
E shkretë i mbetë përgjithmonë e lumja votër.

Kush po mundohet me na i ndrrue traditat?
Kush janë moj ata që si nderojnë tonat tri fe?
Ata i zaftë mallkimi i madh i Perëndisë,
I lashtë pa nder, pa fis e pa atdhe.

II
Dolen edhe Zanat n´maje t´Lybetenit e në maje të Tomorrit, 
Me sa t´madhe dhimbje gjëmojnë, lotojnë e vajtojnë, 
Tradhëtaret, spiujt, kriminelët e karaxhozët e atdheut
Me gulçin dhe afshin e shpirtit e zemrës i mallkojnë.

Po si shkretnohet kështu toka e Teutës e Agronit?
Po si ndyten malet, fushat e detnat e Skënderbeut?
Po si mbushen shkollat, fakultetet e bibliotekat me mjekrrosha?
Sa hije e zymtë, mjerisht, sot i ka ra qiellit të atdheut.

Qindra minare xhamijash si raketa bërthamore kundër Zotit, 
I drejtuan qiellit të Arbërit, turku e arabi, qofshin mallku!
Populli i uritur, i sëmurë, me invalidë të luftës në mjerim, 
Në kanta bërllogu mbushin barkun, vdiset kur ske pare për shërim.

Rinia shqiptare merr rrugët e mërgimet, shitet si mercenar, 
T´u i lanë eshtnat e tyne në tokat e Shamit, t´mashtrum e t´hutum, 
Pushtetarët vjedhin popullin, grinden për ndarje postesh, 
Ju që e sollet në këtë ditë atdheun, qofshi përjetë të mallkum e t´poshter.

Mblidhni mendjen ore burra e vllazen të tri feve, shqiptar, 
Nga Çamëria, Ilirida, Malii Zi, Shqipëria e ju Kosovar, 
Leni të´kqijat, urrejtjet, bashkohuni, lidhni besë e miqësi, 
Të mjerë do të jenë ata, kend e zenë mallkimi i Nanës Arbëni.

11.10.14
düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi